Categories
Receta

Supa e lehtë verore me domate dhe spec djegës – Receta e ditës

Vera kërkon pjata të lehta e të vakëta. E dimë që nuk mund të kaloni shumë kohë pranë sobës, ndaj këtë periudhë ju sugjeroj receta verore, të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur si kjo supa me domate dhe gjizë.

Përbërësit për 4 persona: 400g gjizë me kripë, 500g domate të pjekura mirë, lëng zarzavatesh të ziera afërsisht
një litër, 1 tufë borzilok, 1-2 thelpinj hudhre, spec djegës pluhur, vaj ulliri, kripë, piper, spec djegës i freskët sipas dëshirës, bukë e ndenjur

Përgatitja: Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.

Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke. E shërbejmë të vakët. (Source: Living)

Categories
Këshilla

Tre produktet që i bëjnë mirë zemrës suaj dhe i gjeni në kuzhinë

Një mënyrë jetese e shëndetshme që përfshin ushtrime dhe ushqim të duhur është padyshim një hap i madh drejt rezultatit të dëshiruar, sipas kardiologëve. Sidoqoftë, nuk mjafton të hani produktet më të njohura, të tilla si peshku, perimet, drithërat, frutat dhe arrat.

Ekzistojnë gjithashtu disa nga nënproduktet që mund të luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Dietologia amerikane Ann Louise Gitlman, thotë se duhet të përfshini në dietën tuaj këto tre produkte.

Hudhra – Hudhra është një burim i pasur i elementëve gjurmë, pasi përmban hekur, magnez, bakër, zink. Në të njëjtën kohë, përmban squfur, vitaminë A dhe C. Për sa i përket efektit pozitiv në funksionin e zemrës, hudhra ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut ndërsa ul kolesterolin.

Speci – Është i pasur me antioksidantë. Përmban vitamina A, C, B dhe E si dhe hekur, fosfor dhe kalcium. Është një nga burimet më të pasura të vitaminës E dhe kjo e bën atë të dobishme për zemrën, pasi zvogëlon rrezi.kun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Murrizi – Ai përmban një numër të madh të antioksidantëve si në gjethet ashtu edhe në lulet e tij dhe për këtë arsye mbron zemrën në mënyra të ndryshme, kryesisht duke zvogëluar inflamacionin.

Categories
Dieta

DIETA me spec djegës: Shkrin dhjamin dhe rregullon metabolizmin

Ky lëng i shëndetshëm me përbës natyralë për një periudhë të caktuar kohore mund t’ju shkrijë dhjamin e tepërt.
Ndikon që të keni edhe punë më të përshpejtuar të metabolizmit tuaj, por në anën tjetër do të keni edhe një organizëm të pastruar nga helmet e grumbulluara.

Ajo që është më e rëndësishmja në gjithë këtë proces, është që t’u përmbaheni rregullave dhe udhëzimeve të shënuara dhe pijen shëruese ta konsumoni në mënyrë të rregullt, pa anashkalime dhe arsyetime që mund ta ngushëlloni veten tuaj.

Përbërësit: një spec pikant (ose gjysmë luge piper), një gotë lëng portokalli, 1/4 e gotës lëng limoni, 1 lugë xhenxhefil të bluar, dy kërcej selino (të madhësisë mesatare)

Përgatitja: Së pari, sigurohuni që përbërësit të jenë të pastër dhe të mos jenë të dëmtuar. Përzieni lëngun e shtrydhur nga portokalli dhe lëngun e shtrydhur nga limoni, pastaj shtoni edhe xhenxhefilin e gërryer, si dhe specin pikant të bluar. Nga gjithë kjo përzierjeje do të fitoni rreth 220 mililitra lëng. Më pas, lëngun e zhvendosni në kavanoz prej qelqi, ndërsa lëngut i shtoni edhe kërcejtë e selinos.

Selinon duhet ta konsumoni në mënyrë paralele, ndërsa në anën tjetër konsumoni lëngun. Çdo ditë, midis vakteve, përgatitni rreth tri gota të tilla, që ndryshe njihet edhe si “lëngu që shkatërron dhe shkrin dhjamin”, por, nëse vendosni që paraprakisht të përgatisni më shumë lëng të tillë, atëherë duhet ta ruani në frigorifer.