Categories
Lajme

Gjizë me speca sipas mamit të Rita Orës! Tregon recetën shqiptare në Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej shumë vitesh jeton larg vendlindjes. Gjithsesi, ajo dhe familja e saj (sidomos nëna, Vera) nuk harrojnë asnjëherë disa tradita dhe receta.

Nuk është hera e parë që ato ndajnë pjata shqiptare me ndjekësit dhe këtë herë rradhën e ka patur gjiza me speca. Në videot e saj në Instagram Vera tregon se sapo ka bërë drekës dhe I thotë Ritës se kështu gatuhet kjo pjatë të cilën ajo ja kërkon shpesh në Los Angeles. Vera shpjegon se në vend të gjizës mund të përdorni dhe djath pastaj domate dhe speca.

Videot mund t’i shihni duke klikuar në seksionin story të Instagramit në faqen e Vera Orës. Duket mjaft argëtuese të shohësh një gatim shqiptar në sytë e gjithë botës, “sponsorizuar” nga një emër i madh si Rita Ora.