Categories
Lajme

Studimi me 50 mijë njerëz: Nëse do të jetosh gjatë, fillo të ecësh!

Ecja me një ritëm mesatar prej pesë deri në shtatë kilometra në orë mund të zvogëlojë rrezikun e vde.kjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është rezultat i një studimi të fundit, i cili analizoi të dhënat e ecjes së më shumë se 50.000 njerëzve.

Hulumtuesit i ndanë të dhënat në 3 menyra të ecjes – të ngadalshme, mesatare, të shpejtë – dhe e lidhën atë me të dhënat e vdekshmërisë. Ata gjeten se personat qe kishin ecur me ritem mesatar dhe te shpejte kishte një rrezik më të vogël se 20 për qind të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sidomos njerëzit më të moshuar të moshës 60 vjeç e lart kishin përfitime nga ecja e shpejtë.

Ecja me ritem mesatar zvogelonte me 46 për qind vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare, kurse ata qe ecnin me ritem te shpejte kishin një reduktim prej 53 për qind. Pra, herën tjetër, kur ecni, rrisni ritmin tuaj pak! Nëse merrni fryme me pak veshtiresi dhe keni filluar te djersitni , jeni duke bërë gjënë e duhur.