Categories
Lajme

A duhet t’ua shpojmë veshët bebeve? Rreziqet që duhet të merrni parasysh

Kur prindërit pyesin pediatrit për shpimin e veshëve te të porsalindurit, si duhet të përgjigjen? Asistentja e pediatrisë Suzanne Rossi e kishte dëgjuar pyetjen më shumë se një herë nga prindërit e të porsalindurve: “Kur mund t’ia shpoj veshët fëmijës tim? A ka ndonjë rrezik?”

E painformuar plotësisht, ajo pa literaturën mbi këtë temë dhe ndau gjetjet e saj. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), vuri në dukje ajo, ka një rekomandim të madh: Shtyni shpimet e veshit derisa fëmija të jetë mjaft i rritur për t’u kujdesur vetë për vendin e shpuar.

“Kjo është pa dyshim mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infeksionit,” tha Rossi. Pavarësisht rreziqeve, për arsye kulturore dhe të tjera, shumë familje vazhdojnë me shpimin e veshit. Në këto raste, vuri në dukje Rossi, AAP rekomandon që të përdoren vathët e arit për të reduktuar rrezikun e një reaksioni alergjik dhe inflamacionin në zonën e shpimit. Një tjetër rekomandim është që alkooli të aplikohet në zonë tri herë në ditë për disa ditë për të reduktuar rrezikun e infektimit. Prindërit duhet ta lënë vathin pa hequr për 4 deri në 6 javë dhe ta rrotullojnë butësisht çdo ditë. AAP rekomandon që procedura të bëhet nga një profesionist i trajnuar në kushte sanitare.

Shpimi i veshëve mund të sjellë komplikime si: gjakderdhje, alergjitë e kontaktit, lëndime post traumatike, më e zakonshme me vathët e varur, deformim i veshit, më i zakonshëm me shpime në pjesën e sipërme të veshit, enjtje, infeksion dhe rrjedhje purulente, e cila ndodh në 24 për qind të të gjitha shpimeve të veshit.

Rossi gjithashtu vuri në dukje se pediatrit duhet të jenë të vetëdijshëm për disa grupe pacientësh, si fëmijët me sëmundje kongjenitale të zemrës (CHD), në të cilat pasojat e një infeksioni të lidhur me shpimin e veshëve mund të jenë shumë më serioze. Midis një grupi mjekësh që kujdesen për adoleshentët dhe të rriturit me CHD, 53 për qind nuk e miratuan shpimin e veshëve.

Categories
Këshilla

Kjo pjesë e trupit duhet larë më shpesh nga sa e keni menduar

Zakonisht ne pastrojmë veshët nga dylli dhe e lëmë me aq. Por ka edhe një pjesë tjetër të cilën shpesh e harrojmë. Bëhet fjalë për pjesën prapa veshit. Nëse nuk e pastroni siç duhet, një erë e keqe dhe skuqje e lëkurës mund të shfaqet menjëherë.

Çfarë duhet të bëni? Lajeni këtë zonë me sapun dhe ujë të ngrohtë çdo ditë ose 3-4 herë në javë. Hiqni gjithnjë vathët para se të flini. Kini kujdes kur bëni dush, që të mos e harroni këtë pjesë të rëndësishme.

Categories
Lajme

Përse pulsojnë veshët, sëmundjet dhe si ta ndaloni këtë problem

Veshët, ashtu si sytë, janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë dhe ndjesia është e padurueshme e stresuese për të gjithë organizmin. Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë shpesh këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla. Mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke nisur që nga futja e ujit në vesh, infeksionet apo sëmundjet specifike që mund ti prekin ato.

Gjithsesi është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët. Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit dhe shkakton pikërisht veprimet e përmendura më parë. Shpesh njerëzit ankohen se veshët e tyre zhurmojnë vazhdimisht, duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje. Në këtë artikull ju shpjegojmë se përse ndodh dhe si mund ta largoni lehtë.

Përse pulsojnë veshët – Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet me shumë gjasë janë të njëjtat dhe fshihen thellë në organizmin tuaj. Kjo gjendje vazhdon me ditë jave e muaj të tërë dhe kthehet në një stres të vazhdueshëm për këdo që e përjeton. Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të pushuar apo fjetur. Ky puls i vogël brenda kokës tuaj me siguri nuk ju lë të pushoni të qetë dhe ju streson vazhdimisht. Arsyet kryesore se përse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.

Sëmundjet që e shkaktojnë – Problemet me enët apo venat e gjakut mund të prekin shumë njerëz duke bërë që qarkullimi i gjakut të mos jetë i mirë. Kështu venat që kalojnë pranë veshit dhe çojnë gjakun në tru, krijojnë zhurmë për shkak se mund të jenë të dëmtuara ose me probleme. Presioni i lartë i gjakut ose tensioni i lartë është një tjetër arsye. Kur gjaku lëviz me shpejtësi të ndryshme apo shumë të shpejtë, zhurma do të jetë e pranishme në veshët tuaj.

Kjo mund të vijë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë hipertension ose gjatë periudhave të stresit, abuzimit me alkoolin apo kafeinën. Anemia ose tiroidja hiperaktive bëjnë që gjithashtu gjaku të lëvizë shpejt në trup, duke shkaktuar zhurma tek venat që kalojnë pranë veshëve tuaj. Arterioskleroza njihet si sëmundja që i bllokon arteriet dhe enët e gjakut duke i bërë ato më pak fleksibël. Në këtë mënyrë gjaku që kalon tek veshi i mesit, lëviz me vështirësi dhe me forcë duke bërë që të ndjeni zhurmë tek të dy veshët. Një tjetër arsye mund të jenë edhe tumoret e kokës apo të qafës. Këto sëmundje veprojnë duke shtypur enët e gjakut dhe shkaktojnë zhurmën tek veshët.

Efektet anësore – Pulsimi apo tringëllimi i veshëve mund të kthehet në një problem të vërtetë për këdo që e përjeton. Pasi mund të shkaktojë një sërë efektesh të tjera anësore. Duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendja, të përzierat, stres, probleme me shikimin apo humbje të dëgjimit.

Si ta ndaloni – Nëse kjo zhurmë e fortë dhe vazhdon për ditë, jave e muaj me radhë duhet të konsultoheni me një specialist. Kjo pasi, nën këtë rrahje të veshit mund të fshihen një sërë sëmundjesh të tjera siç përmendëm edhe mësipër. Mundohuni që të gjeni shkakun në mënyrë që zhurma të pushojë gradualisht. Gjithashtu kur shtriheni për të fjetur mundohuni që të fokusoheni tek një zhurmë tjetër e jashtme. Mjekët shpesh sugjerojnë disa makineri të posaçme, të cilat përdoren për të gjeneruar një zhurmë të lehtë në dhomën tuaj, në mënyrë që të harroni zhurmën e veshit.

Categories
Këshilla

Gjërat që nuk dini për dyllin e veshëve, ju tregoj disa truqe!

E dijmë që ndoshta nuk dëshironi të mendoni shumë rreth dyllit nga veshët, por e vërteta është se ai flet shumë rreth juve – e jo vetëm kur është fjala për higjienën personale. Në vazhdim po ju paraqesim 6 fakte të cilat ndoshta nuk i dinit.

1. Dylli ndalon kruarjen e veshëve – Një nga gjërat e dobishme të dyllit është se e mban veshin të lëngët ashtu sikur lotët që mbajnë sytë. Përveç kësaj, dylli parandalon tharrjen dhe kruarjen e veshëve.

2. Dylli mban të pastër (relativisht) veshin  – Dylli është një kombinim i sekrecionit nga veshi, qelizat e vdekura të lëkurës si dhe papastëritë dhe pluhuri që grumbullohet në veshë. Megjithatë, pjesa e formuar e dyllit zhduket vetvetiu kështuqë nuk keni nevojë për shkopinj pastrues në veshët tuaj.

Në fakt, nëse pastroni dyllin te veshët keni gjasa më shumë të bëni dëm sesa dobi duke shtyrë dyllin edhe më tej brenda kanalit të veshit. Shumica e eksperteve janë dakord që mos të praktikohet pastrimi i dyllit nga veshët, pasi nëse përdoret për një kohë të gjatë, keni mundësi që të humbni shqisën e dëgjimit.

3. DYLLI FLET SHUMË RRETH AROMËS SUAJ – Disa njerëz kanë dyll të lagësht, ndërsa disa të tjerë të thatë. Dylli i trashë dhe i bardhë nënkupton se ju mund të keni mungesë të kemikateve të caktuara të djersës, e cila çon deri në erën e trupit.

4. DYLLI NDRYSHON NGA RACA NË RACË – Sipas një studimi të kryer, thuhet se butësia apo thatësia e dyllit ka të bëjë me paraardhësit tuaj (gjenetike). Me këtë rast është zbuluar se ashtu sikur me djersën, përbërësit kimik në veshë dallojnë në raca të ndryshme si dhe molekula që prodhojnë erë në përgjithësi kanë njerëzit e racës së bardhë sesa ata të Azisë Lindore.

5. STRESI APO FRIKA, MUND TË RRIT PRODHIMIN E DYLLIT – Gjëndrrat e veshëve, që janë përgjegjëse për sekretimin apo tajitjen e dyllit, i përkasin grupit të gjëndrrave apokrine, të cilat janë përgjegjëse për aromat më të theksuara të djersës. Stresi, ashtu sikur shkakton rritjen e djersës, ai shkakton edhe rritjen e sektretimit të dyllit në veshët tuaj.

6. MOS PËRDORNI NDRIÇUES – Nëse mund të hiqni dorë nga shkopinjtë pastrues për veshët, ju mund të hiqni dorë gjithashtu edhe nga metoda e qirinjve ndriçues për pastrimin e veshëve. Si rezultat i kësaj, ju mund të ndezni veshët tuaj por gjithashtu të bllokoni edhe kanalet e veshit. Nëse insistoni të pastroni veshët, praktikoni larjen e veshëve me ujë të ngrohtë.

Categories
Shëndeti

Të dashuruar pas kufjeve? Një lajm i keq, ju tregojmë sa e dëmtoni dëgjimin tuaj

Të dëgjuarit muzikë ose një ‘podcast’ mund të jetë forma juaj e preferuar e kujdesit ndaj vetes. Sidoqoftë, ky mund të mos jetë veprimi më i mirë për dëgjimin tuaj! Sipas analizave dhe studimeve të fundit, nivelet e larta të zhurmës mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit në të ardhmen.

Fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit (e rinj në moshë) mund të jenë veçanërisht të rrezikuar nëse ata dëgjojnë shpesh shumë orë muzikë në ditë, në vëllime që tejkalojnë kufirin e shëndetit publik prej 70 decibel (dB) të ekspozimit mesatar të zhurmës ditore, që rekomandohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shkruan HealthLine.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 50% njerëzve të moshës 12 deri 35 vjeç rrezikojnë të humbin dëgjimin për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj tingujve të fortë, të tilla si muzika e dëgjuar përmes pajisjeve personale audio.

“Unë mendoj se në një nivel më të gjerë, komunitetet mjekësore dhe audiologjike, si dhe publiku i gjerë, nuk e kuptojnë se humbja e konsiderueshme e dëgjimit nuk është pjesë e plakjes normale të shëndetshme, por përfaqëson kryesisht humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma”, shprehet për Healthline dr. Daniel Fink.

Ai e krahason këtë keqkuptim me keqkuptimin se rrudhat e thella dhe pigmentimi i lëkurës janë pjesë e plakjes normale, ndërsa ato kryesisht përfaqësojnë dëme nga rrezet UV të diellit. “Në mënyrë të ngjashme, pa ekspozim ndaj zhurmës së fortë, ne duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë mirë deri në pleqëri”, shton Fink.

Veçanërisht për të rinjtë, përdorimi i një sistemi personal audio (kufje) është burimi kryesor i ekspozimit të zhurmës gjatë kohës së lirë. Kur ata të arrijnë mesin e jetës, ndoshta në fillim ose në mes të të 40-ve, do ta kenë po aq të vështirë të dëgjojnë sa gjyshërit e tyre që tani janë 70 ose 80.

Përveç humbjes së aftësisë për të komunikuar, humbja e dëgjimit lidhet edhe me demencën. Sipas një studimi të vitit 2011, krahasuar me njerëzit pa humbje të dëgjimit, ata që kishin humbje të dëgjimit ishin në rrezik për zhvillimin e demencës në mënyrat e mëposhtme:

▪ Njerëzit me humbje të lehtë të dëgjimit kishin gati dyfish rrezikun e zhvillimit të demencës. Ata me humbje të moderuar kishin tre herë rrezik. Njerëzit me humbje të rëndë kishin pesë herë rrezik.

Ndërkohë, disa studime premtuese tregojnë se trajtimi i humbjes së dëgjimit me aparate dëgjimi zvogëlon rrezikun e rënies njohëse dhe demencës.

Sidoqoftë, fillimi i zakoneve më të mira të shëndetit të dëgjimit tani mund të jetë një investim në shëndetin tuaj afatgjatë, jo vetëm duke parandaluar humbjen e dëgjimit, por gjithashtu duke zvogëluar rrezikun tuaj të rënies njohëse dhe demencës ndërsa plakeni.

Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj – Nëse jeni mbi moshën 50 vjeç ose jeni të ekspozuar ndaj zhurmës në nivele të pasigurta, mjekët rekomandojnë që të bëni çdo ditë një kontroll. Nëse jeni në një moshë tjetër, por gjithsesi mendoni se keni probleme – kontrolloni menjëherë dëgjimin tuaj te një mjek.