Categories
Këshilla

Anila Kalleshi: Ju listoj ushqimet që dëmtojnë trurin

Ushqyerja është e para që duhet të rregullojmë për të qenë mirë. Kemi parë shumë herë, për shembull, se si një seri ushqimesh të veçanta mund të ndikojnë pozitivisht mbi organizmin tonë, duke na ndihmuar të luftojmë probleme të veçanta të shëndetit.

Por ashtu sikurse ushqimet janë ilaçi ynë, ato mund të jenë edhe burim telashesh. Nuk duhet të mendojmë se ushqyerja ka të bëjë vetëm me linjën apo aftësinë tonë për të tretur: shumë studime pohojnë se konsumimi i një sërë ushqimesh, kanë efekte negative në trurin tonë. Duke shkaktuar kështu çrregullime të funksioneve, të cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda. Ja një listë e ushqimeve që duhet të evitoni nëse doni që truri juaj, i cili ka aftësinë tonë për të arsyetuar, të vazhdojë të funksionojë siç duhet:

ALKOOLI – Që alkooli ka efekte negative mbi trurin, në terma afatgjatë dhe afatshkurtër, tashmë dihet. Megjithatë disa studime kanë treguar se konsumimi i alkolit në sasi të madhe shkakton hollim të zonës kortikale në lobin frontal, pjesë e trurit e cila është përgjegjëse për vëmendjen, aftësinë për të marr vendime dhe kontrollimin e emocioneve. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, alkoli është toksik për neuronet. Pas konsumimit ai menjëherë sjell një ndjesi konfuzioni mendor dhe paaftësi për të menduar qartë. Në periudha të shkurtra efektet janë të kthyeshme, por në periudha të gjata bëhen të përhershme. Rreziku do të rritej nëse konsumi i alkolit tek të rinjtë përqëndrohet në fazën pas adoleshencës.

FAST FOOD – Edhe këto ushqime janë të dëmshme për trurin tonë. Një studim i kryer nga universiteti i Montrealit, pohon sesi fast food-et mund të modifikojnë substancat kimike të trurit duke iniciuar fllimin e depresionit dhe ankthit. Të gjitha këto ushqime, të pasura me yndyrna, veprojnë negativisht në trupin tonë, por krijojnë gjithashtu një lloj krize kur ndalon së konsumuari. Pasi keni ngrënë një hamburger, për shembull, mund të manifestohen ankthi dhe depresioni. Këto ushqime gjithashtu do të influenconin prodhimin e dopaminës, një substancë kimike shumë e rëndësishme për funksionet konjitive si vëmendja dhe memoria.

USHQIMET E SKUQURA – Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, të skuqurat dhe yndyrnat, përmbajnë substanca që influencojnë trurin, duke i dërguar mesazhe të ngopjes hipotalamit dhe, në të njëjtën kohë, ul përqëndrimin dhe qartësinë mendore. Jo vetëm ushqimet e përgatitura dhe të skuqura mund të përmbajnë aditivë, aromat artificiale dhe konservantët mund të influencojnë sjelljen, sidomos të fëmijëve, duke provokuar hiperaktivitet dhe duke shkatërruar qelizat nervore ne tru.

SHEQERNAT DHE YNDYRNAT E SATURUARA – Ekzistojnë disa ushqime që pengojnë efiçencën mendore, duke provokuar efekte të dëmshme mbi memorien dhe të mësuarit. Këto produkte janë sheqerna dhe yndyrna të saturuara që gjenden në ushqime si gjalpi, dhjami i përpunuar, vaj palme etj. Në përgjithësi, të gjitha ëmbëlsirat e paketuara dhe të përpunuara artificialisht janë të dëmshme për trurin. Një teprim në konsumimin e tyre mund të influencojë aftësinë për të mësuar dhe për të mbajtur mend. T’i kushtojmë vëmendje asaj që hamë është thelbësore, jo vetëm për linjën tonë po mbi të gjitha për shëndetin tonë, e mesa duket, edhe për aftësinë tonë të të arsyetuarit.

Categories
Lajme

LISTA: Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë me stomakun bosh

Kur njerëzit kanë uri, hanë çfarë t’u dalë përpara. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, sepse disa ushqime nuk janë të përshtatshme për t’u ngrënë me stomakun bosh, përndryshe shkaktojnë dëme për shëndetin. Këto ushqime janë të rreshtuara më poshtë. Nuk duhet t’i hash esëll në mëngjes dhe as kur kanë kaluar shumë orë që nga hera e fundit kur ke ngrënë.

Hurma dhe domate – Hurmat dhe domatet përmbajnë shumë pektinë dhe acid tanik. Kur këto substanca hyjnë në reaksion kimik me acidin gastrik të stomakut, prodhojnë një xhel të patretshëm, që mund të krijojë gurë në stomak.

Pije të ftohta – Nëse pi lloje të ndryshme pijesh të ftohta me stomak bosh, stomaku dhe zorrët do të ngacmoheshin dhe do të ndodhnin kontraksione. Kjo, me kalimin e kohës, do të shkaktonte çrregullime të ndryshme enzimatike, përfshirë edhe sëmundjet gastrointestinale. Gjatë periudhës së menstruacioneve, mund të shkaktojnë dhe çrregullime të ciklit.

Banane – Bananet janë të pasura në magnez. Duke ngrënë banane me stomak bosh, në organizëm do të rritej menjëherë niveli i magnezit dhe do të dëmtohej ekuilibri midis tij dhe kalciumit, që mund të kishte një efekt frenues në qarkullimin e gjakut dhe kjo nuk është pozitive për shëndetin.

Qumësht lope dhe qumësht soje – Këto pije përmbajnë shumë proteina. Nëse i pi me stomakun bosh, proteinat do “detryohen” të shndërrohen në nxehtësi dhe të konsumohen pa arritur të kenë efekt ushqyes dhe forcues. Mënyra e duhur është t’i pish gjatë vaktit me bukë dhe produkte të tjera brumi, ose dy orë pas darke apo para gjumit.

Sheqerna – Të gjithë e dini që sasia e tepërt e sheqerit nuk ju bën mirë, por a e dinit që sheqeri i shtuar në shumicën e ushqimeve të përpunuara, si shurupi i misrit, ka të njëjtin efekt në mëlçi si alkooli? Sheqeri natyral i frutave ekuilibrohet nga fibrat e tyre, por sasitë e mëdha të fruktozës, sidomos në stomak bosh, e ngarkojnë mëlçinë dhe mund ta dëmtojnë.

Sheqeri tretet dhe përthithet lehtë nga trupi. Nëse ha shumë sheqer me stomak bosh, trupi nuk do të mundë të prodhojë insulinë aq sa duhet për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak, kështu që niveli i sheqerit në gjak do rritet, duke shkaktuar dëmtim të syve.

Kosi – Pirja e kosit me stomak bosh, i ul efektet e tij pozitive. Kosi duhet pirë dy orë pas darkës, ose para se të shkosh në shtrat. Kjo do ndihmonte që trupi të përthithte vlerat e kosit dhe ai të luante rolin e tij tretës.

Patate të ëmbla – Patatet e ëmbla përmbajnë taninë dhe pektinë, që nxisin muret e stomakut të sekretojnë më shumë acid gastrik, duke provokuar djegie stomaku dhe gjendje të shqetësuar fizike.

Çaj dhe kafe – Të pish kafe me stomak bosh, rrit aciditetin, kjo shkakton djegie stomaku dhe vështirësi në tretje gjatë gjithë ditës. Të pish çaj, mund të frenojë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ul sasinë e vrerit dhe acidit në stomak i cili ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe është esencial në procesin e nxjerries së kolesterolit të tepërt nga trupi.