Categories
Këshilla

6 pjata të shijshme që ju ndihmojnë të bini në peshë

Të gjithë duam të ushqehemi shëndetshëm, por s’e themi dot me plot gojën që gjërat më të shëndetshme janë ato që na shijojnë më shumë. Të gjesh receta që janë sa të shëndetshme, pa kalori dhe në të njëjtën kohë të shijshme, është relativisht e vështirë. Shtoji kësaj edhe çështjen e kalorive, për të mbajtur peshën nën kontroll.

Gjithsesi, si çdo gjë tjetër edhe pjatat që plotësojnë dy kushtet që duam ne, janë një informacion larg. Çfarë mund të gatuani ju duke nisur që sot? Gjithë pjatat më poshtë:

1. Salmon i pjekur me pesto. Shërbejeni kaq thjeshtë dhe do të ndiheni të ngopur në fund të vaktit!

2. Këtë sallatë! Ka më pak se 400 kalori, ka fruta, perime dhe është padyshim kaq e shijshme sa duket.

3. Kunguj të skuqur. Më pak se 50 kalori dhe ju e dini sa vlera ushqyese kanë, prandaj mos përtoni.

4. Karkaleca dhe shparaguj në tavë!

5. Lulelakër të pjekur dhe perime të tjera…

6. Sallatë mesdhetare, të cilën ne e njohim mirë sallatën e famshme me kastraveca, domate dhe çfarë të doni ju!

Burimet: Pop Sugar dhe Anabel

Categories
Receta

Sallatë me sallam pikant dhe gogozhare – Receta e ditës

Përbërësit: sallam pikant i prerë në copa, 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër, 2 domate të mëdha, mocarela, 1 articoke, 1 kavanoz gogozhare, ½ filxhan ullinj të zinj, ¼ filxhan ullinj jeshil, 3 lugë uthull, piper i zi, borzilok.

Si ta përgatisni me disa hapa të thjeshtë: Kombinoni sallamin me domatet,mocarelën dhe articoken në një tas. Ndani specat e kuq në feta dhe shtojini në tas, së bashku me rreth 3 lugë lëng të tyre. Përziejini ullinjtë e copëtuar dhe hidhuni sipër pak vaj ulliri.

Gjithashtu shtoni uthull dhe piper të zi. Për servirje mund të shtoni sipër gjethet e borzilokut dhe ju bëftë mirë. (Shkruar nga NEPS)

Categories
Receta

Sallatë me fiq të pjekur dhe rukola – Receta e ditës

Për sallatën: 10 fiq, 2 lugë gjelle gjalpë të shkrirë (pa kripë), 1 lugë e gjysmë me sheqer, ¼ lugë me kanellë
2 degë rozmarinë të freskëta, 100 gram rukola, 100 gram djathë dhie, 3 feta proshutë, pak kripë, piper.

Përbërësit për salcën: 1 lugë gjelle mustardë, 3 lugë gjelle me uthull, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle me vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

Për përgatitjen e salcës, mjafton të kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe trazojini mirë. I lini për pak minuta mënjanë. Ndërkohë në një tavë shtoni fiqtë e përgjysmuar së bashku me gjalpin dhe i fusni në furrë për 10 minuta. Poshtë tavës vendosni një letër pjekjeje.

Përzieni kanellën dhe sheqerin dhe më pas ia shtoni fiqve. Këto të fundit i lini derisa të zbuten. Pasi të jenë gati shtoni proshutën e prerë hollë dhe rukolën e larë mirë. Tani shtoni djathin dhe i trazoni mirë. Shtoni pak kripë e piper. I përzieni me kujdes.

E kaloni sallatën në një enë tjetër të pastër dhe tani është koha t’i shtoni salcën që përgatitët pak më parë. Sipas dëshirës mund ta lini edhe për pak minuta në frigorifer që të ftohet. Shijojeni.

Categories
Këshilla

Sallata speciale me vlera të mira, kombinimi përfekt i produkteve

Sallate me Avokado, kale dhe luleshtrydhe – Avokado ky frut i mrekullueshem dhe qe na lejon te bejme pafundesisht receta ka vlera te jashtezakonshme. Njihuni me disa prej tyre:

Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor. Eshte shume ushqyese
Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.

Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin. – Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.

Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.

Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrez ikut e sëmundjeve të tij. – ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Luleshtrydhet – përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanc eresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri.

Ato luf tojnë kan cerin, ulin rrez ikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan. Ajo është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut.

Categories
Receta

Sugjerimi i ditës: Sallata me drithëra dhe fruta pylli, kampion për shëndetin

Sasia: rreth 4 kupa. Koha e pregatitjes: 5 minuta. Koha e gatimit: rreth 20 minuta per drithrat. Koha Totale: rreth 25 minuta.  Perberesit: Sallate : rreth 2 kupa drithra te gatuara( zakonisht perdorim manaferra gruri,provoni sallate quinoa , elb etj.. dhe miksojini ose pershtatini sipas deshires)

Rreth 2 kupa spinaq te fresket ose te paketuara. 1 kupe boronica te fresketa.  ¾ e kupes me djath te bardhe te integruar ( mund te perdorim dhe djath gouda dhie,djathe blu, djath ceder etj.

1 kupe boronice te kuqe te thare. ½ e kupes rrush te thate ose qershi te thara.  ½ e kupes bajame te prerë.  ¼ e kupes borzilok te fresket , te grira imet.

Pregatitja e mushtit te molles –  ¼ filxhan vaj ulliri,  ¼ filxhan mjalte,  ¼ filxhan uthull molle,  2 luge caji Dijon mustarde, ¾ luge caji kripe, per shije,  ¾ luge caji piper I zi , per shije.

Udhezimet: 1.Sallata: Ne nje tas te madh shtoni te gjithe perberesit ne menyre te listuar; lini menjane vetem perbersit e mushtit te molles me mjalte. Kaq mjafton për pjesën e sallatës.

2.Mushti I molles me mjalte :Ne nje kavanoz te vogel qelqi ose ne nje ene me kapak, shtoni te gjithe perberesit , vendosni kapakun mbi tas dhe tundini fuqishem te gjithe perberesit derisa te kombinohen bashke ose vendosini ne nje ‘shaker’.

Hedhim mushtin e molles pas e kemi pregatitur. Me as hedhim dhe pak rigon mbi sallate per shije dhe nqs ju pelqen shtoni me teper. Ne qofte se ju nuk e perdorni te gjithe mushtin e molles , ruajeni pjesen tjeter ne frigorifer per ta sherbyer te ftohte dhe mund ta perdorni deri ne 1 jave. Spinaqi fishket me kalimin e kohes por do te zbutet nga frutat e thata gje qe e ben qe ju ta perdorni deri ne 3 dite pas.

Categories
Këshilla

Rukola jo vetëm e shijshme, veti fantastike për kockat dhe kolesterolin

Nëse shihni ndonjëherë sallatë jeshile të cilës shpesh u referohen si “raketë”, dijeni se është thjesht një emër tjetër për rukolën ose arugulën, ose “roquette” në frëngjisht.

Megjithatë, si një tjetër perime së bashku me kalen dhe lulelakrën, gjethet e saj janë kultivuar në Mesdhe që në kohët e vjetra. Si e tillë, rukola është një nga përbërësit më të preferuar në gatimet italiane.

Në dukje është shpesh e papërshkrueshme, por në mix-e të ndryshe tejlkalon imagjinatën me shijen që sjell në gatime. Ndërkohë që gjethet e reja kanë një shije më të butë-të mira për gatimet e freskëta si sallata apo pesto, ndërkohë që gjethet e vjetra dhe pak të errëta zënë vend më së miri në supëra apo pica.

Përfitimet shëndetsore të rukolës: Rukola sjell shumë vlera ushqyese nga rrënjët e kryqëzuara të familjes, të tilla si përfitimet antioksiduese nga glukozinolatet dhe fuqia detoksifikuese nga enzimat.

Është një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës A, C (për të rritur sistemin imunitar), dhe K (për forcimin e kockave), folati, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi dhe mangani.

Rukola gjithashtu siguron nivele të larta të proteinave, tiaminës, riboflavinës, vitaminës B6, zinkut, bakrt dhe acidit pantotenik (vitamina B5) për ngritjen e niveleve të kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të keq.

Përmbajtja e saj flavonoide ka përfitime të shumta shëndetësore : për të parandaluar kolesterolin që të mos ngjitet në arterie, presionin e ulët të gjakut, ndihmon në qarkullimin e gjakut, ul inflamacionin, dhe përmirëson funksionin enëve të gjakut.

Categories
Lajme

Si ta përdorim qepën e kuqe kundër parazitëve të zorrës

Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to. Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut. Për të luftuar këta parazitë, ju rekomandojmë 4 metoda me bazë qepën e kuqe.

Çfarë janë parazitët e zorrëve? Me parazitë të zorrëve i referoheni në mënyrë të përgjithshme një infeksioni të zorrëve të shkaktuar nga parazitët, më i zakonshmi prej të cilit është Enterobius virmicularis i cili shkakton dhe infeksionet parazitare shumë të zakonshme tek fëmijët.

Cilat janë simptomat? Dhimbje të vazhdueshme të barkut, fryrje ose gazra, lodhje e shpeshtë pa arsye, kruarje në zonën perianale, periudha të diarresë të pasuara me periudha kapsllëku, prania e pikave të bardha në jashtëqitje, jashtëqitje e errët, humbje peshe, ndryshime të oreksit; pak ose shumë uri.

4 medikamente me qepë për të luftuar krimbat e zorrëve

Kur shfaqet një nga këto simptoma, është e rëndësishme të filloni trajtimin e duhur. Qepët kanë shumë përdorime kurative. Medikamentet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.

Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado

Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit. Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.

Përbërësit: 1 qepë e kuqe, 1 avokado, 3 thelpinj hudhër, arra (sipas dëshirës), 10 fara kungulli

Përgatitja: Qëroni dhe grini qepën. Prisni në copa tulin e avokados. Grini hudhrat. Piqni pak farat e kungullit. Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.

Lëng qepe – Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e tranzitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.

Përbërësit: 6 qepë të kuqe, pak ujë

Përgatitja: Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen. Lërini të qëndrojnë për një natë. Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.

Qumësht i aromatizuar me mente dhe qepë – Qumështi i aromatizuar me mente dhe qepë të kuqe është një ilaç i shkëlqyer kundra parazitëve, pasi i eliminon ato shpejt falë veprimit natyral anti-helm.

Përbërësit: 4 kërcej dhe 10 gjethe mesteje, 1/2 gote qumësht i skremuar, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 qepë e kuqe

Përgatitja: Shtoni qumështin dhe menten në një tenxhere. Vendoseni të ziejë. Ndërkohë grini imët qepën dhe shtojeni tek qumështi. Në fund, ëmbëlsojeni me pak mjaltë. Konsumojeni të vakët një orë para mëngjesit. Përsëriteni trajtimin për një javë.

Çaj me artemisia dhe qepë – Artemisja njihet për vetitë e saj antiparazitare. Nëse kombinohet me kompozimet e squfurit që përmban qepa dhe flavonoidet e saj, krijon një trajtim të fuqishëm kundra krimbave të zorrëve. Për të përgatitur këtë ilaç, duhet të përgatisim një çaj me këto bimë.

Përbërësit: 1/4 qepë e kuqe, 4 filxhanë ujë (1 l), 2 lugë artemisia (30 gr)

Përgatitja: Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë grini imët qepën. Pasi të ketë marrë uji valë, shtoni qepën e grirë dhe gjethet e artmeisias. Lërini të pushojnë për 5 minuta. Kulloni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë. Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë. Pavarësisht se është një infeksion i zakonshëm, ai nuk duhet të nënvlerësohet sepse nëse lihet pa trajtuar, shkakton pasoja të rënda shëndetësore.

Categories
Receta

Receta: Sallata me finok, ullinj dhe bajame të pjekur, përzierja fantastike për verën

Sallata me finok, ullinj dhe bajame të pjekura është një pjatë mjaft e lehtë dhe shumë e shpejtë për tu pregatitur. Një recetë e duhur për ditët e nxehta të verës.

Produktet kryesore: 5 Finok të vegjël, 150 g Bajame, 135 g Ullinj jeshilë, majdanoz, gjysmë portokall i vogël, 2 lugë gjelle lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper i zi.

Prisni bajamet dhe vendosini në një tigan të piqen me pak vaj ulliri, rreth 4-5 minuta. Prisni sa më imët finokun. Në një tas hidhni finokun, me majdanoz, bajamet e pjekura dhe ullinjt. Shtoni kripë dhe piper dhe përziejini.

Në një tas tjetër shtoni lëngun e limonit, vaj ulliri dhe portokallin e prerë në copa të vogla. Përziejini mirë së bashku. Shtojeni këtë përzierje sipër sallatës, përziejini përsëri dhe sallata juaj është gati.

Categories
Receta

Receta e ditës: Kjo është sallata më e mirë klasike me patate!

Përbërësit: 8 patate, ½ filxhan çaji me majonezë, 2 lugë gjelle salcë kosi, 1 lugë gjelle mustardë, 6 vezë të ziera mirë, 1 lugë çaji kripë, 1 qepë të njomë, piper i kuq

Zieni patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta. I lini të ftohen, i hiqni lëkurën dhe më pas i prisni në copa të vogla. Po kështu veproni edhe me vezët. I bashkoni të dyja në një enë. Shtoni qepën jeshile të prerë në copa të vogla, kripën, piperin.

Tani shtoni salcën e kosit, majonezën dhe mustardën. E trazoni mirë sallatën dhe e fusni në frigorifer. Sapo të jetë ftohur mund ta shijoni. Ju bëftë mirë! (NEPS)

Categories
Këshilla

Sallata jeshile, vlerat e shumta shëndetësore dhe gjithçka që duhet të dini

Sallata jeshile është burim i mirë i klorofilit dhe vitaminës K. . Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe. Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë.

Ka avantazhin e të qenit më shumë i ekspozuar ndaj diellit, duke siguruar kështu një furnizim më të pasur të vitaminave se sa koka e sallatës në të cilën gjethet janë të mbyllura.

Është e pasur me luteinë dhe beta-karoten. Sallata e gjelbër me gjethe po ashtu furnizon me vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Vitaminës K i jepen meritat që ndihmon tek mpiksjet e gjakut.

Sallata e gjelbër po ashtu përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenen, kaliumin dhe zeaxanthinën. Sallata jeshile përmban alkaloide të cilat janë përgjegjëse për efektet e saj terapeutike.

Edhe pse të gjithë varietet e sallatës jeshile kanë pak kalori, çdo varietet ka përmbajtje të ndryshme ushqyese. Një lloj paraqet një burim të mire të kolinës, tjetra është më e dendur me vlera ushqyese nga të gjithe varietet e sallates e gjelbër dhe është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B1, B2 dhe C, acidit folik, manganit dhe kromit.

Sallatat e kuqe e marrin ngjyrën nga pigmentet e quajtura anthocyanine. Këto pigmente veprojnë si antioksidante, duke eliminuar radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.