Categories
Receta

Supa e veçantë në tryezën tuaj, krem perimesh me qumësht

Supe krem perime me qumesht nese nuk e keni vendosur akoma se cfare supe ti beni femijeve kur te vijne nga shkolla te uritur.

Përbërësit: 800 ml qumësht, 250 gram kërpudha, 2 karota, 150 gram bizele, 2 kokrra patate, 1 qepë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle miell, pak kripë dhe pak piper.

Pergatitja: Në një tenxhere të mesme shtoni karotat e qepëve të copëtuara dhe patatet të prera në kubikë dhe i lini për rreth 5 minuta. Pastaj shtoni bizele, një lugë gjelle miell dhe trazojini mirë.

Shtoni pak qumësht, kripë, piper dhe përziejeni mirë përsëri. Lërini rreth 20 minuta dhe pasi të jeni gati me një blender dore, bëni supë krem. Shërbeni supën të ngrohtë dhe mund të shtoni pak majdanoz të freskët mbi të!