Categories
Këshilla

Kjo është pija natyrale që rinon zemrën tuaj – Si ta përgatisni

Nga kjo erëz e cila përdoret çdo ditë në kuzhinë ofron “pijen magjike” për zemrën. Majdanozi ka përfitime për organizmin dhe mjekët e mjekësisë popullore e rekomandojnë edhe si ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç natyral përdoret kur ndieni çfarëdo vështirësie të zemrës si p.sh. therje, dridhje, kërcime për shkak të stresit. Është efikas edhe te angjina pektoris.

Përbërësit: 10 degë majdanozi pa rrënjë, një litër verë të zezë apo të bardhë shtëpiake, 2 lugë uthull vere, 300 gramë mjaltë natyral.

Përgatitja: 10 degë të freskëta majdanozi bashkë me fletët qitni në një litër verë natyrale të pastër dhe shtoni 1–2 lugë të mëdha uthull të pastër vere. Zieni 10 minuta në zjarr të ulët (kushtoni kujdes, mund të shkumëzojë).

Shtoni 300 gramë mjaltë natyral bletësh dhe lini që të zihen ngadalë edhe 4 minuta. Verën e nxehtë kullojeni dhe të nxehtë qiteni në shishe, të cilat më parë i keni shpëlarë me alkool të fortë. Mbyllni mirë. Shtresa e cila krijohet nuk është e dëmshme dhe lirisht mund ta pini. Pini çdo ditë nga një lugë supe derisa të pushojnë problemet. Për sëmundje të rëndë nevojitet ta përdorni një periudhë kohore më të gjatë.

Categories
Lajme

Viroza e verës duhet marrë seriozisht, ja si ta parandalojmë

Viroza e verës është një nga shqetësimet shëndetësore më të shpeshta që keni dëgjuar gjatë kësaj stine, duke prekur të gjitha moshat, kryesisht fëmijët.

Gastroenteriti është një infeksion i stomakut dhe zorrës së hollë, që shkaktohet nga viruset, bakteret ose mikrobe të tjera. Individët e prekur nga kjo virozë mund të kenë diarre, dhimbje barku dhe temperaturë të lartë. Gjithashtu mund të kenë simptoma të dhimbjes së kokës, këputje apo dhimbje muskujsh.

Ky infeksion mund të përhapet edhe nga kontaminimi i ujit të pijshëm apo ushqimeve. Gjithashtu mund të përhapen edhe nga një individ tek tjetri me anë duarve të palara ose duke ndarë ushqimin. Kjo cilësohet si një patologji që kërkon pak ditë deri sa të kalojë, ndonjëherë ka nevojë për mjekim specifik nga mjekët.

Si parandalohet? Lani duart shpesh, sidomos nëse keni qënë në ambjente publike. Konsumoni ujë me shishe. Evitoni akullin

Categories
Lajme

Çfarë ndodh me trupin e njeriut kur pi një gotë verë në ditë?

Një gotë vere në darkë mund të jetë shpërblimi yt pas një ditë të gjatë. Kjo gotë vere mund të ndikojë në trupin tuaj në një mori mënyrash brenda 24 orësh pasi ta keni pirë, duke filluar nga gjumi e deri te rrahjet e zemrës.

Sapo të pini një gotë, alkooli absorbohet shpejt në gjak dhe lëviz në të gjithë trupin. Rreth 20% shpërndahet në stomak, ndërsa pjesa tjetër tretet në zorrën e hollë. Mëlçia e tretë alkoolin me një shpejtësi prej rreth një pije në orë, që do të thotë që në kohën që të zgjoheni mëngjesin tjetër, një gotë vere që keni pirë në mbrëmje do të jetë përpunuar plotësisht.

Por jo të gjithë e përpunojnë alkoolin në të njëjtën mënyrë, ose në të njëjtën shpejtësi. Efektet e alkoolit pas një periudhë 24-orëshe, varen nga: sa shpejt trupi juaj mund ta tresë, nëse e keni pirë në stomak bosh, sa shpejt e keni pirë si dhe nga toleranca juaj. Nëse e konsumoni shumë rrallë, ka shumë të ngjarë që ju t’i ndjeni efektet më shpejt dhe me më shumë intensitet sesa dikush që e konsumon më shpesh.

Categories
Lajme

Injorojeni erën e saj, 4 arsye pse hudhra duhet konsumuar më shumë gjatë verës

Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit. Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj. Ajo është e vogël, por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut. Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit.

Zemra – Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Pak kalori – Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori. Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme.

Hollon gjakun – Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen. Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën.

Vitamina C – Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve. Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Antioksidantët – Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm. Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave. Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës.

Categories
Këshilla

Dy veprimet që duhet të bëni para se të flini në verë për një gjumë të rehatshëm

Ja çfarë duhet të bësh para se të flesh çdo natë në verë. Janë me dhjetëra këshillat që jepen në rastet e netëve të nxehta (spërkatja e pizhameve, e çarçafëve, ajrosja e dhomës, freskia etj.), por dy janë arsyet kryesore që e rrisin temperaturën e trupin gjatë natës: dehidratimi dhe tretja e ushqimit. Ja çfarë duhet të bësh para se të flesh çdo natë në verë.

Pi ujë të ftohtë – Për të ndihmuar freskinë e trupit, është shumë e rëndësishme të mos e lësh metabolizmin të dehidratohet, ndaj pi shumë ujë në ditët e nxehta.

Po ashtu, mund të mbash një shishe me ujë të ftohtë pranë shtratit në mënyrë që të gjatë natës të pish sa herë ke nevojë. Në këtë mënyrë ulet edhe nxehtësia e trupit dhe gjumin do ta bësh më të qetë.

Ha ushqime të lehta në darkë – Pasi ke ngrënë ushqime të rënda gjatë ditës, metabolizmi është mësuar të punojë dhe këtë gjë do të kërkojë të bëjë edhe gjatë natës. Por kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së trupit, meqenëse ushqimi është ende në proces tretjeje.

Provo të hash ushqime më të lehta gjatë darkës, në mënyrë që trupi të tretë më pak dhe kur të flesh, të ndiesh më e freskët. Fruta dhe perime të gjalla kërkojnë më pak energji metabolike për të tretur se sa proteina dhe yndyra, kështu që këto janë zgjedhje e mirë për mbrëmje.

Categories
Lajme

Mesazh për gratë shqiptare: Koncepti “trup veror” duhet hequr nga qarkullimi

Gjatë sezonit të plazhit, shumë prej nesh mund të fillojnë të ndiejnë presionin mendor për të bërë diçka për trupin tonë, ndërsa ndjekim ‘perfeksionin’ në media sociale. Fotografitë, videot, postimet dhe artikujt sugjerojnë një imazh ideal të një trupi veror – mundësisht të hollë dhe të tonifikuar, me bark të sheshtë.

Stigma e peshës që vjen së bashku me motin e nxehtë, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor dhe vetëbesimin, dhe ne mund të ndihemi të frustruar që nuk e kemi arritur atë “trup të përsosur veror” që mund të na lejojë të ndriçojmë në rrobat e banjës. E vërteta është: një “summer body” është çdo trup në plazh dhe ne të gjithë duhet të jemi të lirë të kënaqemi gjatë gjithë vitit, pa presion.

Arsyet pse duhet të ndalojmë së përdoruri këtë kocept:

Koncepti i ‘summer body’ është një kurth mendor që mund të na imponojë pritshmëri joreale. Ideja e pamjes perfekte verore krijon një iluzion se ne duhet të shikojmë në një mënyrë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara, domethënë duhet të jemi të hollë dhe të tonifikuar për të veshur rroba banje, për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën. Kur ai qëllim nuk arrihet, mund të çojë në zhgënjim, ankth, apo edhe çrregullime të ngrënies. E vërteta është, nëse keni veshur bikini, ju tashmë e keni atë që quhet ‘summer body’ dhe është mjaft e përsosur për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën në maksimum.

Shumë njerëz mund të përdorin ndjenjën e pakënaqësisë të trupit që marrim për shkak të gjithë kësaj, për të na ofruar të gjitha llojet e planeve të dietës ose stërvitjes.. Ajo që duhet të kuptojmë është se ne duhet të kujdesemi për trupin tonë gjatë gjithë vitit, dhe qëllimi ynë kryesor duhet të jetë të bëhemi më të shëndetshëm dhe më të fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht – por jo të dukemi më mirë në plazh. Synime realiste dhe të shëndetshme – kjo është ajo që na nevojitet në vend të turpit të trupit dhe standardeve jorealiste të bukurisë.

Ekspertët sugjerojnë që në vend që të promovojmë imazhin e trupave të hollë të plazhit, ne duhet të kalojmë në mendimin pozitiv të trupit. Kjo do të thotë ta vlerësosh trupin tënd, të shijosh veshjet dhe të kuptosh që trupi yt tashmë është një trup i mirë, dhe është mjaft i përsosur për gjithçka, përfshirë edhe peridhën e verës.

Categories
Këshilla

Ananasi, një mesvakt fantastik dhe i domosdoshëm për shëndetin

Qe se si të zgjidhni një ananas të shijshëm Enzimat e ananasit janë të mira për organizmin tonë para dhe pas ngrënies. Ananasi është një frutë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe është i vetmi që mund të hahet edhe pas vaktit, sepse ndryshe nga frutat e tjera, ai ka një enzimë të veçantë që parandalon shfaqjen e “fermentimit” në trup.

Bromelaina – Bromelaina bën pjesë në grupin e enzimave protolitike, të cilat kanë aftësinë të tretin proteinat, të zbërthejnë albuminat. Kjo enzimë në vetvete është shumë efektive kur bëhet fjalë për zbutjen dhe trajtimin e inflamacionit që ndodh në muskujt dhe indet, si dhe kur bëhet fjalë për vetë procesin e tretjes. Ato merren me nxjerrjen nga ananasi (të vendosura në kërcellin e ananasit).

Konsiderohet një hollues shumë efektiv i gjakut (natyrisht, nuk rekomandohet për hemofilikët dhe njerëzit që kanë problem me mëlçinë ose veshkat, sepse stimulon koagulimin e gjakut), si dhe një substancë që ka veti që parandalojnë inflamacionin.

Vetitë e dobishme: Lehtëson dëmtimet e deformimeve të muskujve dhe dhimbjet shoqëruese. Lehtëson dhimbjet e artritit. Lehtëson tretjen. Lehtëson urthin. Lehtëson bronkitin kronik. Zbut simptomat e shkaktuara nga nyejt.

Si të zgjidhni ananasin e freskët – Ngjyra: zgjidhni një ananas që ka një ngjyrë të verdhë-kafe, sepse do të thotë se është i pjekur dhe i freskët.

Fortësia: Kur e shtypni me gisht, duhet të përkulet pak brenda, por jo shumë. Kjo do të thotë që fruta është e lëngshme dhe plot me lëngje të ëmbla. Nëse ananasi është i fortë, do të thotë se nuk është i pjekur.

Aroma: Afrojeni frutën te hundët dhe nuhasni nëse ka aromë ananasi. Nëse është i pjekur, do të lirojë aroma.

Categories
Lajme

E dini pse nuk duhet të lëmë shishe plastike në makinë gjatë verës?

Shishet plastike me ujë janë edhe më të rrezikshme për t’i lënë pas, sepse ato leshojne kimikate të dëmshme kur lihen në nxehtësi. Në një studim që tregon efektet e temperaturave të ruajtjes në lirimin e kimikateve si antimon dhe bisfenol A, u zbulua se më shumë kimikate u liruan kur temperatura u rrit.

Eksperimenti gjithashtu zbuloi se kur shishet u ruajtën në 158 ° F për 4 javë, lirimi i bisfenol A dhe antimon nuk plotësonin standardet rregulluese për marrjen e përditshme kronike. Bisfenol A, i njohur gjithashtu si BPA, është një kimikat që eshte treguar jashtëzakonisht i keq në vitet e fundit.

Është provuar se ndryshon nivelet e hormoneve dhe lidhet posaçërisht me nivelet më të ulëta të testosteronit te meshkujt. BPA gjithashtu kontribuon në zhvillimin dhe përparimin e kan-cerit. Antinom, nga ana tjetër, mund të shkaktojë dhimbje në stomak, të vjella, diarre dhe ulcera te stomakut Është e sigurt të thuhet se marrja e sasive të mëdha të njërës nga këto kimikate nuk është e mirë për askënd.

Categories
Receta

Quhet Sangria, si të përgatisësh pijen spanjolle më të shijshme të verës

Përbërësit: ½ molle mesatare me lëkurë, e ndarë në kubikë të vegjël, ½ portokalli mesatar me lëkurë, i ndarë në copëza të vogla, pa fara, 3-4 lugë gjelle sheqer kaf organik, ¾ gotë lëng portokalli, 1/3 gotë konjak, 750 ml verë e kuqe spanjolle me shije frutore, 1 gotë akull

Në një kanë të madhe, shtoni mollët, portokallet dhe sheqerin dhe trazojini me një lugë druri për 45 sekonda. Shtoni lëngun e portokallit dhe konjakun dhe trazojini sërish për 30 sekonda. Shtoni verën e kuqe dhe trazojeni përzierjen.

Provojeni nga pak për të kuptuar nëse keni arritur shijen e dëshiruar dhe shtoni konjak, sheqer ose lëng portokalli sipas dëshirës. Shtoni akullin dhe vijoni të trazoni. Shërbehet në moment me akull dhe një fetë portokalli të vendosur në anë të gotës.

Categories
Këshilla

“I nxehti afrikan”, si të kujdeseni për flokët e lyera gjatë verës

Flokët e lyer kërkojnë një kujdes të shtuar gjatë verës për t’i mbajtur të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Dielli, kripa e detit dhe klori i pishinës janë fajtorët shtesë që i dëmtojnë flokët dhe i bëjnë të dehidratuar.

Krem kundër diellit – Kur shkoni me pushime, nuk duhet të harroni t’i mbroni flokët nga dielli, pasi i dehidraton. Produktet kundër diellit janë thelbësore për flokët e lyer.

Hidratimi – Ashtu si trupi dhe flokët e lyer kërkojnë hidratim shtesë gjatë verës. Bëni maska 1-2 herë në javë për t’ju dhënë më shumë hidratim dhe shkëlqim.

Stili dhe mbrojtja, 2 në 1 – Për të mbrojtur flokët tuaj të lyer nga dielli, mos shkoni në plazh pa mbajtur një kapele ose shall. Në të njëjtën kohë, do të mbroni fytyrën tuaj, ndërsa do të dukeni shumë elegant.

Kini kujdes nxehtësinë – Nxehtësia është një nga armiqtë më të mëdhenj të flokëve tuaj të lyer. Kjo vlen si për ujin me të cilin lani flokët ashtu edhe për mjetet e stilimit. Shpërlajini flokët me ujë të freskët dhe shmangni tharësen.