Categories
Lajme

A i keni këto pika në sy? Zbuloni çfarë do të thotë për shëndetin

Ju mund të kuptoni shumë se si ndihet dikush duke ju parë në sy. Por a e dini se edhe sytë mund të thonë shumë për shëndetin e njeriut? Padiskutim, madje.

Për shekuj me radhë, mjekët e kanë ditur se syri është shtrirja e sistemit nervor, plot me mbaresa nervore, enë dhe inde që lidhen me të gjitha organet e trupit.

Rëndësia e njollave në sy – Pra, nëse syri jep informacion për shëndetin e dikujt, çfarë tregojnë këto pika? Na vjen keq, kemi një lajm negativ. Të njohura edhe si njolla zgjebe, këto njolla të vogla të kuqe ose jeshile tregojnë praninë e toksinave në trup.

Këto toksina zakonisht hyjnë në trup përmes ilaçeve ose mjedisit. Si të kuptoni se cila zonë është prekur? Varet se ku është shfaqur njolla. Dr. Bernard Jensen e bëri këtë hartë në mënyrë që të kuptoni se cila zonë ka problemin.

Për shembull, sipas hartës, pika në foto tregon se ka toksina në fshikëz. Lajmi i mirë është se me kalimin e kohës dhe mjekimin e duhur, njolla do të tkurret dhe përfundimisht do të zhduket. Por mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj!

Nuk është keq të shikoni hartën për të kuptuar vetë se cila pjesë e trupit ka problem. Por, si me çdo kusht mjekësor, është mirë të konsultoheni me një mjek përpara se të përpiqeni ta zgjidhni vetë problemin.

Categories
Këshilla

Mungesa e kësaj vitamine është shkaku pse qindra njerëz ngelin të verbër

Mungesa e vitaminave është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, kështu që mbajtja nën kontroll duhet të jetë një prioritet shëndetësor.

Për shkak se trupi ynë prodhon vitamina nga disa lëndë ushqyese, ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të mbulojë një spektër të gjerë nevojash shëndetësore. Megjithatë, kur trupi privohet nga disa lëndë ushqyese kyçe, funksioni i tij pengohet. Në fakt, disa mangësi mund të jenë aq të dëmshme saqë shikimi mund të humbet përfundimisht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mungesa e vitaminës A kontribuon në verbëri duke e bërë kornenë shumë të thatë, duke dëmtuar kështu retinën dhe kornenë.

Hulumtimet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës A ndërhyjnë jo vetëm në shikim, por janë gjithashtu një shkaktar kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve. OBSH shpjegon: “Rreth 250 mijë deri në 500 mijë fëmijë që kanë mungesë të vitaminës A verbërohen çdo vit dhe gjysma e tyre vdesin brenda 12 muajve nga humbja e shikimit”.

Roli i vitaminës A në lidhje me shëndetin e syve është i dokumentuar mirë. Syri kërkon një sërë pigmentesh në mënyrë që retina të funksionojë dhe të perceptojë spektrin e plotë të dritës. Kur nivelet e vitaminës A bien shumë, prodhimi i këtyre pigmenteve pushon, duke shkaktuar verbëri natën.

Por kornea është një pjesë tjetër e syrit që mbështetet shumë në vitaminën A për ushqim. Në mungesë, sytë thahen herët sepse nuk janë në gjendje të prodhojnë lagështi të mjaftueshme për t’i mbajtur të lubrifikuar.

Categories
Lajme

Pse na ndodh ajo dridhja e çuditshme e syrit?

Ndodh jo rrallë të ndjejmë që qepallat e syrit të na dridhen. Eshtë një lloj pulitje që mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, por nëse i keni treguar mamit/gjyshes për këtë si përgjigje me siguri keni marrë atë që marrim të gjithë: “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon.”

Përtej teorisë alla shqiptare të tyre, çfarë tregon dridhja e syrit dhe pse shkaktohet? Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen.

Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkoli, duhani apo kafeina.

Në fund, por jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!

Tik-u nervor i syrit nuk është shqetësuese por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjatë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e një çregullimi nervor ose thjesht mund të keni nevojë për syze.

Jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese, pozitive ose edhe negative, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merri gjërat me qetësi.

Categories
Lajme

Kungulleshka, një perime perfekte për presionin e gjakut dhe shikimin

Kungulleshka është një perime që shpesh nënvlerësohet, por me shumë vlera ushqyese. Një kungull i njomë (200 g) është plot me ujë, përmban rreth 95% , 6g karbohidrate, 2.5g proteina dhe 2g fibra. Siguron kalcium (32mg), magnez (36mg), fosfor (76mg) dhe kalium (522mg).

Fakti që përmban kalium e bën atë një zgjedhje ideale për një dietë me kalium të lartë të rekomanduar për presionin e lartë të gjakut. Sa i përket përmbajtjes së ulët të karbohidrateve, disa prej të cilave i përkasin kategorisë së sheqernave (5g) e bëjnë atë një zgjedhje ideale për diabetikët.

Është interesante edhe fakti që kungulleshka është e pasur me vitaminë C, një burim i antioksidantësh β-karoten dhe vitamina të tjera të dobishme si luteina dhe zeaksantina. Karotenoidea, luteina dhe zeaksantina janë të dobishme për shëndetin e syve.

Categories
Lajme

Inteligjenca mund të kuptohet dhe nëpërmjet syrit, studimi e tregon diçka të tillë

Nga pupilat e syrit mund të kuptohen shumë gjëra, sepse pupilat jo vetëm zgjerohen apo ngushtohen sipas sasisë së dritës, por ndryshojnë edhe në varësi të gjendjes sonë emocionale.

Pupilat zgjerohen p.sh. jo vetëm kur është errësirë, por edhe kur jemi tejet të ngazëllyer ose të stresuar, kur ndiejmë neveri ose frikë.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Xhorxhia kanë zbuluar tani se ekziston edhe një korrelacion midis madhësisë së pupilave dhe shkallës së inteligjencës (IQ) së njerëzve.

Ata zhvilluan një eksperiment me 500 vetë mes moshave 18 dhe 35 vjeç. Rezulati: sa më të mëdha pupilat, aq më mirë dilnin personat në testet e ndryshme të inteligjencës.

Categories
Lajme

A e dini se sytë tanë kanë plot e përplot mikrobe?

Deri më tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve që jetojnë në stomakun dhe në lëkurën tonë, të cilat për fat të mirë na mbajnë shëndoshë e mirë. Por këto nuk janë të vetmet strehë mikrobesh në organizëm. Syri i njeriut përmban një koleksion unik mikrobesh që përbëjnë atë që njihet si mikrobioma e syrit. Kur ekuilibrat e mikrobevev prishen. atëherë shfaqen sëmundjet e syrit.

Pse është e rëndësishme mikrobioma e syrit – Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë.

Sipas ekspertëve, kjo mikrobiomë mund të shërbejë për krijimin e terapive inovative për trajtimin e shumë sëmundjeve të syrit. Madje në një të ardhme jo shumë të largët, shkencëtarët do të mund të përpunojnë bakteret në mënyrë të atillë sa të trajtojnë më me efikasitet të sëmundjeve të syrit.

Mikrobioma e syrit është gjithnjë e rrezikuar nga baktere të këqija që vijnë nga ajri apo nga duart e palara. Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohen ose eliminohen falë derdhjes së vazhdueshme të lotëve. Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje bakteresh që qëndrojnë në sy.

Bëhet fjalë për llojet e baktereve: Staphylocoçi, Diphtheroids, Propionibacteria dhe Streptocoçi. Kjo mikrobiomë e rëndësishme është njësoj e rrezikuar nga përdorimi apo abuzimi i antibiotikëve, si ajo e stomakut. Mjekët shpesh rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve të ndryshëm për shumë sëmundje të lehta të syve që në shumë raste nuk kanë nevojë për barna të tilla.

Problemet e lehta me sytë (siç është skuqja) që shkaktohen nga infeksione virale nuk trajtohen me antibiotikë. Madje edhe infeksionet bakteriale të syrit mund të zgjidhen për 7-10 ditë pa ndërhyrje madhore me barna. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të shkaktojë probleme edhe në mikrobiomën e syve duke shkaktuar infeksione, probleme me imunitetin madje edhe sëmundje të rënda si kanceri.

Categories
Lajme

Studimi i ri: Ç’ndodh nëse sheh një dritë të kuqe për 3 minuta në ditë!

Ashtu siç lani dhëmbët çdo natë për t’i mbrojtur ata, shikimi i një drite të kuqe për disa minuta mund të kthehet në rutinë pasi ka efekt në mbrojtjen e shikimit tuaj!

Sipas një studimi të ri të botuar këtë javë në revistën shkencore të Gerontologjisë, të shohësh një dritë të kuqe të thellë për 3 min mund të ketë një efekt dramatik në parandalimin e rënies së shikimit ndërsa plakemi.

Nëse rezultatet përsëriten në studimet e ardhshme, dhe miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA, drita mund të krijojë një epokë të re në të cilën miliona njerëz do të kenë qasje në terapinë e lehtë të ndjekur nga shtëpia.

Kjo do t’u jepte atyre një shtresë të re mbrojtjeje kundër proceseve natyrore të plakjes që vjedhin ndjeshmërinë e syve ndaj dritës dhe aftësisë për të dalluar ngjyrat.

“Ju nuk keni nevojë ta përdorni atë për një kohë të gjatë për të fituar një rezultat të fortë,” tha autori kryesor Glen Jeffery, një profesor i neuroshkencës në Angli.

Shkenca funksionon, tha Jeffery, sepse drita stimulon shëndetin e mitokondrisë, që është si bateri në qelizat tona.

Dhe për shkak se mitokondria është e përfshirë në një gamë të gjerë sëmundjesh, njohuri si këto mund të ndihmojnë në trajtime të reja për sëmundje, përfshirë Parkinson dhe diabetin.

Eksperimenti tregoi se nga trajtimi me dritë të kuqe përfitojnë të moshuarit. Fuqia e qelizave supozitore u përmirësua tek një e pesëta e personave mbi 40 vjeç. Tek më të rinjtë nuk u vu re asnjë lloj ndryshimi.

Qelizat receptuese të dritës në retinë dobësohen me moshën dhe prandaj shikimi ynë dobësohet.

“Ky konstatim vlen veçanërisht për moshat mbi 40 vjeç,” thotë Jeffery. “Ndjeshmëria e retinës dhe perceptimi i ngjyrave bëhen gradualisht me moshën më të dobëta.”

Categories
Lajme

Pse ndodh shikimi i turbullt në shtatzëni dhe kur duhet të kërkoni ndihmë

Ndryshimet në sy gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë turbullim të shikimit. Meqenëse trupi përmban lëngje të tepërta, shtresa e jashtme e syrit (kornea) bëhet pak më e trashë. Ky ndryshim spikat më tepër në javën e dhjetë të shtatzënisë dhe mund të vazhdoni ta ndieni edhe gjashtë javë pas lindjes së foshnjës.

Gjithashtu, gjatë shtatzënisë ulet presioni i lëngut brenda kokërdhokut të syrit (tensioni i syrit). Duke u kombinuar së bashku, këto ndryshime mund të shkaktojnë turbullime në shikim. Në rast se mbani lente kontakti, sidomos me numër të madh, këto ndryshime mund të shkaktojnë shqetësime dhe parehati.

Parandalimi dhe kujdesi: nëse lentet e kontaktit ju bezdisin, mund të mbani edhe syze. Nuk është e nevojshme që gjatë shtatzënisë të ndryshoni numrin e lenteve, sepse pas lindjes, shikimi do të kthehet në gjendjen e tij normale.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore Nëse shikimi ju turbullohet papandehur, është mirë që të bëni një kontroll. Kjo gjendje është veçanërisht kritike nëse vuani nga diabeti. Bisedoni me mjekun për të përcaktuar një program kontrolli për të mbikëqyrur nivelin e sheqerit në gjak dhe veç kësaj, mund ta pyesni për çdolloj problemi që mund të keni me shikimin.

Turbullimi i shikimit mund të lidhet edhe me pre-eklampsinë, një sëmundje që rrit tensionin e syrit. Bisedoni me mjekun nëse vëreni një ndryshim të papritur në shikim, nëse shihni shumë turbullt ose nëse vëreni njolla përpara jush.

Categories
Lajme

Si t’i trajtoni në shtëpi pikat e bardha rreth syve

Më siguri keni vënë re të paktën një herë te vetja apo te të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për një sëmundje të quajtur Milia dhe vuani nga ky problem të gjithë përgjigjet do t’i gjeni në këtë artikull.

Në këtë shkrim ju tregoj shkakun më të zakonshëm të zhvillimit të kësaj sëmundje në lëkurën tuaj.

Çfarë është Milia – Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike. Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite. Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

Çfarë e shkakton – Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po j’ua shkakton keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja. Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj.

Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.

Si ta trajtoni në shtëpi

Në shumicën e rasteve këto pika të bardha do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve. Nëse vuani nga këto simptoma nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre. Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.

Ju këshilloj disa mënyra se si mund t’i parandaloni dhe qetësoni gradualisht këto pika.

Pastrimi – Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate. Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.

Mbrojtja – Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve. Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre.

Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të. Bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamin.

Konsultohuni me mjekun – Megjithëse mund të jeni të tunduar nga dëshira për t’i ngacmuar këto pika të bardha me duar në shtëpi kjo nuk këshillohet.

Ngacmimi i tyre me duar mund t’ju shkaktojë shenja të përherëshme dhe infeksion të lëkurës. Nëse fytyra juaj po i prodhon ato në sasi të mëdha dhe ju bezdisin, gjithnjë konsultohuni me një mjek dermatolog.

Kjo sëmundje kërkon në çdo rast trajtim të specializuar.

Categories
Këshilla Shëndeti

Si lidhen ngjyra dhe forma e syve me shëndetin (e detajuar)

Ngjyra dhe forma e syve janë tregues të rëndësishëm të shëndetit të njeriut dhe sëmun.djeve që i kanosen. Njerëzit me sy të kaltër apo jeshilë janë më të prirur të preken nga disa pro bleme shëndetësore. Individët me sy kafe mund të jenë më të prekur nga dhimbja dhe depresioni që vjen pas tij.

Në këtë artikull, do të mësoni më shumë për sinjalet që tregon ngjyra e syve për shëndetin.

Sheqeri në gjak – Një studim i vitit 2011 tregon se njerëzit që kanë një lëkurë me ngjyrë të çelët dhe sy blu janë më të rrezi kuar nga shfaqja e diabetit të tipit 1.

Problemet me dëgjimin – Disa studime kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me sy blu që jetojnë në ambiente të zhurmshme janë më të prirur të vuajnë nga pro blemet me dëgjimin. Njerëzit me sy kaf kanë melaninë në sytë dhe veshët e tyre, gjë që shërben si një mburojë për dëgjimin dhe shikimin.

Varësitë – Individët me sy blu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga varësi të ndryshme. Këta njerëz kanë tendencën të pijnë më shumë alkol dhe janë më të rrezikuar nga varësia prej tij.

Humbja e pigmentit të lëkurës – Njerëzit me sy blu janë më të mbrojtur nga vitilgo, një sëmundje jo ngjitëse e cila shkakton humbjen e pigmentit të lëkurës dhe krijon arna të bardha në lëkurë.

Perdja e syrit – Ky problem prek më shumë njerëzit me sy kaf. Një studim australian arriti në konkluzionin se ngjyra kafe dyfishon rrezi kun e perdes së syrit.

Bebja e syrit – Ekspertët shprehen se madhësia e bebes së syrit është tregues i inteligjencës së njeriut. Njerëzit që kanë një bebe të madhe të syrit besohet të kenë një mendje të mprehtë.

Aftësitë sportive – Njerëzit me sy kaf kanë tendencën të shkëlqejnë në aktivitete sportive si boksi apo futbolli. Individët me sy bojëqielli kanë performancë më të mirë në tenis, bouling apo golf.

Tumori i syrit – Sytë me ngjyrë blu, jeshile ose gri janë më të prirur të preken nga tumori i syrit. Sytë me ngjyrë kafe janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje e rrallë.

Depresioni – Në teori, gratë me sy me ngjyrë të errët vuajnë më shumë gjatë lindjes. Për më tepër, ato janë të prirura të preken më shumë nga depresioni si pasojë e dhimbjeve.