Categories
Lajme

Anila Kalleshi: 8 kurat më të mira që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.

Vaji i arrës së kokosit – Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.

Vitamina E – Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje. Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë. Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje. Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.

Uthulla e mollës – Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë. Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.

E bardha e vezës – Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë. Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

Avokado – Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë. Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.

Aloe Vera – Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze. Maskën mbajeni për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.

Lëngu i limonit – Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.

Soda e bukës – Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë. Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Categories
Këshilla

Sodë buke dhe asgjë tjetër: Këto janë 4 efektet e saj në lëkurë

Soda e bukës është një përbërës i fuqishëm me shumë përdorime, duke filluar nga kuzhina, gjithë familja dhe banje. Disa prej cilësive të saj ju i dini tashmë, por sot po e thelloj pak informacionin.

Edhe pse ne e përdorim atë për të fryrë brumin kur bëjmë ëmbëlsira në të shumtën e rasteve, ajo gjithashtu mund të përdoret për të hequr aromat e këqija nga qilimat, rroba dhe sipërfaqet në shtëpi dhe ajo në mënyrë efektive zbardh rroba. Gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshëm bukurinë Këto janë disa nga përdorimet e saj që ndoshta nuk e dinit:

Eliminon djersitjen: Përdoreni atë për të bërë një deodorant natyral DIY i cili do të mbajësqetullat tuaja të freskëta për orë të tëra.

Vetëm përzieni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial me 4 lugë sode buke. Pastaj, përdorni këtë kombinim në sqetullat tuaja për të shkatërruar bakteret që janë shkaku i erërave të këqija.

Lehtëson erën e trupit: Shto një filxhan të vogël sodë buke në vaskën tuaj dhe lëreni në të për të paktën gjysmë ore. Plotësoni vaskën tuaj me shampo apo produkte të tjera dhe më pas lyejini trupin me vaj. Për të zbutur lëkurën, përsërisni këtë herë një herë ose dy herë në javë.

Lekure e butë: Shtoni pak sodë buke dhe sapun në ujë dhe masazhoni këmbët dhe duart me këtë përzierje për të hidratuar lëkurën. Pastaj, lajini me shumë kujdes, pa e tepruar kurrë

Thonj të shëndetshëm: Aplikoni një përzierje prej 3 pjesësh të sodës së bukës me 1 pjesë uji në thonj për t’i bërë ato dhe kutikulat të shëndetshme. Uroj të shkëlqeni.

Categories
Lajme

Soda e bukës ndihmon për reumatizmin dhe artritin – Si ta përgatisni

Besoj se jeni të bindur për rolin fantastik të sodës së bukës kundër reumatizmës dhe artritit. Kjo bindje i atribuohet aftësisë së sodës së bukës për ruajtjen e ekuilibrave të pehashit në organizëm.

Nëse këto ekuilibra prishen, trupi është në telashe.Një shëndeti i mirë kërkon një mjedis që nuk është shumë alkalin dhe as shumë acidik. Soda e bukës mund të parandalojë krijimin e një mjedisi shumë acidik. Ajo ndihmon në formimin e një mjedisi më alkalin. Sipas tyre, një mjedis alkalin në organizëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi.

Kundër inflamacionit – Një vit më parë, Revista Immunology publikoi një studim mbi sodën e bukës. Sipas studimit pirja e ujit të përzier me sodë buke mund të ulë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore. Studimi zbuloi se në vetëm një javë nga konsumi i këtij lëngu, qelizat imunitare viheshin në punë jo për të stimuluar por për të luftuar inflamacionin.

Për më tepër, studimi zbuloi se soda e bukës ndez shumë prej reagimeve anti-inflamatore të trupit. Artriti dhe reumatizma kanë të bëjnë me inflamacionin e kyçeve dhe ijeve. Këto sëmundje njihen si sëmundje auto-imunitare. Ky term ka të bëjë me faktin se sistemi mbrojtës i organizmit nis të sulmojë vetveten në vend të viruseve e baktereve. Një gjë e tillë shkakton dhimbje, ngurtësim dhe dëmtim të kyçeve.

Si ta përdorni – Sasia e rekomanduar e sodës së bukës varion nga personi në person. Ka ekspertë që thonë se fillimi i çdo kure duhet të jetë me një të tetën e një lugë çaji me sodë buke të tretur në një gotë uji. Më pas kjo sasi mund të rritet në një të katërtën e lugës. Nëse vëreni që nuk mbusheni dot me frymë dhe vëreni që rrahjet e zemrës janë të larta, atëherë kjo tregon se e keni tepruar.

Categories
Lajme Shëndeti

Gurët në veshka kanë zgjidhje, ju tregoj 8 produkte natyrale për kurën tuaj

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja. Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat funksionojnë kundër dhimbjes.

Uthulla e mollës – Hidhni dy lugë gjelle me uthull molle në dy litra ujië. Shtoni pak mjatë dhe pijeni lëngun gjatë gjithë ditës. Aciditeti i uthullës është efikas në shkrirjen e gurëve dhe zbut simptomat e tyre.

Vitaminat dhe mineralet – Konsumi i rregullt ditor i vitaminës B6 ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Magnezi dhe kalçiumi janë dy minerale që parandalojnë formimin e tyre. Këto vitamina dhe minerale i gjeni tek spinaqi, bajamet, kosi, qumështi dhe djathi.

Çaji jeshil – Ekspertët rekomandojnë prijen e tre deri katër filxhanëve me çaj jeshil në ditë. Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat nga toksinat.

Lëngu i boronicës së kuqe – Lëngu natyral i boronicës së kuqe duhet pirë një deri në dy herë në ditë nga një gotë. Sipas të dhënave, ky lëng është ndër më efikasët kundër infeksioneve urinare dhe gurëve në veshka.

Lëngu i limonit – Shtrydhni çdo ditë lëngun e një gjysme limoni, përziejeni me mjaltë. Një lëng i tillë duhet pirë dy herë në ditë, esëll në mëngjes dhe përpara vaktit të darkës. Limoni ka aciditet, antioksidantë dhe elementë që luftojnë inflamacionin.

Lëngu i domates – Domatet janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Lëngun natural të domates duhet ta pini një herë në ditë kundër dhimbjeve dhe gurëve.

Lëngu i borzilokut – Gjethet e shtrydhura të borzilokut të përziera me mjaltin ose lëngjet e frutave duhen konsumuar çdo ditë. Përbërësit e këtyre gjetheve stabilizojnë nivelin e acidit urik në trup dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Soda e bukës – Përzieni një lugë gjelle me sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Një lëng të tillë duhet ta pini dy deri në tre herë në ditë. Soda e bukës ndihmon në shkrirjen e shpejtë të gurëve.

Hudhra – Përzieni 5-6 thelpinj të shtypur hudhre në një gotë me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni një ose dy herë në ditë. Hudhra është plot e për plot me antiokisdantë që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, toksinat dhe mikrobet që mund të sulmojnë veshkat. Zgjidhni një prej kurave dhe përdoreni për rreth një muaj. Këto kura ju vijnë në ndihmë kundër gurëve në veshka, megjithatë trajtimet specifike mjekësore mund të rekomandohen vetëm nga një mjek profesionist.

Categories
Lajme

Soda e bukës është ilaç i shkëlqyer natyror, a i keni ditur këto përfitime të saj?

Soda e bukës njihet si një “ilaç” i shkëlqyer natyror. Përveçse për dhëmbët, soda e bukës mund të përdoret në shumë mënyra të tjera që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë.

Deodorant – Pak njerëz e dinë, por soda e bukës mund të përdoret si një deodorant natyral. Ajo që duhet të bëni është të përzieni kremin neutral me sodë buke dhe pak ujë.

Si eksfoliant – Përzieni pak sodë buke dhe ujë për të formuar një pastë dhe më pas pastroni trupin dhe fytyrën. Për më shumë efekt, masazhoni trupin duke bërë lëvizje rrethore.

Krem zbutës për duart – Përzieni sodë buke me ujë derisa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni tek duart.

Për të detoksifikuar trupin tuaj – Hidhni gjysmë filxhan sode buke në vaskë. Soda e bukës jo vetëm që neutralizon acidet e lëkurës, por gjithashtu lufton dhimbjet dhe toksinat.

Zbardh dhëmbët – Thjesht duhet të përzieni një lugë gjelle sode buke me gjysmë lugë kripë, një pikë vaj esencial mente dhe pak ujë. Përdoreni si pastë dhëmbësh.

Dezinfektues për dyshemetë – Pastroni dyshemenë me gjysmë filxhani sodë buke dhe ujë të ngrohtë.

Për heqjen e njollave të yndyrës – Thjesht spërkatni sodën e bukës në zonat ku ka rënë vaj dhe fërkojeni me një furçë.

Për të hequr erën e këpucëve – Truku është shumë i thjeshtë: spërkatni sodë buke brenda secilës këpucë para se t’i vendosni në dollap.