Categories
Këshilla

Nga brokoli te domatja, kjo është lista me disa ushqime të mira për prostatën

Lëngjet – Pini shumë ujë. kushdo me prostatë duhet të pijë shumë ujë apo lëngje, ndërkohë që duhet të reduktojnë në maksimum alkoolin. Gjithashtu, kafeina dhe Domate dhe brokolibirra duhet të përdoren në sasi të vogla.

Perimet – Perimet si brokoli, lakra apo lulelakra janë shumë të mira për të qenë mbrojtëse. Janë edhe më pozitive për faktin që kanë shumë antioksidantë.

Domatja dhe shalqiri – Një studim i kryer tek 47 mijë persona tregoi që përdorimi i shalqirit dhe domates reduktoi 35 për qind rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP.

Silazhi – Të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm.

Vitamina E – Vitamina E ul rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje në 32 për qind, në krahasim me ata që nuk e marrin (ushqime që përmbajnë vitaminë E janë sallata jeshile, spinaqi, lakrat e ndryshme, arrat, mëlçitë, qumështi, gjiza, mishi, veza, rrushi, bajamet etj.)

Categories
Lajme Shëndeti

A e dini çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë?

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja dhe mëlçia – Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Kafeja: ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, lufton depresionin, mbron nga diabeti i tipit 2, pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës, përmirëson performancën fizike, ndihmon në rënien në peshë. Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë. ë të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit.

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

Categories
Lajme

Ky është mëngjesi ideal për kocka të forta: Si të merrni sasitë e duhura të kalciumit

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dëmtohen fare lehtë. Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dëmtim dhe dhimbje të tyre. Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë. Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente.

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes. Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.

Si të ndihmoni kockat – Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime. Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët. Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin. Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.

Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt. Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.

Mëngjesi i duhur – Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt. Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj. Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat. Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.

Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium. Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj. Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium. Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera. Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile. Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten.

Categories
Lajme

Shqipëria e bekuar me lajthitë e njoma: ndihmojnë sistemin nervor

Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish, të cilat kur janë të njoma ofrojnë vlera pafund për konsumatorët. Si çdo ushqim tjetër, edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin siç i themi ne, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër. Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Lajthitë e njoma, magjike për shëndetin e trurit – Shumë studime të konsultuara tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës. Thënë shkurt, lajthitë janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë.

Mrekulli për shëndetin e mirë të gjakut – Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë fort sistemin nervor – Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave. Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatzanitë – Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Categories
Lajme

Ujë me kanellë në mëngjes, jua sugjeroj për shëndetin e mirë të organizmit

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë. Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen.

Uji me kanellë mund t’ju shoqërojë mjaft mirë çdo ditë dhe t’ju mbrojë nga një sërë virozash. Mjafton të zjeni ujin, për një filxhan çaji ujë duhet një lugë çaji kanellë pluhur. Pasi të ketë zjerë ujin, shtoni kanellën dhe lëreni për 10 minuta sa të tretet plotësisht duke e trazuar. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë ose pak sheqer sipas dëshirës. Sipas dëshirës, për më shumë shije dhe vlera kur ta konsumoni mund t’i shtoni disa feta mollë. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime për vlerat më të mira shëndetësore që përfitoni duke pirë çajin me kanellë.

Ushqyesit e erëzës – Kanella është shumë e pasur me antioksidantë. Ajo përmban gjithashtu minerale si kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe magnez. Kjo erëz e mrekullueshme është e pasur edhe me vitaminë A.

Llojet e kanellës – Në botë gjenden qindra lloje të kësaj erëze, por njeriu mund të përdorë vetëm katër prej tyre: Kanella Autentike e Sri Lankës, Kanella Cassia e Kinës, Kanella Korintje e Indonezisë dhe Kanella Saigon e Vietnamit. Kanella pluhur ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të humbur në peshë. Kanellën mund ta përzieni me tërshërë, çaj ose lëngje frutash. Nëse jeni minimalistë në shije, mund të zgjidhni ujin me kanellë që ofron vlerat e mëposhtme.

Kanella përmirëson tonalitetin e lëkurës – Konsumoni të paktën një lugë gjelle me kanelle në ditë që të merrni sa më shumë fibër. Kanella largon toksinat dhe përmirëson tonalitetin e lëkurës. Ajo është miqësore me lëkurën e ndjeshme ndaj rekomandohet kundër akneve dhe problemeve të tjera.

Ndihmon në rënien në peshë – Çaji me kanellë dhe mjaltë është shumë i mirë për të rënë në peshë. Kombinimi i të dyjave shuan urinë dhe parandalon ngrënien e tepërt.

Përmirëson funksionet e trurit – Me ujin me kanellë do të jenë më të përqendruar dhe vigjilentë. Ai vazhdon të përdoret kundër disa sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni sidomos tek të moshuarit. Pasi të lexoni këtë artikull përgatisni një çaj ose lëng me kanellë për gjyshërit.

Kuron dhimbjen e dhëmbit – Herën tjetër kur t’ju dhembë dhëmbi përzieni pak kanellë me mjaltë dhe vendoseni direkt mbi dhëmb. Mbajeni pastën për pak kohë dhe më pas lani dhëmëbt.

Forcon sistemin imunitar dhe dëgjimin – Nëse pini rregullisht ujë me kanellë, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur nga bakteret dhe virozat. Për më tepër, kanella ka aftësinë të rimëkëmbë dëgjimin e dëmtuar.

Përdorimet e kanellës në shtëpi – Përveç të mirave që i sjell të shëndetit, kanellën mund ta përdorni në shtëpi edhe për të neutralizuar aromat e këqija, larguar insektet, masazhe, e të tjera.

Kini kujdes – Kanella shoqërohet me efekte anësore siç janë: rritja e temperaturës, probleme gjatë shtatzanisë sidomos kontraktime dhe lindje të parakohshme. Në rastin e grave lehonë, kanella nuk duhet konsumuar sepse mund të shkaktojë alergji tek fëmijët. Shmangni çdo produkt me kanellë nëse jeni shtatzënë apo lehonë. Kanella nuk rekomandohet për diabetikët sepse mund të ulë ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak. Nëse hani sasi të mëdha të kanellës do të përballeni me një nivel të madh toksinash në organizëm.

Dozat e rekomanduara – Mos konsumoni kurrë më shumë se 1-6 gramë kanellë në ditë. Kanella Autentike është më e mira dhe më e shëndetshmja nga të gjitha.

Categories
Lajme

Kura sherebelë me mjaltë është fantastike për ftohjet e papritura

Uljet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura. Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit. Si rrjedhim, të gjithë jemi më të ekspozuar ndaj ftohjeve aq të pranishme në dimër.

Cilat janë shenjat më të përhapura të ftohjeve të pranverës? Problemet me fytin, bajamet, kolla dhe rrufa janë shenjat më të përhapura. Shoqërohen gjithashtu me një lodhje të vazhdueshme, që e bën stinën e re të hyjë me këmbën e gabuar. Këshillohet një përzierje shumë efikase për të qetësuar shëndetin, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji. Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kuruese.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi. Sherebela gjendet në mjaft zona të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës. Sipas burimeve sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Natyra na ka bekuar me sherebelën endemike, duke e pasur me bollëk në Shqipëri. Përbërësit: 30 gramë gjethe të thata sherebele, një majë luge piper i kuq djegës, 3 gota ujë, mjaltë sa më cilësor, lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes – Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni. Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar – Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna. Sipas informacioneve sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Categories
Lajme

A e dini se bananet japin një buzëqeshje të bardhë?

Banania është e pasur me vitamina A, B, C, D, është një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe manganit dhe ndihmon jo vetëm për të pasur një dietë të ekuilibruar dhe për të qenë të shëndetshëm.

Ky frut me vlera ushqyese ndihmon në luftimin e depresionit, relaksimin dhe na jep energji falë proteinave që i jep trupit, ka veti anksiolitike, është aleat për të kapërcyer stresin kronik dhe kapsllëkun. Përveç të gjitha këtyre veçorive magjike, banania mund të na japë dhëmbë më të shndritshëm dhe më të bardhë në mënyrën më të thjeshtë! Po, po mundet!

Çfarë duhet të bëni? Mjafton të fërkoni lëkurën e bananes në dhëmbë dhe të masazhoni butësisht për 2 minuta. Përsëriteni procedurën çdo ditë, para se të lani dhëmbët dhe do të shihni një rezultat të vërtetë!

Shija është perfekte, tekstura ka shumë argëtim dhe kështu nuk i hidhni në koshin e plehrave të gjithë përbërësit perfekt të dobishëm që mund të ndihmojnë edhe pamjen, përveç shëndetit tuaj!

Categories
Lajme

A keni uri natën vonë? Këto hormone po çrregullojnë organizmin tuaj

A e keni pyetur veten pse keni uri për të ngrënë ushqim gjatë orëve të natës? A keni pyetur veten ndonjëherë pse keni uri për ushqim, të ëmbla dhe të kripura edhe pasi keni ngrënë një darkë të plotë? Nuk ka asnjë lidhje me mungesë vullneti, por është thjesht çështje biologjie. Për të shmangur ngrënien në orët e vona, duhet të kuptoni çrregullimet e katër hormoneve të fuqishme të oreksit.

Përdorimi i tepërt i sheqerit dhe i brumërave i ngre shumë lart nivelet e insulinës dhe më pas i rrëzon ato në mënyrë të menjëhershme. Kjo gjë ndodh edhe pas një darke të plotë me ushqime të shijshme. Kur nivelet e insulinës bien, menjëherë shtohet nevoja e trupit për të ëmbla të tjera që të ngrihet niveli i insulinës.

Funksioni i këtij hormoni është që të frenojë oreksin tuaj Ajo zakonisht i tregon trurit tuaj – “Unë jam i ngopur, nuk më duhet më ushqim”. Leptina s’do të funksionojë kur hani tepër sheqer, ushqime të përpunuara dhe brumëra. Si rrjedhim, truri nuk e merr komandën e ngopjes.

Grelina ose Ghrelin quhet ‘hormoni i urisë’. Ky hormon prodhohet në stomakun tuaj dhe ndihmon në rregullimin e oreksit. Ajo thotë, ‘Unë duhet të ha, jam i uritur’. Ky hormon mund të arrijë nivele shumë të larta kur jeni pa gjumë ose kur nuk flini mirë gjatë natës. Peptidi është një hormon që prodhohet në zorrë nga organizmi njerëzor. Mesazhi që dërgon në tru thotë: ‘Unë jam ngopur, kam patur mjaft për të ngrënë, nuk më duhet më ushqim.

Nivelet e peptideve YY mund të bien shumë kur nuk merrni gjumë të mjaftueshëm. Kjo sjell nevojën e pakontrolluar për të ngrënë dhe për të mos u ngopur. Kur të gjitha hormonet e mësipërme funksionojnë në mënyrë të parregullt, ju bëjnë të ndiheni të stresuar. Kur kjo ndodh, çlirohet më shumë kortizol, i cili është hormoni i stresit. Ky hormon shton urinë tuaj dhe rrit prodhimin e insulinës në gjak.

Hani ushqim të rregullt dhe përpiquni të mos anashkaloni kurrë mëngjesin. Gjithmonë përfshini proteina në ushqimin tuaj. Përdorni mish pule, peshk, perime të gjelbëra dhe burime të shëndetshme të yndyrës me cilësi të lartë si arra, farëra, avokado dhe vaj ulliri. Shmangni të gjitha pijet me sheqer, të nxehta ose të ftohta. Shmangni prodhimet me gluten ose bulmetërat nëse nuk i toleroni ato. Mundohuni të flini sa më mirë. Trupi juaj nuk mund të djegë kaloritë shtesë, kështu që i ruan ato si dhjamë. Kjo mund të çojë në shtim të peshës dhe paradiabet.

Categories
Lajme

Meshkujt kanë një arsye të fortë pse duhet të konsumojnë kërpudha

Kërpudhat kanë plot lëndë ushqyese. Është provuar se ato pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Është parë se personat që konsumojnë kërpudha kanë 70% më pak rrezik të preken nga alcajmeri.

Fibrat dietike te kërpudhat janë në sasi të mëdha. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Ato nxisin vazhdimisht sistemin imunitar. Kur konsumoni kërpudha çdo ditë, e ulni rrezikun e kancerit me të paktën 64%. Ngrënia e kërpudhave tre herë në javë zvogëlon mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës me gati një të pestën. Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve japonezë, fuqia e kërpudhave për të luftuar kancerin është e konsiderueshme.

Përderisa studimi nuk sugjeroi një mekanizëm, teoria e tyre thotë se kërpudhat përmbajnë një përbërës që kufizon hormonin mashkullor që promovon rritjen e kancerit të prostatës. Gjatë 13 viteve që iu deshën për hulumtimin, studiuesit inkuadruan më shumë se 36,000 burra, të moshës midis 40 dhe 79-vjeçare. Ata vërtetuan se ngrënia e kërpudhave një herë ose dy herë në javë zvogëloi rrezikun nga kanceri me 8 për qind.

Por ata që hëngrën kërpudha tri herë në javë ulën rrezikun e tyre me 17 për qind. Efekti ishte veçanërisht i theksuar te burrat e moshës 50 vjeç ose më të vjetër, dhe tek ata me një konsum relativisht të ulët të frutave dhe perimeve, si dhe me konsum të lartë të mishit dhe qumështit.

Pjesëmarrësit në studim që konsumuan kërpudha kishin tendencë të ishin më të moshuar, kishin një histori familjare të kancerit, kalonin më shumë kohë duke ecur dhe kishin një konsum më të madh të mishit, perimeve, frutave dhe produkteve të qumështit, shkruan iconstyle. Ata gjithashtu kishin më pak të ngjarë të ishin duhanpirës aktualë. Kanceri i prostatës renditet si kanceri i dytë më i zakonshëm dhe shkaku i pestë i vdekjes nga kanceri tek meshkujt!

Categories
Lajme

A mund të humbësh kile duke konsumuar vaj? Po!

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të zvogëloni peshën, provoni këtë dietë me vaj ulliri. Ullinjtë janë të pasura me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen, hekur, vitamina B, C, E dhe R. Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3 për qind karbohidrate, 0.8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë. Prandaj, nuk është për t’u habitur se mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10-12 ullinj para mëngjesit për parandalimin e të gjitha sëmundjeve.

Megjithatë, nga vitaminat e gjendura në ullinj vendin e parë e ze vitamina E, e cila së bashku me sasi të mëdha të antioksidantësh të tjerë mund të neutralizojë toksina e dëmshme në trup.

Vaji i ullirit gjithashtu mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të trupit, veçanërisht ato që ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe organeve. Prandaj nuk është për t’u habitur se vaji i ullirit është përdorur shpesh në industrinë kozmetike, veçanërisht për përtëritje të lëkurës dhe qelizave të anti-plakjes.

Vaji i ullirit gjithashtu nxit tretjen normale dhe thithjen e ushqyesve të nevojshëm nga ushqimet. Ai është shumë i rëndësishëm për funksionin e veshkave dhe mëlçisë, duke kontribuar për shëndet më të mirë në afat të shkurtër kohor. Konsumi ditor i ullinjve zvogëlon nivelet e larta të kolesterolit në gjak, duke përfshirë edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe është shumë i mirë për tretje, duke zvogëluar dhe rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale.