Categories
Lajme

A mund të humbësh kile duke konsumuar vaj? Po!

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të zvogëloni peshën, provoni këtë dietë me vaj ulliri. Ullinjtë janë të pasura me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen, hekur, vitamina B, C, E dhe R. Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3 për qind karbohidrate, 0.8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë. Prandaj, nuk është për t’u habitur se mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10-12 ullinj para mëngjesit për parandalimin e të gjitha sëmundjeve.

Megjithatë, nga vitaminat e gjendura në ullinj vendin e parë e ze vitamina E, e cila së bashku me sasi të mëdha të antioksidantësh të tjerë mund të neutralizojë toksina e dëmshme në trup.

Vaji i ullirit gjithashtu mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të trupit, veçanërisht ato që ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe organeve. Prandaj nuk është për t’u habitur se vaji i ullirit është përdorur shpesh në industrinë kozmetike, veçanërisht për përtëritje të lëkurës dhe qelizave të anti-plakjes.

Vaji i ullirit gjithashtu nxit tretjen normale dhe thithjen e ushqyesve të nevojshëm nga ushqimet. Ai është shumë i rëndësishëm për funksionin e veshkave dhe mëlçisë, duke kontribuar për shëndet më të mirë në afat të shkurtër kohor. Konsumi ditor i ullinjve zvogëlon nivelet e larta të kolesterolit në gjak, duke përfshirë edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe është shumë i mirë për tretje, duke zvogëluar dhe rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale.

Categories
Lajme

Çfarë ndodh me organizmin kur konsumoni peshk ton?

Peshku ton i konservuar, jo vetëm që është shumë i shijshëm, por përmban gjithashtu shumë vlera ushqyese. Atë mund ta shtoni lehtësisht në gatimet tuaja, si për shembull tek makaronat, sanduiçët dhe sallata. Megjithatë është e rëndësishme të mos e teproni me këtë produkt, pasi sasia e lartë e mërkurit që ai përmban, mund çojë në helmim. Ju listojmë për ju nga disa nga përfitimet shëndetësore të konsumit të tonit dhe çfarë duhet të kini kujdes në të njëjtën kohë.

Do të merrni më shumë proteina – Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm sepse do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe të konsumoni më pak kalori.

Mund të përmirësoni shëndetin e trurit dhe syve – Falë acideve yndyrore omega-3 që gjenden tek toni i konservuar, ju do të forconi funksionin e trurit dhe syve tuaj, qoftë edhe duke ngrënë një sanduiç me ton për drekë. Acided yndyrore omega-3 që ai përmban, jo vetëm që përmirësojnë kujtesën, por gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin dhe largojnë simptomat e syve të thatë. Nëse po kërkoni një arsye për të filluar të blini ton të konservuar, tani keni dy.

Mund të shtoni peshë – Toni i paketuar, përmban shumë vaj dhe si rrjedhojë ai ka më shumë kalori, yndyrë dhe mund të çojë në shtim të peshës. Nëse kërkoni të merrni më pak kalori dhe yndyrë, ju mund të blini variantin që përmban ujë në vend të vajit.

Mund të ndiheni i fryrë – Një përbërës që gjendet në të është natriumi. Edhe pse ai është thelbësor për rregullimin e lëngjeve të trupit, tejkalimi mund të çojë në fryrje të barkut. Pra, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për sasinë e tonit të konservuar që konsumoni çdo ditë, në mënyrë që të mos tejkaloni kufijt e lejuar të marrjes së natriumit.

Mund të helmoheni nga mërkuri – Toni i konservuar përmban më pak mërkur sesa toni i freskët, që do të thotë se ju mund ta konsumoni atë më shpesh. Si një neurotoksinë, mërkuri është diçka që duhet shmangur atëhere kur është e mundur.

Categories
Këshilla

Cili është ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha. Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli! Ky ushqim mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe ndërkohë korrni edhe shumë përfitime shëndetësore.

Vetëm 1/2 filxhani me copëza kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuar, 1 g proteina. Këto fakte janë një fillim i shkëlqyer për të kuptuar se pse kungulli mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për ata që duan të bien nga pesha. Në paraqitje, një kungull i qëruar mund t’ju ngjasojnë me një pjepër dhe njëjtë si pjepri ai përmban shumë ujë. Pikërisht ky element i bën kungujt shumë të dobishëm për humbjen e peshës. Shtojini kësaj përmbajtjen e fibrave dhe sheqerin e ulët, ju mund të shihni se si kungulli është një ushqim që jep shumë të mira dhe gjithashtu shpëlan trupin tuaj nga toksinat.

Si mund t’i konsumoni kungujt? – Pjekja e një kungulli është relativisht një proces i lehtë. Provoni ta prisni në pjesë të vogla, hiqni farat më pas vendosni pjesët e tij në një tavë me pak ujë për të ruajtur lagështinë ndërsa piqet. Kur t’a nxirrni nga furra, bëjeni pure dhe shërbejeni si një shoqërues në ndonjë nga vaktet tuaja.

Ju gjithashtu mund t’i shtoni pjesët e tij në një sallatë zarzavatesh. Farat e kungullit nuk ka pse të shkojnë dëm! Piqni dhe shtojini në sallatë ose gatime të ndryshme, pasi edhe ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme për organizmin.

Categories
Lajme

5 arsye pse duhet ta shtoni rukolën në tavolinën tuaj

Rukola është një nga bimët jeshile më të mira që mund të konsumojmë. Ajo është një burim i mirë i disa vitaminave dhe mineraleve dhe gjithashtu plot antioksidantë që japin përfitime të provuara shëndetësore. Plus nuk ka aspak kalori ndërsa arrin t’ju ngopë.

1.Mund të ndihmojë përpjekjet tuaja për humbje peshe

Rukola mban 90 përqind ujë dhe shumë pak kalori. Shtimi i saj në vaktin tuaj do të thotë që do të merrni më pak kalori dhe të ndjeheni të kënaqur.

2.Rukola mund të rritë performancën tuaj atletike

Kjo bimë me gjethe është e ngarkuar me nitrite që dihet se ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë performancën fizike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit që duhet të merrni ndërsa jeni aktiv.

3.Ndihmon presionin e shëndetshëm të gjakut

Përveç që është i pasur me nitrite, rukola është një burim primo i kaliumit. Ky mineral relakson enët e gjakut dhe ndihmon që trupi të largojë më shumë natrium, i cili mund të ndihmojë në mbajtjen e kontrollit të presionit të gjakut.

4.Ndihmon në shikimin e mprehtë

Rukola është e pasur me lutein dhe zeaxanthin, dy antioksidues që janë të njohur për aftësinë e tyre për të mbrojtur shëndetin e syve dhe ngadalësojnë përparimin e dëmtimit të shkaktuar nga drita blu.

5.Rukola mban kockat e forta

Arugula është mjaft e ulët në kalcium, por është e mbushur me vitaminë K, të cilën trupi e ka të nevojshme për të ndërtuar dhe mirëmbajtur kocka të dendura dhe të forta. Mungesa e vitamins K mund të rrisë rrezikun për fraktura, veçanërisht më vonë në jetë.

Categories
Lajme

Cila është mosha e duhur kur duhet të fillojë kujdesi për zemrën

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2017, vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës u rrit me 2.4 përqind. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se që nga viti 2005-2016 vdekjet nga këto sëmundje u rritën me më shumë se 19 përqind.

Në vitin 2017, 11,926 persona humbën jetën nga sëmundjet e zemrës – Këto të dhëna tregojnë se prevalencën më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës e ka Gjirokastra dhe Korça. Ekspertët e mjekësisë kanë arritur në përfundimin se kujdesi për shëndetin e zemrës duhet të nisë që në fëmijëri. Fëmijëria përfaqëson një mundësi të artë për informimin dhe promovimin e rëndësisë së zgjedhjeve të mençura për shëndetin. Një studim i publikuar në revistën Cardiology rekomandon se fëmijët duhet të mësojnë për rëndësinë e shëndetit të zemrës. Ekspertët thonë se nëse njeriu mëson për sëmundjet që i kanosen që në fëmijëri, kur të rritet do të bëjë zgjedhje më të mençura.

Rëndësia e informimit për faktorët e rrezikut – Ekspertët këshillojnë informimin e fëmijëve për faktorët e rrezikut që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Këto faktorë rreziku janë të pranishëm edhe në jetën e fëmijëve. Ata gjithnjë e më pak po kryejnë aktivitet fizik dhe po qëndrojnë shumë kohë ulur në praninë e pajisjeve elektronike. Ekspertët thonë se 8 përqind e fëmijëve në botë vuajnë nga kolesteroli i lartë. 20 % e gjimnazistëve në botë pijnë duhan, një prej faktorëve më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Specialistët në vend janë të shqetësuar për faktin se numri i adoleshentëve duhanpirës në Shqipëri po rritet frikshëm.

Duhanpirja në moshën e adoleshencës dhe të rinjve po rritet ndjeshëm

Sipas INSTAT, duhanpirja mes adoleshentëve është rritur me mbi 50 përqind tek meshkujt, ndërsa prevalenca mes femrave mbetet më e ulët. Nëse ky faktor rreziku nuk adresohet që në moshë të re, të rinjtë shqiptarë janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në një periudhë të mëvonshme të jetës. Kjo është arsyeja përse ndërhyrja që në fëmijëri për t’i informuar fëmijët mbi shëndetin është shumë e rëndësishme. Sipas ekspertëve, fëmijëria përbën periudhën ideale për të ndaluar por edhe për të mos nisur vese të këqija. Këto ndërhyrje do të shërbejnë për t’i dhënë brezit të ri një mundësi shëndeti më të mirë në të ardhmen.

Categories
Lajme

Dieta 5-ditore me mollë: detoksiko trupin dhe humb disa kile

E vetmja gjë që duhet të merrni në konsideratë është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë 5 ditë dhe ditën e parë mund të ndjeni mungesë energjie. Por ka përfitime nëse e ndiqni në mënyrë dhe kohën e rregullt.

Dita e parë e dietës – Konsiston në konsumin e vetëm të mollës. Është dita ku do të keni pak uri, por dhe ku do të humbni më shumë peshë, rreth 1.5 kg. Por mos u shqetësoni për ushqyesit, pasi mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. As për mungesë energjie mos u shqetësoni pasi trupi do të shfrytëzojë atë që është i magazinuar dhe kjo është arsyeja pse do të humbni më shumë peshë këtë ditë. Në mëngjes dy mollë, në drekë një mollë dhe në darkë 3 mollë.

Në ditën e dytë – Shtohen perimet për të mos pasur uri. Vaji i ullirit furnizon me yndyra që hidratojnë dhe përmirësojnë cilësinë e qelizave. Për shije shtoni kripë deti. Në mëngjesin e ditës së dytë konsumoni një mollë dhe një gotë qumësht soje. Për drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga dy karrota, një selino e vogël, gjethe mente, kripë dhe piper. Ndërsa në darkë vetëm dy mollë.

Në ditën e tretë të dietës – Trupi do të nisë të marrë proteina të cilësisë së mirë. Mund të shtoni djathtë, vezë apo tofu. Në mëngjes një mollë, dy vezë të rrahura dhe një fetë bukë integrale. Në drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga një kastravec, një domate, gjysmë avokado, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripë e piper. Në mbrëmje një mollë dhe një sallatë të përbërë nga fileto gjeldeti, dy karota, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripe e piper.

Dita e katërt – Parashikon konsumimin e karbohidrateve komplekse. Gjatë ditës mund të pini sa çaj të doni, por rekomandohet çaj jeshil apo çaj i zi. Në mëngjes një smoothie molle, dy rrënjë selino, gjysmë panxhari të kuq të vogël, gjysmë gote qumësht soje. Në drekë një mollë dhe supë thjerrëzash dhe një filxhan çaj të zi. Në mbrëmje një mollë dhe supë perimesh, gjysmë patate të zier dhe një filxhan çaj jeshil.

Dita e pestë dhe e fundit – Parashikon lloje të ndryshme ushqimesh. Nëse keni ndjekur këtë dietë metabolizmi juaj do të jetë përshpejtuar pra do të thotë që i shfrytëzon më mirë substancat që përthith. Mund të zëvendësoni patatet klasike me ato të ëmbla apo thjerrëza e fasule.

Në mëngjes një mollë, dy vezë të ziera dhe perime të pjekura. Në drekë një mollë, peshk në furrë, gjysmë patate të zier dhe perime në avull. Në mbrëmje një mollë, pesë thelpinj arra dhe gjysmë gote qumësht bajamesh. Ajo që rekomandohet gjatë kësaj diete është të pini shumë ujë!

Categories
Këshilla Shëndeti

Pse duhet panxhari? Ka 6 arsye kryesore pse i nevojitet organizmit

Panxhari njihet për vetitë e tij ushqyese esenciale si hekuri, bakri, mangan, magnez, kalium dhe vitamina B, por gjithashtu është edhe burim i madh i sheqerit natyral dhe kështu i sjell mjaft përfitime shëndetësore trupit tuaj. Panxhari rregullon qarkullimin e gjakut, ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe stabilizon presionin e ulët të gjakut, kështu duke qenë vërtetë shërues natyral.

Mbush trupin me energji – Panxhari është mjaft efektiv në mbushjen e trupit me energji dhe rritjen e qëndrueshmërisë trupore tek të gjithë njerëzit. Një studim i bërë tek çiklistët ka rezultuar se ata që pinin lëng sheqeri kishin 15% më pak lodhje sesa të tjerët.

Nxit funksionin e trurit – Truri juaj funksionon më mirë me konsumin e panxharit pasi përmban “Betainë”, një substancë që përdoret shpesh për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor. Thjesht, relakson, qetëson dhe nxit funksionin e trurit.

Pastron mëlçinë – Panxhari gjithashtu ndihmon për të pastruar mëlçinë dhe parandalon grumbullimin e yndyrës në mëlçi.

Ndihmon në luftimeve e sëmundjeve – I pasur me vitamina dhe minerale, panxhari është një antioksidant dhe anti-inflamator i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve kronike.

Përmirëson shikimin – Vitamina A dhe Beta-karotina, janë shumë efikas në parandalimin e degjenerimit makular dhe përmirsimin e shikimit.

Rregullon funksionin e zemrës – Panxhari mbush mungesat e kaliumit që janë shkaktari kryesor për sulmet në tru e gjithashtu rregullon edhe funksionin e zemrës në përgjithësi.

Categories
Lajme

Sa më pak mish të kuq! Arrat dhe peshku janë sekreti për jetëgjatësi

Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrez-ikun për të vdekur, në veçanti për kan-cerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rezikun e vde-kjes. Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.

Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.

Categories
Këshilla

Nga lëngu i domates deri tek ai i spinaqit, këto janë pijet energjike që sugjeroj

Jeni të lodhur dhe doni të rikuperoni forcat sa më shpejt? Pijet energjike për momentin kanë shumë publicitet dhe premtojnë se ju sigurojnë energjinë për të cilën keni nevojë përmes substancave të ndryshme stimuluese.

Në nivel botëror, pijet energjike janë komercializuar në më shumë se 165 vende, përfshirë shtetet e Bashkimit Europian. Megjithatë, vitet e fundit është vënë në diskutim dëmi, në termat e shëndetit, që derivon nga përdorimi i papërgjegjshëm i këtyre pijeve.

Pijet energjike, përveç ujit që është përbërësi me prezencën më të madhe, përmbajnë stimulantë, sheqerna, aroma dhe ndonjëherë edhe vitamina e kripëra minerale.

Aspekti kryesor negativ i pijeve energjike është doza e substancave të tyre të cilat, krahasuar me atë të ushqimeve të tjera është joproporcionale dhe mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme shëndetësore. Konsumi i tepërt i kafeinës për shembull, sidomos në mesin e konsumatorëve në moshë të re mund të ndërhyjë në aktivitetin e sistemit nervor normal, duke shkaktuar nervozizëm, acarim dhe rritim.

Pije energjike natyrale – Përsa i përket pijeve energjike, nuk mungojnë edhe alternativat natyrale. Mund të zgjedhim pije të realizuara me përbërës natyralë që kanë të paktën 3 avantazhe: kushtojnë më pak, mund t’i përgatisim në shtëpi dhe nuk kanë efekte anësore. Le të shohim së bashku cilat janë dhe si na ndihmojnë të ‘rikarikojmë bateritë’.

Ujë kokosi. Një pije energjike e thjeshtë, por e pasur me substanca ushqyese: kalium, fosfor, magnez, kalcium e kripëra. Gjithashtu, uji i kokosit është i varfër në sheqerna e yndyra, kështu që mund ta integrojmë edhe në një dietë hipokalorike.

Lëng domatesh. Nëse dëshirojmë një pije për të rikuperuar forcat, pas një stërvitjeje të gjatë, mund të zgjedhim lëngun e domateve. Mund të duket një zgjidhje e rrezikshme, por substancat e gjendura tek domatet, sipas një studimi të kryer në Greqi, ndihmojnë për të rikuperuar energjinë e muskujve shumë më shpejt se pijet tradicionale energjike.

Lëng spinaqi. Siç ju kujtohet, personazhin ‘Braccio di ferro’, spinaqi e ndihmonte të rikuperonte energjitë falë prezencës së hekurit. Lëngu i spinaqit prezanton një coktail natyral, të thjeshtë për t’u përgatitur që kërkon vetëm tre përbërës: tre kërcej selinoje, 2 asparagë dhe një domate ose karotë.

Lëngu i ngrohtë i mollës (brulee molle). Përveç të qenit një ilaç fantastik kundra kollës dhe dhimbjes së fytit, lëngu i nxehtë i mollës ka një aksion depurativ dhe antioksidues në organizmin tonë. Vetitë e tij na ndihmojnë të jemi të përqendruar dhe na mbrojnë nga disa sëmundje degjenerative siç është për shembull demenca senile.

Frulato bananesh. Banania është një prej frutave të preferuara nga atletët për të rikuperuar energjitë dhe për të parandaluar ngërçet muskulore gjatë stërvitjes. Për të përgatitur një frulato bananesh ju duhen: 2 banane, një lugë mjaltë, gjysmë gote qumështi dhe 2 kube akullli. Në këtë moment, gjithçka që duhet të bëni është t’i centrifugoni mirë dhe të pini lëngun.

Categories
Receta

RECETA: Supë me miell misri dhe lakra brukseli të karamelizuara

Për të përgatitur supën me miell misri, vendosni një tenxhere me ujë të vlojë. Ndërkohë, pastroni lakrat e Brukselit duke iu hequr gjethet e jashtme, më pas pritini përgjysmë. Pastroni qepët dhe pritini më dysh ose në katër pjesë.

Në një tigan ngrohni 20 gr vaj ulliri, shtoni qepët e prera, shtoni 100 gr ujë dhe mbulojini me kapak. Gatuajini në zjarr të mesëm për 3-4 minuta. Shtoni më pas edhe lakrat e Brukselit dhe vazhdoni gatimin edhe 5 minuta, gjithmonë me kapak. Më pas, hiqni kapakun dhe vazhdoni zierjen në mënyrë që të avullojë uji, shtoni më pas mjaltin dhe sheqerin e kanës.

Shtoni kripë, piper dhë lërini edhe për 2 minuta në zjarr, derisa perimet të karamelizohen. Fikni sobën dhe lërini mënjanë. Tani merruni me supën. Kur uji në tenxhere të ketë vluar, shtoni kripë dhe 10 gr vaj ulliri. Shtoni pak nga pak misrin duke e përzier me rrahëse vezësh dhe ziejeni në zjarr të ulët për 8 minuta duke e përzier vazhdimisht.

Fikni zjarrin dhe shtoni panën e freskët, parmixhanin e grirë dhe përziejini që supa të homogjenizohet. Shpërndani supën nëpër pjata, në qendër të secilës vendosni lakrat e karamelizuara dhe shërbejeni të ngrohtë.