Categories
Shëndeti

Pezmatimi i bajameve, tri receta popullore

Pezmatimi i bajameve është i shpeshtë gjatë muajve të ftohtë, veçanërisht te fëmijët. Derisa shumë prindër preferojnë mjekimin me barna, disa të tjerë preferojnë receta mjekësore popullore, të cilat kanë më pak efekte anësore. Në këtë artikull ne do t’ju ofrojmë tre kura natyrale për këtë problem:

1.Recetë me lule pjeshke

Këtë bar natyral do ta keni më të lehtë ta përgatitni në pranverë, kur lulëzojnë pemët, pasi baza e tij është pikërisht lulja e pjeshkës. Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 – 30 gr lule pjeshke që më pas duhet t’i zieni në 500ml ujë për një kohë. Kjo tretësirë e fituar mund të përdoret në dy forma: Të pihet në formë çaji duke e ëmbëlsuar sipas dëshirës, më së miri me mjaltë. Tretësira mund të përdoret edhe si gargarë, duke shpërlarë fytin me të disa herë në ditë për 20-30 sekonda. Lulet e pjeshkës mund t’i përdorni edhe në një formë tjetër për të ndihmuar bajamet e pezmatuara. Ju mund t’i shtypni duke i bërë pluhur lulet e thara e të imtësuara të pjeshkës, dhe ato mund t’i përdorni duke përtypur në gojë disa herë në ditë nga gjysmë lule të çajit.

2.Recetë me sherbele

Sherbela është një bimë shumë e përdorshme për trajtimin e ftohjeve dhe bajameve të acaruara. Ajo është edhe pjesë përbërëse e shumë suplementeve dhe shurupeve natyrale që mund t’i blini në barnatore. Çajin nga sherbela mund ta përdorni vazhdimisht gjatë ditëve sa jeni të sëmurë, por edhe në ditët tjera. Veç çajit ju mund të bëni edhe një tretësisë për shpërlarje të gojës me përmblajeje sherbele. Për ta bërë edhe më efektive tretësirën, veproni si në vazhdim: Përziheni në raport 1:1 bimët: sherbela (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea abies). Përzierjen e përgatisni në formë çaji të nxehtë, të cilin pastaj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë sipas dëshirës. Me këtë “çaj” shpëlahet fyti (në formë gargare) çdo 15 minuta.

3.Mullaga e bardhë

Mullaga është një tjetër bimë e cila tradicionalisht është përdorur për të trajtuar kollën, ftohjet dhe dhimbjet në fyt. Produkti më i përdorur është çaji nga rrënjët e mëllagës. Në fakt tretësira me mullagë përgatitet me ujë të ftohtë. Për të përgatitur këtë “çaj”, vendosni dy lugë rrënjë të mëllagës në 250ml ujë dhe leni rrënjët të qëndrojnë për rreth gjysmë ore. Pastaj e kulloni lëngun dhe largoni mbetjet e rrënjëve, dhe e pini pak nga pak.

Categories
Lajme

Bima medicinale që rritet në Shqipëri: Ndihmon për diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet mendore

Një nga bimët medicinale me vlera të forta shëruese është sherebela. Ajo shkëlqen jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore të shumë vendeve të globit. Përfitimet e saj janë të mëdha. Ajo përmirëson kujtesën, lufton mbipeshën dhe ruan ekuilibrat e kolesterolit. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për përfitimet kryesore të sherebelës dhe përdorimet interesante të saj.

Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Një deri dy gota në ditë për rreth dy javë. Mund ta përsërisni çdo muaj.

Përfitimet kryesore:

Kundër sëmundjeve mendore – Në mjekësinë popullore, sherebela rekomandohet për përmirësimin e funksioneve të trurit dhe të kujtesës. Sherebela rekomandohet për aftësinë e saj në zbutjen e simptomave të sëmundjeve të Alzheimerit dhe sklerozës. Një prej këtyre simptomave është irritimi dhe nervozizmi i një intensiteti të lartë dhe sherebela mund të shuajë shpërthime të tilla.

Kundër simptomave të diabetit – Sherebela ka aftësinë të ulë nivelet e glukozës. Për këtë arsye, ajo është njëzëri e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Shumë ekspertë mjekësorë i kanë kërkuar industrisë farmaceutike që të përfshijë sherebelën në trajtimet kundër diabetit dhe inflamacionit.

Sherebela dhe kolesteroli – Konsumi i rregullt për të paktën 4 javë i sherebelës përmirëson profilin e lipideve në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.

Kundër mbipeshës – Mbipesha është një problem shumë serioz. Ajo konsiderohet si një faktor kontribues për shfaqjen e diabetit të tipit 2 dhe tensionit të lartë. Ekstraktet e sherebelës besohet se pengojnë përthithjen e yndyrnave nga pankreasi dhe zvogëlojnë peshën trupore. Për këtë arsye, sherebela rekomandohet si një alternativë natyrale në trajtimet kundër mbipeshës.

Kundër diaresë – Ekstraktet e gjetheve të sherebelës përmirësojnë funksionet e sistemit tretës dhe parandalojnë diarenë. Ato kanë aftësi shtrënguese dhe mbledhëse për stomakun gjë që e bën sherebelën të këshillueshme për shumë probleme të tjera.

Përdorimet e ndryshme të sherebelës – Sherebelën ju mund ta rrisni vetë në kopështin, verandën apo ballkonin tuaj. Ajo kërkon ndriçim të plotë nga dielli dhe kullim të mirë. Ju rekomandojmë që nëse e rrisni në kopësht, sherebelën ta vendosni pranë brokolit, lulelakrës ose lakrës.

Gjethet e sherebelës janë të dobishme, sepse mbajnë larg shumë insekte të dëmshme, gjë që minimizon edhe përdorimin e pesticideve në kopësht. Aroma dhe vetitë e saj e bëjnë sherebelën një aleate të mirë të çdo amvise.

Përzierjet e sherebelës me uthullën, sapunin dhe alkolin mund të krijojnë një solucion pastrimi gjithëpërfshirës. Vajin esencial të sherebelës ju mund ta përdorni edhe për shëndetin e lëkurës. Ky vaj largon infeksionet e lëkurës, mykun dhe dermatitin.

Categories
Këshilla

Si ta hiqni erën e keqe të gojës, edhe kur keni larë dhëmbët dhe jeni të pastër?

Pikërisht kur nuk duhet, ndjen që diçka nuk shkon me frymëmarrjen tënde. Problem i madh, padiskutim. Edhe pse je i rregullt me larjen e dhëmbëve e gjithçka tjetër, aroma e pakëndshme e gojës është sërish aty. A ka ndonjë metodë tjetër që na ndihmon të shpëtojmë prej saj?

Mos lini asnjë vakt. Edhe pse dieta mund të mos ju duket e lidhur me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.

Higjiena orale. Edhe pse mund të duket paksa banale, ky rregull duhet të ndiqet me rigorozitet. Larja e gojës mbas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e dhëmbëve. Nëse ‘goditeni’ papritur, provoni të përdorni një sprucues frekues me efekt antibaktrerial.

Tharja e gojës. Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.

Majdanoz. Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta. Mente. Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.

Sherebelë. Edhe gjethet e sherebelës mund të përdoren për të njëjtin qëllim. Vitamina C. Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aromë të pakëndshme.

Categories
Këshilla

Jeni lodhur nga antibiotikët, ju prezantojmë me dy antibiotikët natyrorë

Si t’i përdorni antibiotikët natyrorë? Është i padiskutueshëm fakti që pa antibiotikë lu fta kundër shumë sëmu ndjeve është mision i pamundur. Por në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë jemi të njohur me faktin që antibiotikët në disa raste mund edhe të bëjnë dëm, prandaj gjithnjë e më shpesh flitet për efektet çudibërëse të bimëve shëruese që kanë karakteristikat e antibiotikëve natyrorë.

Shumica …e tyre përmbajnë substanca që veprojnë në mënyrë bakteriocidale (shka tërrojnë mikrobet) dhe bakteriostatike (ndalin rritjen dhe zhvillimin e mikrobeve dhe forcojnë imunitetin).

Hudhra është antibiotiku më i fuqishëm dhe më i njohur ndërsa “e pasojnë” trumza, purqarku, limoni, kaça dhe echinacea, të cilat përpos baktereve shkatërrojnë edhe viruset.

Me faktin që disa nga antibiotikët natyrorë janë të harruar pak, ju përkujtojmë edhe disa bimë që janë luf tëtare efikase kundër mikroorganizmave të dëmshëm.

Sherbela (Salvia officinalis) – Deri në zbulimin e antibiotikëve sintetik, sherbela ishte antibiotiku më i fuqishëm natyror. Për efektet shëruese të sherbelës është ditur që në kohët e antike, ndërsa në mesjetë është besuar që mund të zgjasë jetën.

Prandaj nuk çudit ajo që është thëne për të: “Nëse ju vde kja kërc ënon, sherbela nga kopsht ju shpëton”. Kjo bimë përmban vajra eterike, tanin, materie të ithët, rrush, kalcium dhe vitaminë A. Është antiseptik i fuqishëm, parandalon shumimin e baktereve, kërpudhave dhe viruseve dhe vepron kundër inflamacioneve.

Categories
Lajme

Sherebela, bima mjekësore që shëron shumë sëmundje

Eshte nje bime mjeksore shume e dobishme per shume semundje te ndryshme,permban ne vetvete kalcim,zink,magnez,potas,vit B kompleks rreshira, enzima tanine acid kafeik, nikotinik etj.

Perdoret per te stimuluar tretjen ,per te qetesuar sistemin nervor qendror,per te pakesuar ankthin,per te permiresuar periudhat menstruale,ndihmon grate me menopauze te mos djersijne gjate nates,perte qetesuar kollen ne ftohje dhe ne gjendje gripi,per qetesimin i irritimit te fytit,perte forcuar kujtesen, pe te ulur perqindjen e sheqerit ne gjak.

Perdoret per forcimin e rrenjeve te flokeve me larje te tyre me cajin e sherbeles.Pergatitja e saj eshte e thjeshte.Merren 3gota uji dhe lihen te valojne ne nje tenxhere.

Pastaj hidhet 1 luge gjelle me bime te grimcuara valon vetem 2 minuta hiqet nga zjarri dhe lihet te ftohet 15-20 minuta kullohet dhe pihet ne mengjes dhe me e mira eshte ne darke para gjumit,kjo pergatitje perdoret dhe per te lare koken e cila mbahet per rreth 1ore pastaj shperlahet koka.