Categories
Lajme

Variçet mund të trajtohen edhe në shtëpi, këtu gjeni 6 mënyra natyrale

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetsor i përhapur gjërësisht në botë. Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë. Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës. Venat e enjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve me kurat natyrale që mund të zbusin variçet dhe intensitetin e simptomave. Trajtimet standarde për variçet janë të shtrenjta. Për fat të mirë, në kushtet e shtëpisë mund të përgatisni disa kura kundër variçeve që janë efikase.

Uthulla e mollës – Uthulla e mollës është pjesë e një trajtimi mjaft efikas që pastron organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Një qarkullim normal i gjakut zbut dhe pakëson ndjeshëm variçet. Lyeni lëkurën mbi variçe me uthull molle dhe masazhojeni lehtë. Bëjeni këtë çdo mbrëmje përpara se të flini dhe sërish në mëngjes për disa muaj dhe do të vini re zvogëlim të variçeve.

Speci djegës – Speci djegës është i mrekullueshëm kundër variçeve sepse është i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoidë të cilat ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe zbutjen e dhimbjeve të variçeve. Shtoni një lugë çaji me spec djegës në një gotë me ujë të nxehtë dhe përzijeni mirë. Pijeni këtë lëng tre herë në ditë çdo ditë për dy muaj të tërë.

Vaji i ullirit – Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor kundër variçeve. Masazhojeni lëkurën e variçeve me vaj ullirin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ulur dhimbjen dhe zbutur dhimbjen. Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe vitaminës E në formë vaji. Ngroheni pak dhe masazhoni venat për disa minuta. Bëjeni këtë masazh dy herë në ditë për një deri në dy muaj.

Hudhra – Hudhra është e shkëlqyer për të pakësuar inflamacionin dhe zbutur simptomat e variçeve. Hudhra largon toksinat nga damarët dhe përmirëson qarkullimin. Vendosni gjashtë thelbinj hudhre në një kavanoz qelqi. Shtoni lëngun e tre portokalleve dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Lërini të qëndrojnë së bashku për 12 orë. Tundeni kavanozin dhe merrni disa pika për të masazhuar venat e inflamuara. Masazhin bëjeni në formë rrethore për 15 minuta. Mbështilleni zonën e masazhuar me një napë pambuku dhe mbajeni të tillë për gjithë natën. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për disa muaj.

Farat e gështenjës së egër – Farat e gështenjës së egër janë përdorur prej shumë vitesh kundër variçeve. Ato luftojnë inflamacionin dhe enjtjen, forcojnë venat dhe zbusin variçet. Ekstrakti i gështenjës së egër përmban një substancë që njihet si asecinë që përmirëson elasticitetin dhe forcën e venave duke parandaluar çlirimin e enzimave që dëmtojnë kapilarët. Përdorni xhelin prej gështenjës së egër dhe lyeni me të zonën e prekur dy herë në ditë. Nëse e përdorni rregullisht atëherë dhimbjet dhe enjtja do të zbuten. Femrat shtatzënë dhe ato lehonë nuk duhet t’i përdorin farat e gështenjës së egër.

Majdanozi – Majdanozi është i pasur në vitamin C, një antioksidant që inkurajon prodhimin e kolagjenit. Majdanozi përmban rutinë që luan një rol kryesor në forcimin e kapilarëve dhe pakësimin e simptomave të variçeve. Zieni një tufë me majdanoz në një gotë me ujë për 5 minuta. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Shtoni nga një pikë vaji esencial trëndafili dhe kumaku. Vendoseni solucionin në frigorifer për disa minuta. Merrni pak pambuk dhe lyeni zonën e variçeve. Bëjeni këtë çdo ditë për disa minuta që të shikoni rezultate pozitive.

Categories
Lajme

4 arsye bindëse pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin. Mund të shijojë pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.

2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.

4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak: Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës, nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore. Nëse fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun. Rekomandohet edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël.

Categories
Lajme

Dy metoda natyrale që eliminojnë celulitin te kofshët menjëherë

Celuliti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës. Ai shfaqet më së shumti tek gratë, pavarësisht moshës apo peshës së trupit. Shumica e studimeve tregojnë se celuliti vjen si faktor i çekuilibrimit në indin lidhës dhe yndyrnave në trupin e njeriut. Përveç aktivitetit fizik, konsumimit të ujit dhe një diete të shëndetshme, masazhet anti-celulit janë arma më e fortë për ta reduktuar atë. Ja dy mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Categories
Lajme

Nga xhenxhefili deri tek uthulla e mollës – kura natyrale për gjendjen e të fikëtit

Rënia e papritur e nivelit të oksigjenit në tru, shkakton një humbje të përkohshme të vetëdijes ose siç e njohim të fikëtit. Njerëzit mund të humbasin ndjenjat edhe si pasojë e një ekzaltimi të menjëhershëm, stresit, shokut, mungesës së ushqimit, dhimbjes, rënies së sheqerit apo atakut në zemër. Humbja e ndjenjave mund të ndodhë edhe si pasojë e përdorimit të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut. Ky problem paraprihet nga humbja e shikimit, marramendje, të vjella e të tjera. Në këtë artikull do të mësoni 6 kura natyrale që shmangin humbjen e ndjenjave.

Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e këtij problemi është rritja e nivelit të oksigjenit në organizëm. Nëse njeriu juaj i afërt ka humbur ndjenjat, shtrijeni atë në një sipërfaqe të sheshtë me këmbët pak të ngritura. Në këtë mënyrë sigurohet furnizimi i trurit me oksigjen dhe ‘zgjimi’ i shpejtë. Në të njëjtën kohë, përpiquni të zbërtheni rrobat e ngushta që vështirësojnë frymëmarrjen,

Xhenxhefili – Xhenxhefili është një zhardhok që shërben për të përmendur njeriun që ka pësuar humbje ndjenjash. Duke e grirë bashkë me piperin e zi, xhenxhefilin pluhur mund ta vendosni pranë flegrave të hundës për të përshpejtuar ardhjen në formë të pacientit. Një person të cilit i ka rënë të fikët, duhet të pijë një filxhan me çaj xhenxhefili për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Vaji i nenexhikut – Mentja është efikase në qetësimin e nervave të tensionuara. Aroma freskuese e këtij vaji arrin të stimulojë menjëherë trurin. Hidhni tre pika të këtij vaji në një shami dhe mbajeni atë pranë flegrave të hundës të personit të cilit i ka rënë të fikët. Ai ose ajo do të zgjohet menjëherë.

Qepa – Prijeni një qepë në gjysmë dhe njërën copë mbajeni pranë rrugëve të frymëmarrjes së personit që ka humbur ndjenjat. Aroma e fortë e qepës, aktivizon nervat e trurit dhe ndihmon personin të rimëkëmbet.

Çaji i borzilokut – Njerëzit që humbasin ndjenjat shpesh, duhet të përdorin çajin e borzilokut. Mjaftojnë tre lugë gjelle me gjethe të freskëta borziloku dhe ujë. Ziejini së bashku për 15-20 minuta. Përdoreni çajin disa herë gjatë ditës për të shmangur këto probleme. Borziloku stimulon nervat dhe mbron trurin nga humbja e vetëdijes

Uthulla e verës së bardhë – Zieni tre gota me uthull vere dhe shtoni 2 lugë gjelle me mente dhe rozmarinë. Kullojeni lëngun dhe pijeni për të parandaluar humbjen e ndjenjave. Aroma e lëngut është qetësuese për nervat.

Uthulla e mollës – Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë me dy lugë gjelle me uthull molle. Shtoni 230 ml ujë dhe pijeni herë pas here. Ky lëng pastron rrugët e frymëmarrjes dhe parandalon të fikëtin.

Shmangni stresin – I fikëti shpesh ndodh të paraprihet nga një ndjenjë dobësie, marramendje dhe të përziera. Shumë njerëz thonë se u erren sytë përpara se të humbasin ndjenjat. Nëse ndieni se do të humbisni ndjenjat shpejt, përpiquni të qëndroni ulur me këmbët e mbledhura pranë kraharorit. Mbajeni kokën pranë këmbëve dhe merrni frymë me hundë dhe nxirreni nga goja.

Sytë mbajini mbyllur – Kur ndjesia të ketë ikur, hapini sytë dhe çohuni ngadalë. Konsumoni drithëra, ose diçka të ëmbël. Pini ujë dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Shtrihuni në shtrat deri sa të ndiheni mirë. E fundit por jo nga rëndësia, është që të shmangni situatat stresuese.

Categories
Lajme

Kruarja e lëkurës, si ta zgjidhni problemin me kushte shtëpie

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur.

Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze. Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta. Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj.

Sipas të dhënave, ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

Shkaktarë të mundshëm të kruarjes së lëkurës: Insektet si mushkonjat ose merimanga, ekzema ose edema, substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë, medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit, skleroza e shumëfishtë.

Në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë: sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mushkërive, tiroidja, diabeti, mungesa e hekurit.

Soda e bukës – Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke. Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë.

Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës. Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

Uji i ftohtë – Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

Uthulla e mollës – Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle. Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët

Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje. Kkonsultohuni me mjekun në rast se kruarjet zgjesin për disa ditë.

Categories
Këshilla

Largoni celulitin përmes ushqimeve të duhura, këto pesë gjëra duhet t’i keni parasysh

Me kalimin e viteve trupi fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij, dhe kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme të lidhura me lëkurën. Një nga problemet më të hasura tek femrat është pikërisht celuliti, ndryshe njihet si lëkura e portokallit.

Dhe pse është ka i përhapur ende nuk është zbuluar një teknikë e skatë për zhdukjen e tij përfundimtare. Gjithsesi ka shumë produkte që e ndihmojnë organizmin të ruajë rininë dhe të luftojë krijimin e celulitit.

Dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik

Sigurisht që nëse ushqeheni keq dhe nuk kryeni asnjë aktivitet fizik, diçka e tillë do të reflektohet tek trupi juaj. Prandaj është e këshillueshme që të paktën 20 minuta në ditë të merreni me një ativitet fizik.

Uthulla e mollës

Gjithçka lidhet me probiotikët dhe amino acidet që përmban uthulla e mollës të cilët ndikojnë në ruajtjen e niveleve të kolagjenit.

Ky hormon është ai që i jep lëkurës suaj rininë dhe shkëlqimin e duhur. Nëse ju filloni ta shtoni uthullën e mollës në përditshmërinë tuaj, përveç eliminimit të yndyrnave të dëmshme në trup që krijojnë dhe dhajmin, ruani dhe lëkurën tuaj nga celuliti.

Kafeina
Gjetët edhe një arsye tjetër oër të justifikuar kafen tuaj të mëngjesit. Kafeina që gjendet tek kafeja apo çaji jeshil stimulon systemin nervor që të përdori më shumë energji, duke e ncitur trupin që të djegi sa më shumë dhjam.

Piperi djegës i kuq
Ky produkt është perfekt për të shpejtuar metabolizmin tuaj, prandaj këshillohet që ta shtoni në recetat tuaja sa më shumë.

Vaji i kokosit
Ekspertët tregojnë se vaji I kokosit ka veti fantastike kundër shfaqjes së celulitit. Prandaj këshillohet që në vend të kremrave të shtrenjtë hidratues ju të masazhoni trupin tuaj me vaj kokosi.

Këshu do të keni ushqyer lëkurën me yndyrna të shëndetshme bimore dhe do t’I jepni asaj një shkëlqim dhe pigment të shëndetshëm.

Uji
Një nga metodat më të lehta për të eliminuar celulitin është pikërisht hidratimi. Lëkura si çdo organ tjetër i trupit tonë ka nevojë për ujë. Duke qenë e hidratuar lëkura është më e shëndetshme dhe problemet si celuliti apo rrudhat shfaqen më vonë. Prandaj pini sa më shumë ujë, dhe kudo që të shkoni mos harroni të merrni shishen me vete.