Categories
Receta

Receta si e gjyshes, speca të mbushur me djathë

Nëse dëshironi të kënaqeni me aromën e kuzhinës së gjyshes, provojeni këtë recetë: Përbërësit: 350–400 g djathë, 2 vezë, moraçë, fletë majdanozi, kripë, piper, 2 lugë grizë, 2 domate, vaj.

Përgatitja: Vezët tundni me mikser dhe shtoni djathin e thërrmuar, grizin, piperin, fletët e majdanozit dhe moraçën e grirë, pastaj të gjitha bashkoni.

Specat lani dhe hiqjani farat, me shtojcën e tillë mbushni specat dhe mbyllni me rrathë domateje. Shtoni vaj dhe futni në furrë të ngrohur në 200 gradë celsius. Piqni rreth 30 – 40 minuta, derisa të skuqen.