Categories
Lajme

3 ushqimet që duhet të hani më shpesh për të parandaluar thinjat

Ushqime të pasura dhe vitaminë B dhe E – Vitaminat B dhe E janë vitaminat më esenciale për trupin dhe flokët. Jo vetëm që ndihmojnë në rritjen e flokëve të forta dhe të bukura, por gjithashtu rregullojnë prodhimin e vajrave ekstra, kështu që flokët tuaj do duken më mirë.

Ushqimet si fasulet, perimet dhe frutat janë të pasura me vitaminë B dhe këto ju ndihmojnë që flokët tuaja të duken mahnitëse. Vitamina E mund të gjendet tek perimet jeshile me gjethe, farat e lulediellit dhe arrat.

Ushqimet e pasura me zink – Trupi ynë ka nevojë për zink në sasi të vogla dhe ky mineral nuk ruhet tek ne. Lajmi i mirë është se nëse rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me zink, ndihmoni trupin të luftojë prodhimin e yndyrës së tepërt. Konsumoni më shumë vezë dhe tërshërë.

Yndyrna të shëndetshme – Edhe nëse keni flokë të yndyrshëm, kjo nuk është një arsye që ju të shmangni tërësisht yndyrnat. Kjo pasi ato janë një mekanizëm që e bën trupin tonë të punojë. Por ama shmangni gjalpin, margarinën dhe konsumoni më shumë peshk

Categories
Lajme

Lëkurat e patateve dhe thinjat kanë një lidhje që mbase nuk e dinit

Flokët e thinjur janë një gjë shumë normale për të gjithë, me kalimin e viteve. Në vend që të lyeni vazhdimisht flokët me bojë, mjafton të përdorni lëkurën e patateve për të errësuar ngjyrën, sepse përmban elementë që shërbejnë si ngjyrues natyral për flokët.

Hapi i parë: Merrni 5 ose 6 patate dhe hiquni lëkurën. Vendosini në një enë të madhe të mbushur me gjysmë litër ujë. Vendoseni ujin bashkë me lëkurën e patateve të ziejë për 20 deri në 30 minuta.

Hapi i dytë: Më pas kullojeni ujin në një enë tjetër dhe hiqni lëkurën e patateve. Lerëni të ftohet.

Hapi i tretë: Lani flokët me produktet e zakonshme që përdorni.

Hapi i katërt: Hidhni lëngun e lëkurës së patateve në flokë dhe lëreni për pak minuta. Thani flokët me peshqir dhe pas gjysmë ore lajini përsëri me ujë.

Hapi i pestë: Mund të bëni të njëjtën gjë një herë në javë, deri sa të shihni rezultatet që doni të arrini.