Categories
Këshilla

Fakte interesante rreth shqisave, provoni njohuritë nëse i dini

Kontaktet e para me botën që na rrethon, ne i vendosim nëpërmjet shqisave. – Rreth 1/3 e racës njerëzore ka probleme me shikimin. Syzet apo lentet e kontaktit kanë një përdorim të gjerë në një botë ku 2/3 e popullsisë nuk ka shikim të mirë.

Numri i njerëzve me shikim të mirë ulet me kalimin e moshës. – Pasi ngrënies, dëgjimi ynë eshtë më pak i mprehtë. Nëse pas një vakti të bollshëm, keni ndërmend të shkoni në një koncert ose në një ambient me muzikë, ndoshta po i bëni vetes pak dëm.

Përpiquni të hani më pak nëse dëshironi që të keni një dëgjim më të mprehtë. – Nëse pështyma nuk do të mund ta shpërbëjë diçka, nuk mund ta shijojmë dot. Në mënyrë që t’i shijojmë ushqimet, duhet që ato të shpërbëhen nga pështyma.

Gratë lindin me nuhatje më të mirë se burrat dhe vazhdojnë ta kenë këtë aftësi përgjatë gjithë jetës. Studimet tregojnë se gratë janë të afta të nuhasin në mënyrë perfekte edhe erërat më të vogla.