Categories
Këshilla

Dhimbja e qafës ka zgjidhje, ju tregoj disa truqe që ju lehtësojnë jetën

Nuk ka asgjë më të sikletshme se të zgjohesh në mëngjes me dhimbje dhe ngurtësim të qafës. Kjo dhimbje e bën shumë të vështirë lëvizjen dhe aktivitetet e ditës. Edhe kthimi i kokës për të biseduar me një koleg, mund t’ju shkaktojë dhimbje të mëdha.

Dhimbjet e qafës kanë shkaktarë të ndryshëm si stresi, pozicioni i keq i gjumit dhe lloji i dyshekut ku keni fjetur. Cilado qoftë arsyeja, ju me siguri doni që kjo dhimbje e tmerrshme të largohet sa më shpejt. Ja disa truke që mund të përdorni:

Bëni ushtrime të ngadalta – Një nga mënyrat më të shpejta për të trajtuar dhimbjen e qafës është stërvitja. Sidoqoftë këto lëvizje duhen kryer ngadalë, me një fraksion të shkurtër lëvizjesh. Përkulni kokën përpara dhe pas. Pastaj alternojini me lëvizje nga njëra anë në tjetrën. Pasi të ndjeni se muskujt janë më të ngurtë, kthejeni majtas ngadalë. Më pas kthejeni djathtas. Bëjeni me ngadalë pasi kthimi mund t’ju dhembë. Bëni të paktën 20 përsëritje të këtij ushtrimi. Bëjeni në disa orë derisa dhimbjet dhe ngurtësia e qafës të zbuten.

Masazhoni qafën me vajra esencialë – Përzieni së bashku disa pika vaj borziloku, vaj selvie, vaj livande dhe vaj mesteje me një lugë vaj ulliri të ngrohtë. Masazhojeni përbërjen në qafë për disa minuta. Aplikojeni këtë përzierje të paktën dy herë në ditë. Secili prej vajrave esencialë ka veti kuruese. Vaji i mentes qetëson muskujt ndërsa vaji i livandës do të largojë stresin dhe do të qetësojë mendjen. Vaji i borzilokut është një anagjezik dhe ka veti antispazmatike që qetësojnë dhimbjen. Ndërkohë, vaji i selvisë stimulon qarkullimin e gjakut.

Kompresa me uthull molle – Zhysni një pecetë në uthull molle. Vendoseni në qafë dhe lëreni të qëndrojë për një deri në dy orë. Aplikojeni dy herë në ditë derisa dhimbja e qafës të largohet. Uthulla e mollës është një ilaç i shkëlqyer për muskujt e ngurtë. Karakteristikat anti-inflamatore dhe antioksidantët që gjenden tek uthulla do të ndihmojnë në uljen e stresit në muskujt e qafës.

Vendosni akull – Vendosni kuba akulli brenda një peshqiri dhe aplikojeni në zonën që ju dhemb. Lëreni të qëndrojë për disa minuta. Akulli do të lehtësojë dhimbjen e qafës dhe do të reduktojë inflamacionin në zonën e prekur. Përveç këtyre metodave, duhet të bëni gjithashtu kujdes për ritualet që mund të shkaktojnë dhimbjet e qafës. Ju gjithashtu duhet të bëni shumë ushtrime. Ngrihuni herë pas here nga tavolina juaj e punës, të paktën çdo një orë dhe kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj.

Categories
Këshilla

Disa “truqe” para se të flini për një lëkurë të butë

Nëse doni të dukeni më të rinj dhe të bukur, atëherë duhet të siguroheni që të bëni 7-9 orë gjumë. Në fakt, gjumi i duhur i kombinuar me trajtimin e duhur të kujdesit të lëkurës do të intensifikojë riparimin e lëkurës dhe do të përmirësojë në mënyrë dramatike pamjen tuaj.

Pastroni me kujdes fytyrën – Mendoni për të gjitha produktet që vendosni në lëkurën tuaj (kremra dielli, serum, krem ​​hidratues). Shtoni dhe ndotjen nga atmosfera dhe do të kuptoni se vetëm një larje nuk mjafton. Prandaj, çdo natë, pasi të keni shpëlarë fytyrën, përsëritni procesin në mënyrë që pastruesi të arrijë vërtet poret e lëkurës. Më pas aplikoni serumin dhe kremin hidratues.

Bëni maska – Maskat gjatë natës janë të dizajnuara në mënyrë që përbërësit e tyre të depërtojnë më thellë gjatë kohës që fle. Një shtresë e hollë e këtij lloji maskash parandalon që papastërtia dhe pluhuri të depërtojnë në poret e lëkurës. Në thelb, përbërja e një maske natë është e tillë që qëndron më gjatë në lëkurë dhe jep një efekt siç është hidratimi.

Ndërroni jastëkun- Një këshillë e vogël por e mrekullueshme e bukurisë është të flesh në një jastëk mëndafshi. Kjo pëlhurë do të zvogëlojë shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave në fytyrën tuaj, duke parandaluar fërkimin e lëkurës.

Kujdesuni për flokët tuaj – Një herë në javë, vendosni vaj kokosi në majat e flokëve dhe më pas lajini në mëngjes.
Trajtoni qerpikët tuaj-Për të trajtuar qerpikët përdorni vaj bajamesh dhe aplikojeni me një furçë të vogël. Aplikoni para se të shkoni në shtrat dhe gradualisht do të shihni që qerpikët tuaj të bëhen më të shëndetshëm.