Categories
Lajme

A keni dëgjuar për skuqjen e lëkurës (Rosacea) nga ushqimet? Ka një ‘truk’ për to

Skuqja e lëkurës ose rosacea mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara. Mund të shfaqet si skuqje, acarim, ndjesi djegieje ose pickimi, por gjithashtu mund të shkaktojë ënjtje, cilësi të pabarabartë të lëkurës dhe gunga të ngjashme me puçrrat.

Rosacea shpesh përkeqësohet nga kafeja, vera dhe ushqimet pikante, por këto nuk janë ushqimet e vetme që duhet t’i keni kujdes. Rosacea shkaktohet nga ushqimi, stresi mjedisor dhe shprehitë e jetesës. Ekspozimi ndaj dritës së diellit, pijeve të nxehta, alkoolit dhe madje edhe çokollatës mund të përkeqësojë simptomat. Por për dy grupe ushqimesh flitet më pak që gjithashtu shkaktojnë inflamacion të lëkurës.

Pijet e ftohta, erëzat që gjenden në mustardë ose kanellë, gjithashtu mund të shkaktojnë rosacea. Por, edhe ushqime që përmbajnë formaldehid, i cili tingëllon “i tmerrshëm”, mirëpo ushqimi e përmban natyrisht atë në sasi të vogla, mikroskopike. Portokallet, dardhat, bananet, si dhe produktet e qumështit, mishi dhe peshku mund ta përkeqësojnë rosacean.

Çdo rast i rosacea është individual, pra kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çdo pacient të dijë se cilët janë shkaktarët e tij për përkeqësimin e gjendjes. Nëse pini kafe me qumësht dhe më pas skuqeni, përpiquni së pari të eliminoni qumështin, pastaj kafenë dhe përcaktoni se cila nga të dyja ju ka shkaktuar skuqjen në fytyrë.

Kujdesi për lëkurën me rosacea përfshin kremra të butë pastrues dhe qetësues që përmbajnë panthenol; ka edhe balsame për rosacea. Është e rëndësishme të përpiqeni të zvogëloni stresin, i cili është një nga shkaktarët më të mëdhenj, të hiqni qafe ushqimet që ju shqetësojnë dhe të minimizoni simptomat e kujdesit të lëkurës.

Categories
Lajme

Po iu tregoj trukun magjik që perimet të mos prishen shpejt në frigorifer

Keni blerë perime të freskëta, i keni ruajtur në frigorifer por ato kalben përpara se t’i konsumoni. Është diçka që iu ka ndodhur të gjithëve. Sidoqoftë, ekziston një truk magjik me të cilin mund t’i mbani perimet të freskëta për një javë.

Ajo që ju duhet është vetëm letër kuzhine. Së pari, lajini perimet shumë mirë dhe thajini me letër kuzhine që të mos pikojnë. Pastaj, mbështillini me letër dhe vendosini në frigorifer. Kjo mënyrë do t’ju shpëtojë.