Categories
Lajme

Çmenduri: Ja shifra më e madhe që ka fituar Bezos në një ditë

Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos ka vendosur një rekord të ri për pasurinë neto personale duke shkuar në 211 miliardë dollarë. Vetëm gjatë ditës së martë, 57-vjeçari fitoi 8.4 miliardë dollarë në vlerë neto.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, aksionet e Amazon u rritën me 4.7 për qind. Ndërkohë, shefi i Tesla, Elon Musk renditet i dyti me 181 miliardë dollarë pasuri.

Derisa aksionet e Tesla kanë rënë gati 10 për qind, aksionet e Amazon kanë vazhduar të rriten me 15.4 për qind që nga 1 janari. 27 vite pas themelimit të kompanisë, Bezos do të heqë dorë për të marr drejtimin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigantit botëror të tregtisë në internet.

Ai pritet t’i kushtojë më shumë kohë iniciativës “Bezos Earth Fund”, kompanisë së anijeve kozmike “Blue Origin”, gazetës “The Washington Post” dhe fondit “Amazon Day One Fund”.

Gjatë 2020-së, pasuria e tij neto u rrit për në 75 miliardë dollarë, ndërsa pandemia COVID-19 dërgoi shitjet e kompanisë në stratosferë, duke rritur ndjeshëm aksionet.

I pari i Amazonit, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka tërhequr kritika për pasurimin, derisa mijëra punëtorë në kompaninë e tij jetojnë në vështirësi ekonomike. Ai do të zëvendësohet nga shefi ekzekutiv i Amazon Web Services, Andy Jassy.

Blue Origin founder Jeff Bezos speaks after receiving the 2019 International Astronautical Federation (IAF) Excellence in Industry Award during the the 70th International Astronautical Congress at the Walter E. Washington Convention Center in Washington, DC on October 22, 2019. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)