Categories
Këshilla

Konsumoni një gram shafran në mëngjes dhe do të keni këtë efekt fantastik

Konsumimi i një grami të shafranit për mëngjes e përmirëson kujtesën, është ky rezultat i hulumtimeve të kryera në Tajlandë. Në studim janë përfshirë meshkujt dhe femrat më të vjetra se 60 vjet, të cilëve u është diagnostikuar diabeti dhe është raportuar se një gram i shafranit e përmirëson kujtesën dhe e zvogëlon rrezikun e diabetit në fazat e hershme.

Kujtesa e pjesëmarrësve u testua para dhe pas konsumimit të shafranit, dhe rezultati ishte se pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur shafran gjatë mëngjesit kishin kujtesë më të mirë në krahasim me ata që nuk e kishin përdorur këtë erëz.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën “Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition”. Studimet e mëparshme kanë treguar se diabetikët në fazat e mesme të sĕmùndjes janë më të prirë ndaj humbjes së vëllimit të trurit, gjë që çon në humbjen e kujtesës dhe aftësisë për të menduar.

Shafrani rrjedh nga një familje e xhenxhefilëve nga rrënjët e së cilës fitohet shija aromatike e ëmbël dhe djegës, pak e hidhur dhe rrëshinore. Kjo erëz u jep gjellëve një ngjyrë të artë, ndërsa ka shumë emra si shafrani i Indisë dhe rrënja e verdhë. Shafrani është një nga përbërësit e domosdoshëm të curryt indian.

Nga këto dy erëza fantastike, kush është më e shëndetshme për trupin? Varet nga nevojat e trupit tuaj. XHENXHEFILI përmban: Magnez, vitaminë C, vitaminë B6, kalcium, zink, fosfor, hekur, bakër. SHAFRANI I INDISË përmban: Vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez.

Shafrani i Indisë përmban më shumë hekur se xhenxhefili, i cili është i mrekullueshëm për njerëzit që kanë hemoglobinë të ulët dhe probleme me metabolizmin. E forcon imunitetin dhe ndihmon gjatë gripit, urthit, qetëson aknet dhe çrregullimet tjera të lëkurës, stimulon shërimin e plagëve, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq, ndihmon në luftën kundër kilogramëve të tepërta, pastron mëlçinë dhe e normalizon periudhën e ciklit menstrual.

Xhenxhefili ndihmon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve, gjë që është e rëndësishme gjatë gjendjes së eshtrave të dobëta dhe anemisë, heq simptomat e ftohjes, njollat e plakjes, përmirëson gjendjen e lëkurës, zvogëlon inflamacionin e nyjeve, largon dhimbjen e muskujve, të përzierat…

Të dyja erëzat duhet të përfshihen tek të ushqyerit e juaj të përditshëm, prandaj njihuni me trupin tuaj dhe zbuloni se kur, çfarë erëze duhet të përdorni.

Categories
Këshilla

Lista, këto janë ushqimet që zvogëlojnë riskun e kancerit të gjirit

Nuk ekziston asnjë ushqim në planet se është vërtetuar të zhdukë kancerin. Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime shkencërisht të provuar se ulin riskun e t’u përballurit me këtë sëmundje një ditë. Dhe ky artikull flet për to. Mesatarisht një grua diagnostikohet me kancer gjiri çdo dy minuta. Gjithashtu, çdo 13 minuta një grua vdes nga kanceri i gjirit.

Duhet të hiqni dorë nga veset jo të shëndetshme si alkooli, duhani, stili sedentar i jetës, etj. Mbani gjithashtu në mendje që në dietën tuaj të jenë të integruara këto ushqime”

Kërpudhat – Vitamina D është një nutrient i provuar se mban larg kancerin e gjirit. Konsumi ditor i tyre është një aleat i mirë në luftën kundër kancerit.

Arrat – Yndyrat e shëndetshme tek arrat luftojnë inflamacionin, i cili lidhet me zhvillin e kancerit, përfshirë dhe atë të gjirit.

Vaji i ullirit – Vetitë e tij anti-inflamatore mbajnë larg riskun e prekjes nga kanceri i gjirit prandaj përdoreni me bujari në sallata.

Peshqit e yndyrshëm – Peshqit si almoni, toni e trofta përmbajnë acide yndyrore omega 3 të cilat parandalojnë shumë lloj kanceresh, përfshirë dhe atë të gjirit.

Patatet e ëmbla – Betakaroteni i gjendur tek patatet e ëmbla është shumë i mirë për sytë tuaj, por faktet shkencore kanë provuar se ul edhe riskun e prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë.

Domatet – Një lloj antioksidanti i gjendur tek domatet i cili quhet likopen, ka veti të shkëlqyera për luftimin e kancerit. Ekspertët thonë se fillimisht duhet t’i ekspozoni domatet ndaj nxehtësisë që të aktivizohet glikopeni.

Perimet kruçifere – Brokoli, lulelakra, lakrat e Brukselit, lakra e bardhë—janë perime të llojit kruçifee që duhen shtuar në dietën tuaj për të minimizuar risqet e kancerit pasi sulfuri i gjendur tek to, mund të ‘vrasë’ qelizat kancerogjene.

Frutat e pyllit – Nëse keni nevojë për vakte të ndërmjetme, zgjidhni frutat e pyllit. Të pasura me antioksidantë të fuqishëm, ato zvogëlojën shanset e prekjes nga kanceri i gjirit një ditë.

Shafrani i Indisë – Përdoreni shafranin në supa, sallata dhe smoothie. Kjo erëz ka gjithashtu veti të shkëlqyera medicinale dhe ka veti të na mbrojë nga shumë lloje të kancerit.

Ndërkohë, përveç këtyre ushqimeve që na mbrojnë nga risku i kancerit, ka edhe disa të cilat duhen shmangur dhe ato janë: Ëmbëlsirat, ushqimet e yndyrshme, mishi i kuq, alkooli

Categories
Këshilla

Shafrani me mjaltë, antibiotiku më i fuqishëm natyral me super veti

Ky ilaç me mjaltë dhe shafran ka përbërës prej antibiotiku, analgjetiku dhe kundër inflamacioneve. Por, kini kujdes, nëse keni probleme shëndetësore, është gjithmonë mirë ta këshilloni mjekun.

CILAT JANË VETITË SHËRUESE TË KËTIJ ILAÇI? – Kombinimi i shafranit me mjaltë është ilaç natyral me përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe baktereve, që e mbështetin mbrojtjen e trupit. Po ashtu është një antibiotik i fortë natyral.

Kjo përzierje shkat ërron lloje të ndryshme të viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëm undjet. Përparësia që ka karshi ilaçeve sintetike është se nuk shkakton efekte të dëmshme në florën e zorrës. Në fakt, shërben si ushqim për të rritur praninë e baktereve të shëndetshme.

Posedon një sasi të madhe me polifenole, vitamina dhe minerale. Pasi që përmban sasi të madhe me vitaminat C dhe E, parandalon efektin e radikalëve të lirë që ndërlidhen me plakjen e hershme.

DOBITË E TJERA NGA KY ILAÇ: – Ka aftësinë e luftimit të patogjeneve Mbron trurin dhe redukton rrezi kun për demencë Eliminon helmet Redukton ndikimin negativ të disa llojeve të trajtimeve të kancerit Parandalon infeksionet e traktit urinar Redukton kolesterolin Ka aftësinë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrave.

SI TA PËRGATISNI KËTË ILAÇ? – Nëse keni probleme shëndetësore, duhet paraprakisht ta këshilloni mjekun apo specialistin. Po ashtu, është me rëndësi që përbërësit të jenë qind për qind natyralë, organikë, për t’i shijuar vetitë shëruese.

Përbërësit: 4 lugë të mëdha mjaltë (100 gr) 1 lugë e madhe shafran (10 gr) Udhëzimet: Shafranin dhe mjaltin e papërpunuar e vendosni në një kavanoz me mbyllje hermetike. E përzieni mirë para se ta përdorni, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë.

MËNYRA E KONSUMIMIT – Si ilaç preventiv, ju këshillojmë që ta konsumoni nga 1 lugë para kafjallit, çdo mëngjes. Nëse jeni të ftohur, duhet ta konsumoni nga 1 lugë çdo dorë, gjatë gjithë ditës. Ditën tjetër, e reduktoni dozën përgjysmë, dhe e merrni çdo dy orë.

Trajtimi zgjat rreth tri ditë, apo varë- sisht nga simptomat e gjendjes dhe sëmundjes. Sigurohuni që përzierjen ta mbani në gojë derisa të tretet komplet. Nëse mendoni se është shumë e ëmbël, atëherë shtoni një gotë ujë të vakët. Për të përmirësuar tretjen, ju sigurojmë që të merrni një lugë, të tretur me ujë, para secilës shujtë.

Categories
Këshilla

Shafrani pastron veshkat, detosfkion mëlçinë dhe pastron gjakun

Shafrani pastron veshkat, detoksifikon mëlçinë dhe pastron gjakun. Ai përmban vetitë anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e inflamacionit të veshkave dhe infeksioneve.

Përzieni 1 lugë çaji me lëng të papërpunuar, lëng ½ ose 1 limon, një majë luge piper dhe një lugë të vogël mjaltë, në një gotë me ujë të ngrohtë. Pini një herë në ditë për disa javë.

Një tjetër opsion është që të shtoni ½ lugë çaji pluhur nga shafrani i Indisë dhe po kaq edhe pluhur xhenxhefil të thatë, në 2 gota me ujë të valë.

Ziejeni për 10 minuta, pastaj lëreni të qetësohet. Shtoni lëng limoni ½ dhe 1 lugë gjelle shurup panje (sipas dëshirës, mund edhe mos ta shtoni). Pijeni një herë në ditë për disa javë.

Young male adult holding his back because of pain. He may suffer from a musculoskeletal or kidney disease.
Categories
Lajme

A e dini se cilat janë 9 ushqime me efekt ‘paracetamol’? Ndihmojnë për dhimbjet dhe inflamacionin

Çdo dhimbje e ka bazën tek inflamacioni dhe përgjigjet inflamatore. Inflamacioni kronik luan një rol të madh në sëmundjet e zemrës, artritin, astmën, kancerin dhe demencën. Duke mbajtur nën kontroll inflamacionin, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll dhimbjet dhe të pakësojmë shanset për të zhvilluar sëmundje të ndryshme.

E dini që disa ushqime mund ta rrisin inflamacionin? Sheqeri dhe mielli i bardhë janë ‘fajtorë të mëdhenj’. Lajm i mirë është që ka dhe ushqime që zvogëlojnë inflamacionin, inflamacionin kronik dhe luftojnë sëmundjet e lidhura me të. Lajm i shkëlqyer është se të gjitha këto ushqime kanë shije shumë të mirë dhe janë lehtësisht të integrueshme në dietën tonë.

Acidet yndyrore omega 3 – Ato gjenden në shumë burime dhe janë të njohura në luftimin e inflamacionit. Në fakt, studimet kanë treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të ndalojë zhvillimin e artritit dhe të reduktojë ënjtjen e kyçeve. Treguesit e inflamacionit janë reduktuar ndërmjet 1/3 dhe ½.

Burimet më të mira ku mund të gjeni omega 3 janë peshqit e yndyrshëm si salmoni, toni, trofta, etj. Farat chia, arrat, vezët me omega-3 dhe frutat e tjera të thata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega 3. Ju mund të vëreni pakësim të dhimbjeve dhe shumë benefite të tjera.

Hudhrat – Hudhrat, qepët dhe preshtë përmbajnë një antioksidant, kuercetinën, e cila mund të largojë inflamacionin. Hudhra është sidomos shumë efektive. Mund të konsumoni rreth 4 thelpinj hudhre të gjallë, mund ta merrni në formë pluhuri ose suplementesh. Hudhra gjithashtu është e njohur në luftën kundra kancerit dhe redukton riskun e sëmundjeve të zemrës dhe demencën. Nuk gaboni kurrë nëse keni hudhra në tryezë.

Qershitë – Po kërkoni për një pije që nuk rrit inflamacionin, ashtu siç bëjnë zakonisht pijet me gaz? Provoni lëngun e qershive. Qershitë përmbajnë një antioksidant, antocianin, që njihet si anti-inflamator. Studimet tregojnë se qershitë janë po aq efektive sa medikamentet qetësues kundra inflamacionit. Edhe nga studimet për artritin, rezulton se një gotë lëng qershie në ditë përmirëson dhimbjen dhe ngurtësimin e kyçeve. Mos i prishni përfitimet shëndetësore të tij duke i shtuar sheqer dhe ëmbëlsues natyralë.

Çaji jeshil – Çaji jeshil është një super ushqim anti-inflamator. Është i dobishëm për çdo pjesë të trupit dhe duhet ta pini atë edhe kur nuk keni dhimbje. Çaji jeshil përmban antioksidantë që reduktojnë inflamacionin. Përmban gjithashtu benefite të dobishme në parandalimin e kancerit, shkrin yndyrat në bark, ndihmon kundra simptomave të alkoolit dhe lehtëson ato të depresionit.

Drithërat dhe bishtajat – Drithërat dhe bishtajat luftojnë inflamacionin, ndryshe nga ‘kushërinjtë’ e tyre, mielli dhe orizi i bardhë të cilët e rrisin atë. Ushqime si tërshëra, farat chia, orizi kaf, etj, zvogëlojnë nivelet e proteinës C-reacitve (CRP). Këto proteina janë ‘tregues’ për inflamacionin e lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe artritin reumatoid.

Fibrat janë gjithashtu të rëndësishme për të pasur sistem të shëndetshëm të tretjes, për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe për të ulur presionin e gjakut. Zgjidhini fibrat me kujdes dhe mos i përzieni me ushqime si gjalpi, apo djathi të cilat janë shkaktare të rritjes së inflamacionit.

Shafrani i Indisë – Shafrani është një erz e lashtë që gjen shumë përdorime në mjekësinë popullore kundra sëmundjeve anti-inflamatore. Ai është shumë i pasur në kurkumin, një antioksidant dhe anti-inflamator. Nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimeve, merrni suplemente të tij ose pini çaj me shafran. Shtoni një lugë çaji shafran në ujë të vluar dhe lëreni për 10 minuta të pushojë. Shtojini pak lëng limoni dhe pak piper të zi dhe pijeni.

Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakrat – Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra mund të mos jenë ushqimet tuaja të preferuara, por janë vërtet të shëndetshme. Këto perime kruçifere janë të pasura në antioksidantë që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, përgjegjëse për zhvillimin e inflamacionit kronik. Është e lehtë t’i integroni këto perime në dietën tuaj. Dhe nëse ju pëlqejnë në versionin turshi, hani sa më shumë. Ekziston një lidhje e fortë mes ushqimeve të fermentuara dhe zvogëlimit të inflamacionit kronik. Ushqimet e fermentuara gjithashtu luftojnë depresionin duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Xhinxheri – Një tjetër bimë, xhinxheri është një anti-inflamator i fuqishëm. Ju mund ta shijoni si çaj, në ushqime të ndryshme ose në versionin e thatë. Një studim ka zbuluar se ekstrakti i xhinxherit ka ndihmuar 63% të pjesmarrësve me dhimbjet e gjunjëve dhe osteoartritin. 2 gramë xhinxher në ditë ju ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së muskujve. Nëse keni bërë shumë stërvitje, xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Xhinxheri ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kundra sëmundjeve të zemrës. Çaji i xhinxherit gjithashtu qetëson stomakun.

Brodot – Brodot e perimeve, peshkut, mishit, kockave e erëzve janë ‘të tmerrshme’ për të luftuar inflamacionin. Mund të keni dëgjuar diku që supa e pulës është ilaç për trupin dhe shpirtin, pasi është anti-virale, anti-inflamatore dhe antioksidante. Shtoni në të pak hudhra, pak lakër kale ose spinaq si dhe disa kërpudha për një vakt që lufton sëmundjet e lidhura me inflamacionin. Brodot ju ndihmojnë edhe pas një operacioni ose nëse dëshironi që trupi juaj të ndihet më mirë.

Categories
Këshilla

Mjeku i njohur amerikan: Kjo bimë mund të parandalojë sulmin e zemrës

Kardiologu Ronald Kotler pajtohet se bimët mjekësore ndonjëherë janë një zgjidhje më e mirë sesa ilaçet Ai thekson se ky ushqim duhet të konsumohet nga njerëz të shëndetshëm si masë parandaluese.

Shafrani i Indisë është një bimë që është përdorur në Indi për mijëra vjet. Kohët e fundit, shkenca ka filluar t’i marrë parasysh të gjitha teknikat e trajtimit që janë aplikuar për dekada të tëra.

Në sistemin tradicional të mjekësisë, shafrani i Indisë u atribuohet vetive të shumta shëruese, duke përfshirë funksionimin më të mirë të zemrës.

Dr. Kotler thotë: “Shafran i Indisë nuk mund të parandalojë sëmundjet e zemrës, megjithatë, erëza teorikisht mund të parandalojë një sulm në zemër”.

“Studimet klinike tregojnë se përdorimi i shafranit të Indisë çdo ditë para operacionit dhe vazhdimi për 5 ditë pas operacionit mund të zvogëlojë rrezikun e infarktit të miokardit pas bypasit të arteries koronare”.

Mund të ndihmojë gjithashtu të kthejë shumë hapa në procesin e sëmundjeve të zemrës. Avantazhi kryesor i shafranit të Indisë, kur është fjala për sëmundjet e zemrës, është përmirësimi i funksionit endotelial.

Bima ka një efekt të dobishëm në disa faktorë që dihet se luajnë një rol në sëmundjet e zemrës. Përmirëson funksionin endotelial dhe është një anti-inflamator dhe antioksidant i fuqishëm.

Categories
Këshilla

Pije nga India, përzierja që ju mbron nga shumë sëmundje shëndetësore

Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e problemeve mendore e madje edhe kan.cerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime. Pija ka prejardhjen nga India.

Përbërësit: ½ e lugës së gjellës xhenxhefil, ½ e lugës së gjellës kanellë, 1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë, ½ e filxhanit të çajit qumësht. Pak mjaltë.

Përgatitja Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini ½ e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.

Categories
Këshilla

Qumështi i artë, përzierja fantastike që ju dobëson!

Shafrani i Indisë, vaji i kokosit dhe qumështi i bajameve prej kohësh diskutohen për efektet e tyre të jashtëzakonshme në trupin e njeriut dhe qumështi i artë, është përzierja e këtyre tre përbërësve që formon një superpije.

Shekuj më parë, qumështi i artë është përdorur nga mjekësia kineze për të pakësuar inflamacionin, për të nxitur sistemin imunitar si dhe për të përmirësuar tretjen. Superpija, e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme.

Ja si ta përgatisni: Përzieni shafranin me një erëz sipas dëshirës (kanellë, piper të zi, xhinxher etj.) dhe shtoni ujë të nxehtë derisa të krijohet një masë në formë paste. Shtoni vaj kokosi për ta bërë më të trashë përzierjen.

Hidheni atë në një kavanoz dhe vendoseni në frigorifer. Pasi të ftohet, pastës shtojini qumështin e bajameve (os enjë qumësht tjetër) dhe çdo gjë është gati.

Categories
Lajme

3 erëzat që shpëtojnë mëlçinë nga sëmundjet, sugjerim perfekt për shëndetin

Shumë përdorues të ilaçeve bimore sugjerojnë përdorimin e bimëve për të rritur shëndetin e mëlçisë tuaj, një organ përgjegjës për pastrimin e toksinave nga trupi juaj.

Në të vërtet, disa hulumtime tregojnë se disa barëra mund të ndihmojnë në luftimin e çrregullimeve të mëlçisë si cirroza (dhëmbëza të mëlçisë) ose infeksione si hepatiti B dhe hepatiti C (viruse që dihet se shkaktojnë inflamacion në mëlçi).

Gjemb qumështi – Sipas një raporti të botuar në 2001 duke analizuar pesë prova klinike (me gjithsej 602 pacientë me cirrozë), studiuesit përcaktuan se trajtimi me gjembin e qumështit mund të çonte në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë nga mëlçia.

Shafran i Indisë – Hulumtimi paraprak tregon se shafrani i Indisë mund të jetë i dobishëm në trajtimin e hepatitit B dhe hepatitit C. Në një studim të vitit 2009 mbi qelizat e mëlçisë, shkencëtarët zbuluan se ekstrakti i shafranit të Indisë ndihmoi në ndalimin e replikimit të virusit të hepatitit B. Një studim i botuar në vitin 2010, ndërkohë, demonstroi se ekstrakti i shafranit të Indisë mund të ndihmojë në shtypjen e kopjimit të virusit të hepatitit C.

Rodhe (Burdock) – Burdock (një barishte e përdorur shpesh si një ilaç natyror detox) mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave të mëlçisë nga dëmtimi i shkaktuar nga acetaminofeni, sipas një studimi mbi kafshët të botuar në vitin 2000. Në testet mbi minjtë, shkencëtarët zbuluan se antioksidantët në rodhe mund të zvogëlojnë efektet e dëmshme toksike te substancat e formuara nga metabolizmi i acetaminofenit, një ilaç i përdorur gjerësisht për lehtësimin e dhimbjeve.

Categories
Lajme

Këto janë përfitimet e shumta shëndetësore të shafranit

Shafrani i Indisë është konsumuar në Indi dhe Azinë Juglindore për vetitë e tij mjekësore, antioksiduese dhe anti-inflamatore për mijëra vjet.

Erëza e ndritshme e verdhë, disi portokalli, është një përbërës shumë i përdorur. I njohur për aromën e veçantë shafrani ka vlera të shumta ushqyese.

I përdorur si erëz dhe barishte mjekësore prej vitesh në Indi, është i pasur me vitaminë A, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), vitaminë C dhe gjithashtu përmban një sasi të mirë të kalciumit, fosforit, hekurit, natriumit dhe kaliumit. Studimet e fundit klinike kanë vërtetuar se përbërjet në shafran i Indisë të njohura si “kurkuminoide” mund të ndihmojnë në trajtimin e një mori sëmundjesh.

Anil Khandelwal, Ekspert i Shëndetit dhe Mirëqenies, ndan përfitimet e shafranit të Indisë me IANS:

Shafrani i Indisë ka kurkumin në të, i cili është një anti-inflamator natyral që ndihmon për të luftuar kundër inflamacionit të shkaktuar nga ndonjë sëmundje ose sëmundje. Shafrani i Indisë rrit aftësinë antioksiduese të trupit pasi neutralizon radikalet e lira më vete por gjithashtu stimulon enzimat antioksiduese të trupit tuaj. Kurkumina te shafrani i Indisë mund të përmirësojë funksionin njohës dhe gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e funksioneve të trurit duke rritur nivelin e BDNF në tru. Shafrani i Indisë është një erëz e mrekullueshme magjike për shëndetin e nyjeve pasi ndihmon në trajtimin e simptomave të problemeve të lidhura me nyjet dhe zvogëlimin e inflamacionit.

Për të kontrolluar problemet e stomakut: ndihmon në lehtësimin e formimit të gazrave në stomak dhe shqetësimet e tretjes. Shumë e fuqishme për të trajtuar bronkitin: Merrni 1 lugë çaji pluhur shafran i Indisë me ujë të ngrohtë tri herë në ditë për të zvogëluar gëlbazën. Për tu mbrojtur nga kanceri: Shtoni 2 lugë çaji pluhur shafran i Indisë në një filxhan me ujë, përzieni dhe pini këtë ilaç rregullisht dy herë në ditë. Ka përbërje aktive (kurkumol dhe kuurdion), të cilat kanë efekte të forta citotoksike kundër formave të caktuara të kancerit.

Për të lehtësuar dhimbjen dhe kruarjen e lëkurës: Përzieni pluhurin e shafranit të Indisë me lëng gëlqereje dhe pak ujë për të bërë një pastë të butë. Vendoseni atë direkt në lezione, ekzema, psoriazë, puçrra dhe madje edhe plagë të lebrës. Për të lehtësuar ndrydhjet dhe dëmtimet e brendshme: Shtoni një lugë pluhur shafran i Indisë në 2 gota qumësht, ziejeni atë dhe lëreni të ftohet. Pini atë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje për rezultatet më të mira.