Categories
Këshilla

Njihuni me 5 ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin. Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg. Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit. Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit. Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Kafeja – Njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut. Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji. Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji i jamballit – Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit. Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë – Janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër. Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet e pasura me vitaminë B-12 – Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut. Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12. Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji – Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut. Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik. AgroWeb.org ju këshillon të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht.

Categories
Lajme

Cilat janë grupet e njerëzve që e kanë të ndaluar konsumimin e hudhrës

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Hudhra është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë kur merret në sasitë që normalisht gjenden në ushqim. Hudhra është e paqëndrueshme kur përdoret në sasi medicinale gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji. Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme për sigurinë e aplikimit të hudhrës në lëkurë nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj, për të qenë më të sigurta, mos e përdorni.

Fëmijët: Hudhra është disi e sigurt kur merret me anë të gojës dhe në mënyrë të përshtatshme për një afat të shkurtër tek fëmijët. Sidoqoftë, hudhra mund të jetë e dëmshme kur merret me gojë në doza të larta. Disa të dhëna sugjerojnë se doza të larta të hudhrave mund të jenë të rrezikshme apo edhe fatale për fëmijët. Arsyeja për këtë paralajmërim nuk dihet. Të paktën deri tani nuk është raportuar ndonjë rast fatal tek fëmijët nga konsumimi i hudhrës. Kur aplikohet në lëkurë, hudhra mund të shkaktojë plagë të ngjashme me djegien.

Çrregullime të gjakderdhjes: Hudhra, veçanërisht ajo e freskët, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.

Probleme të stomakut ose tretjes: Hudhra mund të irritojë traktin gastrointestinal (GI). Përdoreni me kujdes nëse keni probleme me stomakun ose tretjen.

Tensioni i ulët i gjakut: Hudhra mund të ulë tensionin e gjakut. Në teori, konsumimi i hudhrave mund të bëjë që tensioni i gjakut të bëhet shumë i ulët tek njerëzit me tension të ulët të gjakut.

Kirurgjia: Hudhra mund të zgjasë gjakderdhjen dhe të ndërhyjë në presionin e gjakut. Ndaloni marrjen e hudhrave të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar.

Categories
Lajme

Nga shtimi në peshë te rritja e tensionit, stresi kronik po ju sëmur çdo ditë nga pak

Stresi është një ndër armiqtë që po rrezikon gjithmonë e më shumë jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik të shumë njerëzve në të gjithë botën, duke shkaktuar ndryshime negative në sistemin imunitar dhe funksione të tjera biologjike.

Po për çfarë lloj ndryshimesh bëhet fjalë? Stresi kronik pengon sistemin imunitar të mbrojë trupin nga sëmundjet dhe patogjenet. Ai ndikon gjithashtu negativisht tek funksioni i qelizave dhe zhvillimin e inflamacionit. Si pasojë, ju bën më të prekshëm ndaj problemeve të mëposhtme:

1.Shtim në peshë: Stresi kronik mund të shkaktojë një rritje të vogël të niveleve të hormoneve të urisë, të quajtura glukokortocoide. Nëse niveli i këtyre hormoneve është i lartë, rritet edhe dëshira juaj për të ngrënë. Rezultati është shtimi në peshë, deri në obezitet.

2.Rritje të nivelit të lartë të tensionit: Siç mund ta keni dëgjuar, stresi lidhet ngushtë me instinktet e trupit lufto ose duro, që zhvillohen për të ndihmuar njerëzit për të shmangur ndodhitë e këqija. Për t’i mbijetuar një situate jetë a vdekje, stresi ndez sistemin nervor simpatetik, që nga ana tjetër rrit tensionin e gjakut, kështu gjymtyrët dhe muskujt janë gati për aksion. Asnjë nga këto nuk është një gjendje e përkohshme. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të tensionit të gjakut mund të ndërhyjnë në zemër dhe të çojnë në dëmtim dhe bllokim të arterieve.

3.Akne: Pak rëndësi ka nëse stresi është akut ose kronik, ai mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurë. Kjo ndodh sepse hormonet stresit ,sidomos kortizoli, mudn të rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe qarkullimin qelizave. E gjitha kjo përkthehet në shfaqjen e puçrrave në fytyrë, si dhe probleme të tjera me lëkurën.

Categories
Këshilla

Tri metoda efikase për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katas.trofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për 3 kura natyrale, të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

KURA E PARE (Përbërësit: ujë, një limon)

Udhëzimet: Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

KURA E DYTE: Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

KURA E TRETE (Përbërësit: ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle)

Udhëzimet: Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

Categories
Lajme

3 metoda natyrale për të ulur tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli, do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëng limoni

Përbërësit: ujë, një limon

Udhëzimet: Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e dytë me hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë, sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke

Përbërësit: ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet: Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

Categories
Shëndeti

Me këtë recetë stabilizon tensionin në pak sekonda, janë produkte të kuzhinës!

Presíoni i lartë i gjakut dhe problemet me nivele të larta të kolesterolít janë dy problėme shëndetësore që prekin një masë të madhe njerëzish.

Ato mund të trajtohen edhe në shtëpi, me përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj. Kjo recetë e këtij ilaçi natyral është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Rekomandohet të konsumohet për 7 ditë rresht për efekte të mrekullueshme.

Përbërësit: 1 copë xhenxhefil, 1 thelpi hudhër, 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni.

Përgatitja: Qëroni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe vendosini në një blender. Më pas, shtoni në të edhe uthullën, mjaltin dhe lëngun e limonit. Lërini në blender për rreth 30 sekonda që të përgatiten. Hidheni përzierjen e përgatitur në një gotë dhe ruajeni në frigorifer për rreth 5 ditë.

Rekomandohet që të konsumohet një lugë gjelle nga kjo përzierje çdo mëngjes me stomakun bosh dhe një lugë gjelle në mbrëmje, para se të flini gjumë.

Shënim: Mund ta përdorni për 7 ditë dhe nuk duhet të konsumoni më shumë se 3 herë në ditë nga ky ilaç.