Categories
Lajme

Danimarka vendi i parë që ofron dozën e katërt të vaksinës, a do e bënit ju?

Danimarka u bë vendi i parë në Europë që shpalosi të mërkurën planet për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19. Shumë vende po e konsiderojnë aplikimin e dozës shtesë për të luftuar rritjen globale të infektimeve me koronavirus, pavarësisht se mungojnë provat për efektivitetin e një doze shtesë.

Ky vend do të ofrojë dozën e katërt për “qytetarët më vulnerabël”, tha të mërkurën Magnus Heunicke, ministri i shëndetësisë i Danimarkës gjatë një konference për shtyp. Përveҫ Danimarkës, Kili dhe Izraeli janë dy vendet e vetme që kanë njoftuar aplikimin e dozave të katërta, të cilat kanë filluar të administrohen në të dyja këto vende te pjesa e popullsisë që plotëson kushtet për dozën shtesë.

Sipas Reuters, Heunicke nuk specifikoi se cilët qytetarë danezë do të kualifikohen për dozën e katërt dhe as se kur do të fillojë procesi i aplikimit të këtyre dozave.

Marco Cavaleri, përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave në agjencinë rregullatore të barnave të Bashkimit Europian, tha të martën se miratimi i dozës së katërt të vaksinës ” nuk është një strategji e qëndrueshme dhe afatgjatë”.

CEO i Pfizer, Albert Bourla, kompania e të cilit prodhon vaksinën Pfizer-BioNTech të Covid-19, shprehu gjithashtu dyshime ditën e hënë për miratimin e një doze të katërt, duke thënë se doza e katërt është “diçka që duhet të testohet”.

Danimarka raportoi 23,142 raste të reja të infektimeve me Covid-19 të mërkurën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Kjo shifër është më shumë se 15 herë më e lartë se numri i rasteve të reja të raportuara në këtë vend më 12 dhjetor, sepse varianti tepër i transmetueshëm Omicron po përhapet anembanë vendit.

Ekzistojnë shumë pak studime për efektet e dozës së katërt, por rezultatet paraprake të një studimi në Izrael zbuluan se antitrupat te njerëzit u rritën me më shumë se 500% një javë pas administrimit të dozës së katërt të vaksinës.

Categories
Lajme

Në Shqipëri po vjen një vaksinë e re, lajmin e jep shefja e Epidemiologjisë

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar që shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19.

“Ne në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe Johnson & Johnson”, – tha Bino në Top News. Nga ana tjetër i Dërguari Special i OBSH-së dr. David Nabarro e ka quajtur të padrejtë që shtetet e pasura kanë arritur të sigurojnë më shumë vaskina se sa shtetet e varfëra.

Duke marrë parasysh që kanë sigurar më shumë seç duhet vaksinat kanë kaluar nga afati i skadencës dhe këto shtetet detyrohet që t’i asgjesojnë vaskinat duke u djegur mundësinë shteteve të tjera me ekonomi më të dobët të mos kenë vaskina për popullin e tyre.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Sa prej jush e kanë bërë vaksinën dhe cilën keni bërë?

Categories
Lajme

“Green Pass” për të hyrë në lokale, Brataj: Duhet bërë, sepse grumbullimet kanë rritur infektimet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi nga Kuvendi, certifikata të detyrueshme edhe për qytetarët që shkojnë në bare e restorante.

I ftuar në A2 CNN, shefi i Urgjencës Kombëtare dhe eksperti i Komitetit Teknik Skënder Brataj pohoi se Green Pass-i i detyrueshëm edhe për baret e restorantet, do të merret seriozisht. Brataj theksoi se shkak bëhet rritja e infektimeve në javët e fundit, ku nga 150 të infektuar në ditë që regjistroheshin dikur, aktualisht janë afro mbi 600 të infektuar në një ditë.

“Propozimi për Green Pass sigurisht që do të merret seriozisht, sepse po të shohim rezultatin e një muaji nga 150 të infektuar në ditë shkuam prapë te 600 të infektuar nga ndeshjet, grumbullimet nga no vax, nga foltoret. Grumbullimet e japin rezultatin në 2-3 javë dhe po vazhduam kështu do të ketë rritje. Nga 1 korriku deri sot kemi bërë 6 mijë vizita Covid, nga të cilat 3 mijë kanë shkuar në spital. Në 500-600 të infektuar më pak se 100 janë të vaksinuar dhe forma e atyre që humbasin jetën janë të pavaksinuar”, u shpreh Brataj.

Sa i përket individëve që sapo kanë kaluar Covid-19, Brataj theksoi se duhet të presin të paktën për një periudhë 6-8 mujore për të kryer vaksinën. “Ata që e kanë kaluar kanë certifikatën e mjekut që e kanë kaluar, dhe deri në 6-8 muaj je njësoj si ato em Green Pass. Nuk mund të kesh Green Pass. Nëse e ke kaluar në atë moment do të presësh kohën të bësh vaksinën”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës ritheksoi edhe njëherë se vaksina nuk shkakton dëmtime të shëndetit riprodhues.

“Shëndeti riprodhues nuk cenohet nga vaksina, nuk ka asnjë ndryshim, pati Astrazeneca disa ndryshime të ciklit te femra, por që stabilizohej brenda pak javëve dhe shumë prej tyre rezultuan shtatzëna. Unë do të isha i shqetësuar po të mos kishte vaksina, apo të besoj në teori, no vax apo fertilitet. Janë 7 mld e 200 mln vaksina të kryera dhe në një vit nga epidemia nuk ka ulje të lindshmërisë. Forma e atyre që humbasin jetën janë 95% të pavaksinuar”, shtoi ai.

Categories
Lajme

Të hënën nis doza e tretë e vaksinës anti-Covid, sa prej jush duan të vaksinohen?

Të hënën në vend do të nisë doza e tretë anti-Covid për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç. Në vendimet e tij të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve u ka rekomanduar të gjithë të moshuarve mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid.

Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën anti-Covid. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore. Ndërkohë Tv Klan ka mësuar se për të rritur mbulesën vaksinale grupet e vaksinatorëve do të vijojnë të qëndrojnë nëpër universitete.

Deri tani është vaksinuar 35 % e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 % e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Categories
Lajme

Gjermania e vendos: Kush nuk bën vaksinën nuk merr rrogë gjatë karantinës së ardhshme

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë, më së voni prej 1 nëntorit, nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë.

Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

Categories
Lajme

Spinaq me vaksina? Amerikanët investojnë 500 mijë dollarë, do kultivohet edhe nga njerëzit në oborr!

Vaksinimi mund të jetë një temë e diskutueshme për shumë njerëz, sidomos kur realizohet përmes injeksionit. Por çfarë do të thoshit nëse nesër mund të keni mundësinë ta zëvendësoni injeksionin tuaj të radhës me një pjatë sallatë?

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë-Riverside, janë duke punuar mbi një mënyrë për të kultivuar disa bimë që mbajnë të njëjtin ilaç si një vaksinë mARN.Vaksina kundër Covid-19, është një nga shumë vaksinat që përdorin teknologjinë mARN për të mposhtur virusin. Ato funksionojnë duke i mësuar qelizat nga sistemi imunitar i njeriut që ta njohin dhe sulmojnë një sëmundje të caktuar infektive.

Ekipi i studiuesve thotë se nëse do të kenë sukses në nismën e tyre,njerëzit mund të nisin të konsumojnë vaksina mRNA me bazë bimore, të cilat mund të mbijetojnë në temperaturën e mjedisit. Falë një granti prej 500.000 dollarësh nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, studiuesit po përpiqen që të përmbushin 3 qëllime.

Së pari, ekipi do të përpiqet të dërgojë me sukses ADN-në që përmban vaksina mRNA tek qelizat bimore, ku ato mund të shumohen. Së dyti, autorët e studimit duan të tregojnë se në fakt bimët mund të prodhojnë mjaftueshëm ARN për të zëvendësuar një injeksion tradicional.

Dhe së treti, ekipi do të duhet të përcaktojë dozën e duhur që njerëzit do të duhet të hanë për të zëvendësuar siç duhet vaksinimet tradicionale.“Në mënyrë ideale, një fabrikë e vetme do të prodhonte mRNA të mjaftueshme për të vaksinuar një person të vetëm”- thotë Huan Pablo Giraldo, profesor i asociuar në Departamentin e Botanikës dhe Shkencave të Bimëve në Universitetin e Kalifornisë-Riverside.

“Ne po e testojmë këtë qasje me spinaqin dhe sallatën, dhe synojë që një ditë këto bimë të kultivohen nga vetë njerëzit në kopshtet e tyre. Edhe fermerët mund të kultivojnë fusha të tëra më këtë lloj bime”- thekson Giraldo.

Gilardo dhe një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i San Diegos dhe Universiteti Karnexhi Melon, thonë se çelësi për të prodhuar vaksina bimore janë kloroplastet. Këto të fundit janë organe të vogla brenda qelizave bimore, të cilat ndihmojnë në shndërrimin e dritës së diellit në energji.

“Ato janë fabrika të vogla me energji diellore që prodhojnë sheqer dhe molekula të tjera, që lejojnë rritjen e bimës. Po ashtu ato janë një burim i pashfrytëzuar për krijimin e molekulave të dëshirueshme”- thekson Giraldo. Studimet e mëparshme kanë treguar se është e mundur që kloroplastet të shprehin gjenet të cilat nuk janë pjesë natyrale e asaj bime.

Ekipi i Giraldos e arriti këtë duke e dërguar materialin gjenetik brenda një shtrese mbrojtëse në qelizat e bimëve. Në studimin e ri, Giraldo bashkëpunoi me profesoren e Universitetit të San Diegos, Nikol Shteinmetz për të përdorur nanoteknologjinë, për t’i dhënë kloroplasteve më shumë material gjenetik. “Ideja jonë është që të ripërdorim nanopjesëzat natyrore, përkatësisht viruset e bimëve, për shpërndarjen e gjeneve tek bimët”- thotë Shteinmetz.

Categories
Këshilla

A shkakton vaksina fertilitet? Flet shqiptarja që punon në Agjencinë Europiane të Barnave

Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Europiane e Barnave), sqaroi se edhe personat që e kanë kaluar Covid-19 rekomandohet ta bëjnë vaksinën.

“Në bazë të studimeve klinike është vënë re që pasi ke kaluar Covidin, imuniteti është i lartë, por kur bën vaksinën është pak më i lartë”, tha ajo në një lidhje në Skype nga Holanda, për “Abc e Mëngjesit”. Më tej, mjekja ka bërë me dije se vaksina nuk ndikon te fertiliteti dhe të gjitha ato që thuhen janë teori konspirative.

“Nuk është e vërtetë që ndikon në fertilitetin, nuk ka të dhëna të tilla. Përpara se një medikament të hidhet në treg shihen efekte anësore të tij. Përsa i përket vaksinës nëse do të kishte një efekt të tillë, vaksina nuk do të konfirmohej. Prandaj po të hysh te faqja e EMA, shikon që nuk ka lidhje dhe shikon të gjitha informacionet nëse duhet bërë vaksina. Vajzat dhe djemtë që kanë në plan duhet ta bëjnë vaksinën dhe nuk ndikon te fertiliteti”.

Ndërsa sa i përket, grave që janë shtatzënë, Ademi ka rekomanduar bërjen e vaksinës, por nëse ato nuk kanë kontakte me njerëz të shumtë, mund edhe mos ta bëjnë.Nuk ndikon as te fetusi, por sipas studimeve klinike duhet bërë kujdes, nese një person shtatzënë nuk del shumë, nuk ka kontakt me njerëz, atëherë mund edhe mos ta marrë vaksinën”.

Shënim: Ky lajm nuk ka lidhje me qëndrimin e Anila Kalleshit. Eshtë vetëm një lajm, bazuar në deklaratën e Ornela Ademit nga EMA.

Categories
Lajme

E JASHTËZAKONSHME: Mjekësia merr lajmin më të mirë në shekullin që jetojmë

Mund të kemi harruar, por në vitin 2019 BioNTech ishte në fazën e hershme e përqendruar fort në vaksinat kundër kan cerit, para se të katapultohej në skenën botërore me vaksinën e saj anti-COVID.

Tani, kompania gjermane ka lëshuar një kujtesë të misionit të saj origjinal R&D me fillimin e provës së parë të fazës 2 të BNT111 – i pari nga disa kandidatë për vaksinat e kan cerit – në pacientët me kan cer të lëkurës.

Para-pandemisë, plani ishte që të fillonte edhe faza 2 dhe faza 3 e BNT111 në 2020, por pas partneritetit me Pfizer dhe COVID-19 që konsumoi vëmendjen e saj, afatet kohore u shtyen.

Studimi i fazës 2 po teston BNT111 në kombinim me frenuesin PD-1 të Regeneron / Sanofi Libtayo (cemiplimab) në pacientët me melanomë të përparuar të cilët kanë rikthyer pas ose nuk kanë pasur reagim ndaj trajtimit me një ilaç frenues PD-1 / PD-L1.

Meqenëse vetëm rreth një e treta e pacientëve vlerësohet se i përgjigjen terapisë së bllokadës PD-1 / PD-L1, ekziston një nxitje në industrinë e farmacisë për të zhvilluar imunoterapi të kombinuara të kan cerit që mund të rrisin atë proporcion.

BNT111 është kandidati kryesor i produktit nga platforma FixVac e BioNTech dhe bazohet në një kombinim të katër antigjeneve të koduara nga mRNA, të shoqëruara nga tumori – NY-ESO-1, MAGE-A3, tirosinase dhe TPTE – që janë krijuar për të stimuluar një imunitet përgjigje kundër një kanceri.

Vaksina ka treguar tashmë prova të sigurisë dhe efikasitetit paraprak në fazën 1, prova e dozës Lipo-MERIT e raportuar vitin e kaluar, e cila përfshinte pacientë të avancuar të melanomës të trajtuar më parë me frenues PD-1 / PD-L1. Efikasiteti u vlerësua në një nëngrup prej 42 pacientësh të trajtuar me goditje si monoterapi ose së bashku me një ilaç anti-PD-1.

Midis grupit prej 25 personash që iu dha vaksinë më vete, ishte një pacient i cili kishte një largim të plotë të tumoreve që ishin përhapur nga vendi origjinal. Tre të tjerë patën përgjigje të pjesshme me një zvogëlim të madhësisë së tum orit, dhe shtatë panë që sëm undja e tyre u stabilizua ndërsa rritja e tum orit u ndalua.

Grupi i kombinuar prej 17 pacientësh kishte gjashtë përgjigje të pjesshme, përfshirë pesë në 10 pacientë me një dozë prej 100 mcg të BNT111 plus anti-PD-1. Prova e fazës 2 – e quajtur BNT111-01 – po regjistron 120 pacientë dhe do të krahasojë kombinimin me secilin prej ilaçeve të dhëna vetëm dhe pritet të përfundojë në mes të vitit 2022.

Ndërkohë, BioNTech synon të fillojë provat në fazën mesatare të dy vaksinave të tjera të kancerit – kandidati për FixVac BNT113 për kancerin e kokës dhe qafës dhe imunoterapinë specifike të neoantigjenit (iNeST) të partnerizuar me partner të Genentech në tumore të shumëfishta të forta – para fundit të vitit.

“Ne ishim në gjendje të demonstronim potencialin e vaksinave të mARN në adresimin e COVID-19”, tha lemzlem Türeci, bashkëthemeluese dhe zyrtare kryesor mjekësore e BioNTech. “Ne nuk duhet të harrojmë se kanceri është gjithashtu një kërcënim global për shëndetin, madje edhe më keq se pandemia aktuale”, shtoi ajo.

Categories
Lajme

Agjencia Europiane thotë “jo”, amerikanët këmbëngulin: Duhet vaksina e tretë

Epidemiologu Anthony Faucci këmbëngul se amerikanëve ndoshta do t’u duhet të marrin edhe një dozë tjetër vaksine kundër koronavirusit. “Me shumë mundësi, amerikanëve do t’u duhet të marrin edhe një dozë të tretë vaksine kundër koronavirusit që të konsiderohen plotësisht të vaksinuar”, citohet të ketë thënë ai nga “The Financial Times”.

Fauçi thotë se ky është një mendim i tiji dhe jo vendim, pasi këtë të fundit do të duhet të marrë Qendra për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA).

“Nga eksperienca ime mund të them se nuk do të isha i surprizuar që përmbyllja e procesit të vaksinimit të plotë nga koronavirusi të kërkojë tre doza”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë një raportimi mbi pandemina në Shtëpinë e Bardhë. Komenti i Fauccit vjen në një moment kur administrata Biden po përgatitet që të shpërndajë dozat e treta duke filluar nga 20 shtatori i këtij viti.

Një ditë më parë ishte Agjencia Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve (EMA), e cila mohoi që të ketë të dhëna, deri më tani, të cilat të sugjerojnë nevojën për një vaksinë të tretë kundër koronavirusit. Agjencia shprehet përmes një raporti se situata po ndiqet me kujdes dhe do të vlerësohet hap pas hapi duke parë zhvillimin e pandemisë nëse do të ketë apo jo nevojë për një vaksinë të tretë.

Categories
Lajme

Ministra nxjerr udhëzimin për shqiptarët, ndryshon rregulli për vaksinën Pfizer

Në këtë periudhë vaksinën Pfizer mund të bëjë kush e preferon për të rritur numrin e të vaksinuarve, por edhe për shkak se janë siguruar sasi të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë tanimë ka nxjerrë udhëzim çka u mundëson qytetarëve që e duan të mund të vaksinohen me Pfizer.

Mjekëve të familjes u ka mbërritur udhëzimi që tani vaksinën Pfizer nuk do ta marrin vetëm personat që kanë shumë diagnoza apo sëmundje të rënda.

Sipas këtij udhëzimi edhe një person i cili e ka kaluar me simptoma të rënda sëmundjen e covid 19 mund të marrë vaksinën Pfizer, por në qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej ofrohet vetëm coronavac dhe Astrazenca, por ndërkohë të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me Pfizer, Astrazenca dhe Sputnik e Coronavac.