Categories
Shëndeti

Ulni rrezikun e tumorit në zorrën e trashë, stomak dhe ezofog duke hequr dorë nga këto zakone

Për të reduktuar rrezikun e tumoreve në zorrën e trashë, kufizoni konsumin e mishit të kuq të përpunuar dhe alkoolit. Perqendrohuni te konsumimi i drithërave integrale, duke patur kujdes të mos zbresësh nën nivelin e rekomanduar të kalciumit dhe të sigurosh nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Për të reduktuar rrezikun e tumorit në stomak, duhet zvogëluar konsumi i kripës, turshive dhe mishrave të përpunuar. Për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri në ezofag, rekomandohet kufizimi i alkoolit, dhe i duhanit dhe ushqimeve tepër të nxehta.

Edhe pse dieta për reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga tumoret është në një linjë me atë të sugjeruar për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe në përgjithësi për një shëndet më të mirë, e rëndësishme është të mos vendosim se çfarë duam të parandalojmë, por çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar stilin tonë të jetesës.