Categories
Këshilla

Kajsitë ideale për “kurimin” e gurëve në tëmtha dhe problemet në zorrën e trashë

Ky frut është laksativ i lehtë dhe konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashe.

Kajsitë janë ushqime alkaline, që i bën një zgjedhje e shkëlqyeshme për secilin, që është i prirë për gurë në tëmth, sepse ndihmojnë në shkrirjen e gurëve.

Po ashtu kajsitë janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe i hekurit, diçka që trupit tuaj i nevojitet, në mënyrë që të mund të prodhojë hemoglobinën.

Njerëzit të cilët nuk prodhojnë hemoglobinë të mjaftueshme janë shpesh anemikë. Prandaj mos u kurseni ta konsumoni, pasi ka vlera shumë të larta ushqyese.