Categories
Receta

Receta: Sallata më e famshme bullgare, Shopska do ju “fitojë zemrat”

Sallate shopska mbase mund të jetë ndër sallatat më të përdorura dhe më të famshme bullgare.
Perberesit: 4 domate, 150 gr djath të fortë me yndyrë, 2 speca, 1 qepë, 1 spec djegës, 50 ml vaj, gjethe magdanozi.

Specat piqini e më pas qërojini. Pastaj grijini dhe bëjini bashkë me qepën e domatet e prera. Shtoni edhe specin djegës të grirë imët. Kriposini, shtoni vaj dhe trazojini mirë të gjitha.

Hidhini djathe dhe shijojeni me pak majdanoz siper. Do të kuptoni se një sallatë e tillë ballkanase është super e shijshme dhe e mirë. Duhet ta bëni pjesë të gatimeve tuaja.