Categories
Lajme

Sara e Dj PM tregojne ku ndodhen, cfare po ndodh me ciftin?!

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se po e shijojnë edhe jashtë.

Sarah ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Kosovës për të shijuar disa ditë pushime krah DJ PM dhe mesa duket po ja kalojne shume mire me njeri-tjetrin.

Blogerja e njohur zbuloi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër, jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por dhe ata te Shqiperise.

Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë. Ata duken afer dhe te lumtur.

Kujtojmë se i pari që doli nga shtëpia ishte PM, i cili herë pas here thoshte që duhet të dalë edhe Sarah, sepse e kishte marre malli per te.

Sara nga krahu tjeter u mundua te luante pa PM brenda shtepise, por nuk zgjati shume aventura e saj dhe doli nga shtepia me e famshme e shqiptareve.

Categories
Lajme

Kosi dhe portokalli krijojnë një maskë që ju dhuron lëkurë perfekte, ja si përgatitet

Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kosi dhe portokalli janë një dyshe e pagabueshme. Nëse i kombinoni bashkë, do të përfitoni një maskë shumë të mirë për fytyrën.

Përbërësit: 1 lugë çaji kos, lëng nga ¼ e portokallit, 1 lugë çaji mjaltë. Nëse doni, mund të shtoni më shumë se një lugë çaji kos.

Përziejini bashkë kosin, portokallin dhe mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Alikojeni në fytyrë me një furçë ose me mollëzat e gishtave. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Kjo maskë do të ushqejë fytyrën tuaj dhe do ta bëjë atë duket më e pastër dhe më e shëndetshme se kurrë më parë. Këshillohet të përdoret dy herë në javë.

Kosi është shumë i mirë për lëkurën. Ai ndihmon në mbylljen e poreve dhe e mban lëkurën të shëndetshme. Por jo më pak i rëndësishëm është edhe portokalli. Ai është i pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Vitamina C prodhon kolagjen dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Categories
Lajme

Vaji i hudhrës është shëndet: Përgatitja dhe efektet kurative të tij

Hudhra është e njohur tashmë si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyror. Vaji i hudhrës mund të përkufizohet si një ilaç popullor që mund të kurojë dhe parandalojë thuajse të gjitha sëmundjet e trupit.

Merrni rreth 30 thelpinj hudhër dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Mbusheni kavanozin me vaj ulliri të papërpunuar derisa të mbulohet shtresa e hudhrave. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa ditë.

Një ditë më pas, shtrydhni lëngun e një limoni dhe hidheni në kavanozin me hudhra dhe vaj ulliri. Pas rreth 10 ditësh, vaji i hudhrës do të jetë gati.

Si ta përgatisni: Merrni një lugë gjelle nga ky vaj që ta përdorni në shtëpi, 3 herë në ditë para ushqimit. Kura mund të zgjasë 1-3 muaj dhe pas një muaji pushim ajo mund të ripërsëritet.

Vaji i hudhrës është efektiv për: sëmundjet koronare të zemrës, sklerozën, problemet me trurin, luftimin e infeksioneve dhe virozave të ndryshme etj. Vaji i hudhrës është një mjet i shkëlqyer për zgjerimin e enëve të gjakut gjithashtu. Kujdes! Ju lutem konsultohuni me mjekun përpara se të filloni këtë kurë.

Categories
Këshilla

Gabim i madh, mos e përdorni kurrë vajin e lulediellit ose të misrit për të gatuar

Vaji i gatimit është një element kryesor në shumicën e kuzhinave. Ka vajra të njohur ulliri, kokosi, misri, vaji i kungullit dhe farave të kungullit. Duhet të informoheni mirë para se të gatuani për familjen tuaj.

Ato shërbejnë të gjitha për të mbrojtur tiganët dhe për të ndihmuar në gatimin e ushqimit tonë, por përfitimet shëndetësore dhe burimi i përbërësve midis llojeve të ndryshme të vajit mund të ndryshojnë shumë.

Pra, cili vaj është i përshtatshëm për ju? Kjo varet kryesisht nga ajo që gatuani dhe nga sa jeni të ndërgjegjshëm për shëndetin. Por nëse mund të këshillojmë që të qëndroni larg njërit, do të ishte vaji vegjetal.

Sipas Healthline, ‘vaji vegjetal’ është një term që mbulon çdo vaj që rrjedh nga burimet bimore dhe shpesh është një përzierje e llojeve të ndryshme të vajrave. Kështu që kjo do të thotë se shëndeti i vajit varet nga ajo bimë nga e cila është marrë vaji.

Lisa Howard, autore e Librit të Madh të Vajrave të Gatimit të Shëndetshëm, shpjegon për “Time”, “Vaji i perimeve është i garantuar të përpunohet shumë.” Vaji i cili vjen nga perimet mund të gjendet në produkte të ndryshme.

Pra, nëse burimi i vajit është maskuar nga termi përgjithësues ‘vaj vegjetal’, atëherë ka më pak të ngjarë të kemi një përmbledhje të llojeve të yndyrnave që hamë.

Categories
Lajme

Vaj ulliri, mjaltë dhe limon, një kombinim fantastik për shëndetin

Përfitime të shumta vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare. Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira.

Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.

Kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese. Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji.

Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh. Përbërësit: 1 gotë me lëng limoni, 180 gr mjaltë, 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja: Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.

Categories
Këshilla

Nëse doni lëkurë të përkryer, filloni të përdorni vajin e vitaminës E

Vitamina E është një vitaminë shumë e rëndësishme që luan shumë funksione thelbësore në organizmin tonë. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në përmirësimin e shëndetit të flokëve dhe thonjve.

Merrni vajin e vitaminës E dhe përdoreni gjatë natës. Çdo nate para gjumit, masazhohet fytyra me te, sidomos zona poshtë syve. Duke qene se ka edhe veti antiinflamatore, rekomandohet edhe për lëkurat e ndjeshme.

Ky vaj është shumë i mirë për të minimizuar shenjat e indeve të dëmtuara apo në rastet e strijave si dhe shton qarkullimin e gjakut aty ku aplikohet. Prandaj do të ishte fantastik edhe për rritjen e flokëve. Përveç kësaj, vaj i vitaminës E, përdoret edhe për masazh të thonjve, për forcim të tyre.

Në lëkurë, vepron duke luftuar rrudhat, largon shenjat e akneve, shton prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës dhe i jep shkëlqim.

Categories
Lajme

Keni probleme me gërhitjen? Provoni një nga këto 3 vajra esenciale dhe… u zgjidh!

Vajrat esencialë mund të jenë një ilaç i dobishëm kur vjen puna për të ndaluar gërhitjen tuaj. Mund të përzieni 5 pika në një gotë të vogël me ujë dhe ta spruconi tek jastëku para se të flini. Këtu janë disa vajra thelbësorë që mund të ndihmojnë kundër gërhitjes:

Vaji esencial i eukaliptit – Ka cilësi analgjezike, antispazmatike dhe antiseptike dhe përdoret për të trajtuar një numër problemesh të frymëmarrjes. Ajo hap sinuset dhe pastron bllokimet, të cilat mund të jenë thjesht gjithçka që ju nevojitet për të ndaluar gërhitjen!

Vaji thelbësor i livandos – Ju ndihmon të relaksoheni dhe të shijoni gjumin çlodhës. Plus, është antibakterial dhe anti-inflamator, kështu që mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me alergjenët ose inflamacionin gjithashtu.

Vaji esencial i mentes – Përdoret gjithashtu për të trajtuar vështirësitë në frymëmarrje si astma dhe kollitjet. Ka veti anti-inflamatore dhe mund të zvogëlojë inflamacionin në pasazhet e hundës, të cilat do të ndihmojnë për të lehtësuar frymëmarrjen tuaj.

Shënim: Nëse keni provuar disa ilaçe natyrale pa sukses, bisedoni me mjekun tuaj. Gërhitja mund të jetë një simptomë e një gjendjeje më serioze, si apnea obstruktive e gjumit. Një studim i gjumit ose trajtime mjekësore mund të jenë të nevojshme për ju!

Categories
Lajme

A e dini se… mund të humbisni kile duke konsumuar vaj?

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të zvogëloni peshën, provoni këtë dietë me vaj ulliri. Ullinjtë janë të pasura me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen, hekur, vitamina B, C, E dhe R. Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3 për qind karbohidrate, 0.8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë. Prandaj, nuk është për t’u habitur se mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10-12 ullinj para mëngjesit për parandalimin e të gjitha sëmundjeve.

Megjithatë, nga vitaminat e gjendura në ullinj vendin e parë e ze vitamina E, e cila së bashku me sasi të mëdha të antioksidantësh të tjerë mund të neutralizojë toksina e dëmshme në trup.

Vaji i ullirit gjithashtu mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të trupit, veçanërisht ato që ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe organeve. Prandaj nuk është për t’u habitur se vaji i ullirit është përdorur shpesh në industrinë kozmetike, veçanërisht për përtëritje të lëkurës dhe qelizave të anti-plakjes.

Vaji i ullirit gjithashtu nxit tretjen normale dhe thithjen e ushqyesve të nevojshëm nga ushqimet. Ai është shumë i rëndësishëm për funksionin e veshkave dhe mëlçisë, duke kontribuar për shëndet më të mirë në afat të shkurtër kohor.

Konsumi ditor i ullinjve zvogëlon nivelet e larta të kolesterolit në gjak, duke përfshirë edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe është shumë i mirë për tretje, duke zvogëluar dhe rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale.

Categories
Lajme

Gatimi me vaj apo me gjalpë, flasim për dilemën për shëndetin e zemrës

Ideja se gjalpi është një ushqim i dëmshëm për zëmrën, mund të dalë e gabuar nëse të dhënat nga një sondazh i rreth 50 viteve më parë, të analizuara tani, janë të sakta.

Disa studiues nga Universiteti i Shkollës së Mjekësisë së Karolinës së Veriut kanë publikuar pak kohë më parë një artikull në ‘British Medical Journal’, që thotë se të gatuash me vaj misri mund të jetë më e dëmshme për zemrën sesa të gatuash me gjalpë. Zbulimet erdhën nga një regjim i kujdesshëm dhe dietë e dokumentuar e disa personave, edhe kundër dëshirës së tyre.

Ekipi i studiuesve, siç raportoi Quartz Media, analizoi të dhënat e papublikuara të mbledhura ndërmjet vitit 1968 dhe 1973 në një studim të kontrolluar të mbi 9.400 burrave dhe grave në një qendër spitalore dhe në gjashtë spitale psikiatrike në Minnesota.

Një grupi pacientësh iu dhanë ushqime të gatuara me gjalpë dhe vajra të tjerë të hidrogjenuar, ndërsa të tjerëve vakte të përgatitura me margarinë të zakonshme.

Studiuesit zbuluan që rreziku për jetën ishte 22 për qind më i lartë për ata me dietë vajrash vegjetalë, por duke pasur parasysh që rezultatet e studimit të vjetër nuk u publikuan kurrë, të bën të mendosh që specialistët e ushqimit kanë mbivlerësuar vlerat e vajrave vegjetalë në dëm të gjalpit.

Categories
Këshilla

Falenderoni japonezët dhe koreanët, vaji i kumbullës përfekt për lëkurën e fytyrën tuaj

Së pari, duhet të falënderojmë personazhet e njohur nga e gjithë bota për zbulimin e këtij vaji që po bëhet trendi i ri! Mund të jetë “sekreti” i ardhshëm i bukurisë: Vaji i kumbullës. Një frutë që, për traditën orientale, përfshihet plotësisht ndër super ushqimet e pasura me veti shëruese.

Ky vaj i çmuar, në fakt, është i pasur me acide yndyrore dhe polifenole, por edhe me vitaminë B, kalium, magnez dhe antioksidantë, aleatë vërtet të çmuar për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. A jeni kurioz të zbuloni të gjitha përfitimet e vajit të kumbullës për të filluar ta përdorni ASAP në rutinën tuaj të bukurisë? Bëhuni gati, sepse mund të mos dëshironi të bëni më pa të!

Vaji i kumbullës ka fuqinë për të riparuar dëmtimin e stresit oksidativ dhe për të stimuluar riparimin dhe qarkullimin e qelizave. Kjo është arsyeja pse është vërtet e mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Me një strukturë të lehtë dhe homogjene, është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë me puçrra dhe shumë të ndjeshme.

Ky përbërës, në fakt, është i përsosur për t’u kombinuar me përbërës të ndryshëm aktivë si vitaminat E, C dhe A, dhe duhet të përdoret gjithashtu dy herë në ditë: në mëngjes, dhe në mbrëmje si një pjesë integrale e rutinës së gjumit. E vetmja gjë negative? Të qenit alergjik ndaj kumbullave!

I përdorur për më shumë se 2000 vjet në ilaçet tradicionale kineze, japoneze dhe koreane, vaji i kumbullës është një përforcues i vërtetë hidratimi dhe falë pranisë së acideve yndyrore, vitaminave A dhe E, në fakt, ndihmon në mirëqënien e lëkurës.