Categories
Lajme

Një “Shazam” i ri: lind aplikacioni i natyrës dhe luleve!

Prej kohësh, që kur u lancua vite më parë, Shazam është kthyer një aplikacion tepër i suskesshëm që na ndihmon të gjejmë këngën dhe autorin e saj me vetëm një regjistrim pranë bokseve apo melodisë…
Dhe pikërisht duke marrë shkas nga ky aplikacion, është formuar një tjetër, këtë herë ekskluzivisht në lidhje me natyrën…

“Seek” është një aplikacion i ri i krijuar për alpinistë ose dashamirë të thjeshtë të natyrës, i quajtur tashmë Shazam i bimëve.
Në fakt, ajo është në gjendje të njohë bimët, lulet, pemët dhe kafshët nga një foto e thjeshtë e bërë me smartphone-in tonë dhe të na sigurojë të gjithë i nformacionin në lidhje me të.

Aplikacioni u lancua nga një nga komunitetet më të mëdha dhe më të rëndësishme për adhuruesit e natyrës, i Naturalist, i cili ka kohë që katalogon speciet e bimëve tek kafshët me ndihmën e përdoruesve.

Nga kjo bazë e të dhënave të madhe e krijuar në 10 vjet aktivitet, lindi i dea e zhvillimit të një projekti të ri celular, i cili shfrytëzon inteligjencën Artificiale dhe Realitetin e Zgjeruar, duke u mbështetur aktualisht në një katalog të azhurnuar në kohë reale, i përbërë nga më shumë se 30 mijë specie.

Përdoruesi do të duhet të formulojë vetëm atë që synon të i dentifikojë me kamera dhe që kërkon të njohë subjektin.
Përveç i dentifikimit të bimëve dhe luleve, aplikacioni gjithashtu ofron një listë të specieve bimore dhe shtazore që përdoruesit mund të presin të shohin afër duke aktivizuar shërbimet e vendndodhjes…