Categories
Shëndeti

Varianti “Delta”, apo siç njihet versioni indian i COVID-19, çfarë duhet të dini për të

Cfare duhet te dime per variantin e virusit delta? Bota vijon të jetë në pandemi për shkak të koronavirusit prej më shumë se një viti tashmë. Në një vit virusi ka pësuar një sërë mutacionesh të njohura rëndom si varianti britanik apo i Afrikës së Jugut.

Tashmë një tjetër variant eshte shfaqur në disa vende si Britania e Madhe apo Italia, dhe bëhet fjalë për variantin Delta (B.1.617.2) që të gjithë e njohim si varianti indian. Ky variant po përhapet tek të rritur e rinj të pavaksinuar kryesisht.

ÇFARË ËSHTË VARIANTI DELTA? Varianti Delta vjen nga India, shteti me 1.33 miliardë banorë që për fat të keq ka një mortalitet të lartë lidhur me pandeminë.

Për herë të parë ky variant u izolua gjatë vjeshtës së shkuar dhe disa autoritet thonë se është 40-60 % më infektues se varianti britanik. Ky i fundit në vetvete ishte më infektues se varianti origjinal nga Wuhani dhe me një shkallë shtrimesh në spitale më të lartë, të paktën dyfish sipas një studimi të publikuar në The Lancet. Pra, është e qartë se tashmë flasim për një virus shumë ndryshe në karakteristike krahasuar me një vit më parë.

Duke e thjeshtuar, një nga arsyet që e bën më infektiv është se ka një ngarkesë virale të lartë tek pacienti i prekur, pra e thënë në mënyrë banale një një sasi të madhe virusi dhe kështu dhe duke tështitur apo kollitur në ajër del një dozë e lartë virusi.

SIMPTOMAT E VARIANTIT DELTA – Mes simptomave të variantit Delta kemi dhimbje koke, dhimbje fyti dhe hundë të bllokuara, por duhet të kemi parasysh se janë vëzhgime statistikore dhe jo rregulla të pandryshueshme.

Me fjalë të tjera, një pacient me COVID që ka dhimbje koke nuk do të thotë që domosdoshmërish është i prekur nga varianti indian, dhe në të njëjtën kohë mungesa e këtyre simptomave nuk do të thotë se nuk kemi të bëjmë me këtë variant. Mbeten sigurisht kolla, temperatura, humbje e shijes dhe nuhatjes karakteristikat kryesore të infeksionit, dhe pse sipas disa autorëve sidomos kjo e fundit regjistrohet më rrallë tek varianti Delta.

Në rastin e të rinjve të rritur ka disa raste të simptomave të lehta, të tilla si një lloj sëmundjeje dimërore gripi, kështu që në rast dyshimesh është më mirë t’i nënshtroheni testit dhe të shmangni kontaktin me të tjerët.

Për fat të mirë, fëmijët ende duket se janë të përjashtuar nga rreziku; ka pasur raste pozitive për virusin, por me një kurs thelbësisht asimptomatik.