Categories
Këshilla

“Sekretet” e mia për domatet, kanë disa mënyra për t’u përdorur!

Domatet mund t’i bëni edhe salcë, por mos harroni që kur të përgatisni salcën, të shtoni edhe 1 lugë sheqer, nëse doni të reduktoni aciditetin që përmban.

Nëse vendosni të mbillni domate, atëherë që të bëhen më të shijshme, mblidhni hithra (përdorni doreza), pritini në copa të vogla dhe përziejini bashkë me plehun e domateve. Hithrat do të ndihmojnë për t’i bërë domatet tuaja biologjike akoma më të shijshme.

Nëse qëndroni shumë orë në diell dhe digjeni, pritni një fetë domate dhe vendoseni për 20 minuta tek vendi i djegur. Domatja do ta largojë dhimbjen apo kruajtjen dhe vendi ku do ta vendosni, nuk do të rripet më vonë. Dhe, në qoftë se nuk doni t’ju hyjnë miza në dhomë, kur lini hapur derën apo dritaren, vendosni pranë një vazo ku keni mbledhur domate.

Categories
Receta

Receta: Makarona me salcë të freskët me domate dhe borzilok

Njihet si nje nga salcat me te njohura te kuzhines mesdhetare dhe sherben per te shoqeruar lloje te ndryshme makaronash, por mund te perdoret edhe ne brusketa apo shume gatime te tjera.

Jemi pikërisht në sezonin e duhur pasi domatet jane me te pjekura dhe me nje arome me te kendeshme. Por, duhet patur kujdes gjate zgjedhjes se tyre: shume te fresketa, shume te pjekura, jo te forta dhe pa njolla ne siperfaqe.

Perberesit: 1 kg domate te rrumbullakta, 3 luge vaj ulliri ekstra i virgjër, 15 gjethe borzilok, kripe. Përgatitja:  Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem. Heqim pjesen e ekstremitetit te domates dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat.

Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak. I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.

Më pas i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte. I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.

Salcës mund ti shtojme edhe qepe dhe hudhra te grira e te kaverdisura per pak minuta ne vaj ulliri ( sipas dëshirës). Në fund pasi makaronat I kemi zier al dente I miksojmë me salcën mē sipër.

VARIANTI 2 – Përbërësit: gjysmë kokrre qepë, 2 thelbinj hudhër, 100 g domate të vogla, 12 g borzilok, 15 g majdanoz, 150 makarona (spaghetti), kripë, piper, pak spec djegës, 2 lugë çaji vaj ulliri, 600 ml ujë të ftohtë, djathë parmixhano të grirë.

Përgatitja: Presim hollë qepën, domatet, borzilokun e majdanozin dhe i vendosim në një tigan të thellë. Shtojmë makaronat, kripë dhe piper sipas dëshirës, pak spec djegës, vajin e ullirit dhe më pas ujin.

I ziejmë për rreth 2 minuta me zjarr të lartë duke i përzier dhe kur makaronat të jenë zbutur mjaftueshëm dhe të jenë zhytur në ujë, i mbulojmë me kapak dhe e ulim zjarrin, duke i lënë që të ziejnë ngadalë.

Vendosim makaronat në pjatën që do t’i servirim, lart i shtojmë një gjethe borzilok për zbukurim dhe djathë parmixhano të grirë sipas dëshirës.

 

Categories
Receta

Lazanja me salcë, djathë dhe spinaq – Shumë e thjeshtë për t’u gatuar

Përbërësit: 1/2 petë lazanje, 1/2 qepë të madhe, 3 karafil hudher, kripë, piper i zi, 1/2 lugë çaji piper i kuq, spinaq i fresket, 1 lugë çaji tul limoni, 2 filxhanë gjizë, 1 vezë e madhe, 1 filxhan djathë parmixhano, 1 filxhan salcë, marinara, 2 filxhanë mocarela

UDHËZIMET: Ngroheni furrën në 350º. Vini një tenxhere të madhe me ujë të kripur të vlojë dhe fusni lazanjat të ziejnë. Kullojini dhe vini në zjarr një tigan me vaj. Shtoni qepë, hudhër, kripë, piper, dhe spec të kuq. Përzijini mirë dhe shtoni spinaqin.

Shtoni limonin dhe hiqeni nga nxehtësia. Lereni tiganin menjane. Në një tas të madh hidhni së bashku ricotta, vezë, dhe 1/2 filxhan djathë parmixhano. Shtoni kripë dhe piper dhe përziejeni përhapjen e ricottave në çdo cep të lazanjes.

Shtroni sipër salcën marinara dhe spinaqin e gatuar, pastajhidhni mocarela dhe mbështilleni fort. Në një tavë pjekje të thellë, hidhni një shtresë marinara dhe shtoni shtoni lazanjën e mbështjellë. Sipër hidhni salcë, mocarela dhe djathin parmixhano. Piqeni deri sa përbërësit të shkrijnë, rreth 20 minuta. Lereni ë ftohet dhe dekorojeni me majdanoz për ta shërbyer. (NEPSI)