Categories
Këshilla

“I nxehti afrikan”, si të ulni temperaturën e trupti me disa “truqe”

Temperatura normale e trupit te të rriturit është midis 36.5 gradë Celcius deri në 37 gradë Celcius, ose diçka më shumë (37.2). Zakonisht, hipotalamusi dhe sistemi nervor autonom e mbajnë trupin brenda temperaturës normale. Por ka raste kur nxehtësia e trupit rritet për arsye të ndryshme.

Disa nga arsyet që shkaktojnë rritje të temperaturës së trupit: 1. Sëmundje inflamatore: Një sëmundje e tillë mund të shkaktojë temperaturë të lartë, që është një tregues se diçka e pazakontë po ndodh në trupin tuaj.

2. Çrregullime të tiroides: Kjo bën që trupi të prodhojë shumë hormon tiroide. 3. Moti i nxehtë: Nëse keni qëndruar për shumë gjatë në kontakt me rrezet e diellit ose keni qenë duke bërë aktivitet fizik, temperatura e trupit rritet.

4. Veshjet: Disa veshje, si ato të ngushta dhe sintetike, mund të bllokojnë lagështinë dhe frymëmarrjen e lirshme. 5. Ushqimet: Ushqimet pikante, me vaj ose të skuqura mund të rrisin nxehtësinë në trup.

6. Konsumi i pijeve me alkool dhe kafeinë. 7. Ushtrimet: Kryerja e ushtrimeve fizike intensive mund të shkaktojë një rritje të nxehtësisë pasi muskujt aktivë dhe aktiviteti i lidhur me qarkullimin e gjakut krijojnë nxehtësi.

8. Gjendjet mjekësore: Këtu përmendim disa lloje të artritit, leuçemisë dhe çrregullime neurologjike. 9. Dehidratimi: Dehidrimi mund të ulë aftësinë e trupit për të djersitur, gjë që nuk çliron nxehtësi nga trupi.

Si mund ta pakësoni nxehtësinë: 1. Dushi i ftohtë nga këmbët: Shtoni ujë të ftohtë dhe kuba akulli në një enë me ujë dhe zhysni këmbët për 20 minuta  Konsumi i ujit të kokosit: Konsumi i ujit të kokosit është një mënyrë e shkëlqyer për të rifreskuar dhe gjallëruar trupin.

3. Mente: Përgatisni një çaj të ftohtë me mente dhe pijeni gjatë ditës. Mund ta konsumoni edhe të nxehtë, pasi pijet e nxehta ju bëjnë të djersisni më shumë dhe të çlironi të nxehtin. 4. Veshja: Përdorni kapele, copa të freskëta, syze dielli dhe ombrellë.

5. Aloe vera: Mund ta aplikoni në lëkurë për një efekt ftohës. 6. Dhallë: Përmirëson metabolizmin, rikuperon energjitë natyrore të trupit dhe redukton nxehtësinë.

7. Ushqimet hidratuese: Hani sa shumë ushqime me përmbajtje të lartë uji. Fruta të tilla si pjepër, shalqi dhe luleshtrydhe janë mundësi të mira. Provoni të hani shumë perime të tilla si selino, kastravec dhe lulelakër. 8. Pini sa më shumë ujë.