Categories
Receta

Sugjerimi i ditës nga Anila: Supë super e shijshme me brokoli!

Përbërësit: 500 gr brokoli, 2 thelpinj hudhre ose 1 kokërr qepë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 patate mesatare ose 1 degë selino, Borzilok, 800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh, Nenexhik, Kripë.

Gatimi: Në një tas hedhim tre lugë vaj ulliri, hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet, i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e metnes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta, Shtojmē lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Categories
Këshilla

Çaji i veçantë i Levandres, efekte të shumta për organizmin

Në ditët e nxehta të verës ju keni nevojë të freskoheni dhe mbi të gjitha të hidratoheni. Ja recetat më të mira për çajra të ftohta të cilat kanë shumë pak kalori dhe do t’ju japin përfitime të shumta shëndetësore.

Çaj i ftohtë levandre. Përbërësit: levandër e tharë, ujë, qese çaji jeshil, lule të freskëta livandoje, mjaltë. Hidhni levandrën e tharë në një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë për disa minuta, pas disa minutash hidhni qeset e çajit jeshil.

Pasi të jetë ftohur në temperaturën e ambientit hidheni në një kanë të mbushur me akull. Më pas shtoni mjaltin dhe lulet e freskëta të levandrës. Numri i kalorive: 20

Ndihmon në lehtësimin e pagjumësisë. Qetëson nervozizmin dhe ankthin. Mund të përdoret gjithashtu për të lehtësuar stresin. Trajton infeksionet në stomak dhe zorrë, si dhe fryrjen dhe dhimbjen e barkut.

Lehtëson dhimbjet e kokës, migrenën. Ndihmon në zbutjen e ftohjes, kollës, bronkitit dhe astmës, problemeve në sistemin e frymëmarrjes. Ul djersitjen dhe rrjedhimisht ul temperaturën e trupit gjatë etheve.

Categories
Receta

Dashuroni frutat e detit? Recetat tradicionale greke e oktapodit, ta dashuroni gatimin tuaj

Kjo recetë tradicionale Greke e oktapodit do t’ju bëjë të imagjino se jeni përsëri në ishullin tuaj të preferuar Grek! Zbuloni të gjitha sekretet për të gatuar oktapodin e përsosur sipas kuzhinierëve grekë.

Produktet kryesore: 1 kg Oktapod, 3 lugë gjelle Uthull nga vera e kuqe, 200 ml Verë e bardhë, 2 lugë gjelle Mjalt, 3 lugë gjelle,

Uthull balsamike, 3 Qepë, 3 Domate, 5 Hudhra, 4 gjethe Dafine, Majdanoz, Vaj ulliri, Kripë, Piper i zi.

Në një tigan të madh dhe të thellë, shtoni tentakulat e oktapodit, së bashku me uthullën e verës së kuqe, verën dhe gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë. Zieni me kapak të hapur, në zjarr mesatar të ulët, për 40-60 minuta.

Tregoni kujdes: Mos shtoni asnjë ujë, sepse oktapodi, do të tkurret dhe do të lëshojë ujë të mjaftueshëm. Kini kujdes që të mos shtoni kripë, pasi oktapodi është mjaft i kripur dhe mos e zieni shumë, sepse do të bëhet më i butë sec duhet.

Oktapodi I gatuar në mënyrën e dunur duhet të jetë krokant. Pasi të përfundojë, largojeni oktapodin nga tigani dhe lëngun ruajeni në një tas.

Vendoseni përsëri oktapodin në një tiganë të nxehtë dhe lëreni për disa minuta në zjarr, duke e rrotulluar herë pas here, në mënyrë që të bëhet krokant nga të gjitha anët.

Shtoni më pas në tigan qepët e prera hollë,domatet e prera, hudhrat dhe vajin e ullirit dhe përziejini me kujdesë. Lëreni në zjarr për 5-6 minuta, duke e përzier herë pas here, derisa të shikoni se qepët janë karamelizuar.

Shtoni më pas uthullën balsamike, përzieni. Kur të vëreni se uthulla ka avulluar shtoni lëngun e oktapodit që hoqët mënjan, shtoni mjaltin, përzieni. Hidhni në tigan majdanozin e prerë, piper, kontrolloni nëse nevojitet kripë dhe lëreni në zjarr edhe 4-5 minuta. Shërbejeni me bukë të thekur. Dhe shijojeni.

Categories
Këshilla

Si të zgjidhni shalqirin e duhur me disa metoda të thjeshta

Shalqiri është padyshim fruti që shënon verën. Sidoqoftë, të gjithëve na ka ndodhur që të mos bëjmë zgjedhjen e duhur. Sado të duket e pamundur, ka disa mënyra të thjeshta për të zgjedhur një shalqi sa më të mirë. Sekreti qëndron tek ngjyra – Sa më i pjekur të jetë shalqiri, aq më e errët është jeshilja në lëkurën e tij.

Kushtojini vëmendje peshës – Pavarësisht se sa i vogël apo i madh është shalqiri, duhet të jetë mjaft i rëndë për madhësinë e tij. Shalqinjtë e pjekur dhe me lëng janë ata që përmbajnë më shumë ujë, prandaj janë më të rëndë.

Kthejeni përmbys – Për të kuptuar nëse shalqiri është pjekur, duhet ta ktheni përmbys për të gjetur pikën që prek tokën e cila duhet të ketë një ngjyrë të verdhë. Nëse ky vend është i bardhë ose jeshil, do të thotë që shalqiri është prerë para se të jetë pjekur.

Kërcelli është i gjelbër – Për t’u siguruar që shalqiri është i freskët, kërcelli i tij duhet të jetë i gjelbër dhe jo i tharë.
Një trokitje e lehtë në shalqi ndihmon – Duhet të tingëllojë si një jehonë e vogël. Kjo do të thotë që shalqiri është i freskët dhe pjesa e jashtme e tij është shumë e fortë, gjë që e bën frutin më të shijshëm.

Categories
Këshilla

Truqe për lëkurën tuaj në momentin që jeni djegur nga dielli

Çdo person ka pësuar të paktën një herë në jetë djegie të lehta të lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi i pakujdesshëm në diell. Pas çdo djegieje të tillë pasojnë zbokthimi dhe qërimi i lëkurës, andaj është shumë me rëndësi që të zbatohet kujdes i veçantë dhe adekuat për lëkurën, veçmas gjatë periudhës së verës.

Në vijim janë disa udhëzime praktike për të shmangur telashet e padëshiruara dhe irrituese të lëkurës në sezonin e pushimeve.
Përdorimi i kremrave – Nevoja për të hequr me duar lëkurën e vdekur trupore bëhet e domosdoshme, porse këshillohet që një gjë e tillë assesi të mos bëhet.

Kjo pasi që çdo heqje e përshpejtuar e lëkurës së djegur mund ta ngadalësojë procesin e rigjenerimit të saj. Mënyra më e mirë e veprimit është që të lejohet që lëkura të “zhvishet vetvetiu” dhe të lirohet nga qelizat e vdekura.

Për këtë duhet përdorur kremra dhe losione hidratuese, të cilat e ushqejnë lëkurën. Porse një tjetër preparat i efektshëm është edhe mjalti.

Procesi i qërimit të lëkurës mund të zgjasë dy deri në katër ditë, pasi që skuqja nga djegia të zhduket, apo edhe pas shtatë ditësh, varësisht nga ashpërsia e djegies së pësuar.

Mjerisht, zbokthimi i lëkurës së djegur nuk mund të parandalohet. Është me rëndësi që të përdoren rregullisht kremrat e ​​diellit dhe të shmanget ekspozimi i tepruar para rrezeve të diellit.

Ushqimi i lëkurës – Mirëpo duhet ditur se qërimi i lëkurës ka një qëllim specifik. Në këtë mënyrë, trupi i eliminon qelizat e dëmtuara të lëkurës si rrjedhojë e ekspozimit në rrezet UV të diellit.

Një tjetër lajm i mirë lidhur me procesin është se procesi i shërimit mund të përshpejtohet me anë të disa preparateve që tashmë gjenden në shtëpitë e akëcilit.

Përveç përdorimit të kremrave dhe losioneve hidratuese, si dhe mjaltit, për ushqimin dhe përgatitjen e lëkurës mund të përdoret edhe mielli i tërshërës të njomur në qumësht.

Porse një ndihmesë efikase për lehtësimin e pasojave të djegies janë edhe kompresat e ftohta. Për këtë mund të përdoren peshqirët e njomur në qumësht, por edhe në çajin jeshil, i cili ka veti të shumta ushqyese për lëkurën dhe trupin në përgjithësi.