Categories
Lajme

A ndikon mungesa e vitaminës D në tensionin e lartë të gjakut?

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë. Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë, është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike. Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët. Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës. Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë: njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell, të moshuarit, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D.

Categories
Lajme

Doza dhe ushqimet: Si të parandaloni shqetësimet e stomakut nga vitamina D

Vitamina D është thelbësore për një sërë funksionesh të trupit tuaj. Ajo ndihmon në forcimin e kockave dhe të muskujve, mbështet sistemin imunitar dhe atë nervor. Prandaj është e rëndësishme që të merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Një nga mënyrat më të thjeshta është duke qëndruar në diell dhe duke konsumuar ushqimet e duhura. Por nëse vazhdoni të keni ende mungesë të saj atëhere në ndihmë vijnë suplementet.

Duhet të dini se suplementet mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera dhe të vjella. Marrja e sasive të tepërta të kësaj vitamine mund të shkaktojë efekte anësore si: të vjella, dobësi, dehidratim, humbje oreksi, kofuzim, urinim i tepërt dhe gurë në veshka. Për të shmangur këto efekte është e rëndësishme të merrni dozën e rekomanduar ditore. Të rriturit nuk duhet të kalojnë kufirin ditor prej 100 mikrogramësh.

Si të parandaloni acarimin e stomakut nga vitamina D? – Ju njohim më poshtë me disa nga faktorët që shkaktojnë shqetësime në stomak dhe si t’i parandaloni ato.

Filloni me doza të vogla – Filloni marrjen e saj me doza më të vogla duke e rritur gradualisht sasinë derisa të arrini dozën e rekomanduar ditore. Kjo rritje graduale lejon stomakun tuaj të përshtatet me vitaminën D dhe mund të parandalojë të përzierat.

Zvogëloni dozën tuaj – Nëse konsumi ditor ju jep rregullisht shqetësime në stomak, ulni dozën derisa të gjeni një sasi që nuk shkakton të tilla shqetësime.

Merreni suplementin me ushqim – Kjo do të ndihmojë trupin tuaj të përthithë më mirë vitaminën, duke ulur kështu gjasat që të përjetoni shqetësime në organizëm. Ju mund ta merrni atë me vaktin e mëngjesit ose me vaktin e mbrëmjes për të ulur më tej shanset e efekteve anësore.

Shmangni marrjen e suplementeve përpara aktivitetit fizik – Kjo gjë që mund të çojë në mbi prodhim të acidit të stomakut, e cila mund të përkeqësojë urthin ose refluksin.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D – Nëse jeni duke pyetur veten nëse ka një lloj vitamine D që nuk do t’ju shqetësojë stomakun, përgjigja është ushqimi.Pavarësisht nëse suplementet e vitaminës D ju shkaktojnë dhimbje stomaku ose jo është gjithmonë një zgjedhje e mirë që pjesën më të madhe të dozës tuaj ditore ta merrni nga ushqimet natyrale. Ato mund të jenë: trofta, salmoni, kërpudhat apo qumështi i sojës.

Categories
Lajme

MUNGESA E VITAMINËS D: Simptomat dhe shenjat më të zakonshme

Vitamina D, e njohur edhe si vitamina e diellit, është një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trupit. Mund të merret nga dieta, suplementet dhe më e rëndësishmja, nga dielli. Thuhet se rrezet e diellit janë mënyra më e mirë dhe më e natyrshme për të rritur nivelet e vitaminës D në trupin tuaj. Megjithatë, për shkak të një orari të ngjeshur, ne shpesh i injorojmë nevojat dhe kërkesat e trupit tonë duke çuar në disa efekte negative.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e kockave tona të shëndetshme, reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e funksionit imunitar. Ndihmon gjithashtu në rregullimin e përthithjes së kalciumit dhe fosforit në trup, duke çuar në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve, shkruan News18, transmeton Klankosoca.tv.

Ai luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e stresit e ankthit dhe rregullimin e humorit. Ndërsa ka përfitime të gjera të vitaminës D, mungesa e saj mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore. Këtu janë shenjat e mungesës së vitaminës D.

Lodhje dhe dobësi – Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës D, shpesh përballen me lodhje dhe dobësi të përgjithshme. Nëse e gjeni veten duke u mërzitur gjatë gjithë ditës, duhet të testoni nivelet e vitaminës D dhe të konsultoheni me një ofrues të shërbimit shëndetësor.

Dhimbja e kockave mund të sinjalizojë mungesën e vitaminës D – Vitamina D konsiderohet të jetë kura për ‘rakitin’, një çrregullim që çon në kocka të dobëta dhe të buta te fëmijët. Meqenëse vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe fosforit, të cilët nga ana e tyre ndërtojnë dhe forcojnë kockat, prandaj, mungesa e saj mund të rezultojë në dhimbje kockash.

Dhimbje kronike të muskujve – Mungesa e vitaminës D mund të çojë gjithashtu në dhimbje kronike të muskujve. Ekzistojnë dy lloje testesh që mund të konfirmojnë mungesën e vitaminës D – 25-hidroksivitamina D, e njohur shkurt si 25(OH)D.

Renia e flokeve – Ndërsa rënia e flokëve ka disa shkaqe, ushqimi i duhur luan një rol të rëndësishëm. Ekzistojnë dy lloje të rënies së flokëve të lidhura me nivele të ulëta të vitaminës D – e para është humbja e flokëve të modelit femëror, e cila çon në një rrallim të përgjithshëm të flokëve në lëkurën e kokës dhe e dyta është humbja e flokëve në të gjithë trupin.

Categories
Lajme

7 mangësi ushqyese që janë problem i madh për shëndetin e njeriut

Shumë lëndë ushqyese janë thelbësore për një shëndet të mirë. Ndërsa është e mundur që shumica e tyre të merren nga një dietë e ekuilibruar, dieta tipike perëndimore është e ulët në disa lëndë ushqyese shumë të rëndësishme. Ky artikull rendit 7 mangësi ushqyese që janë tepër të zakonshme.

1.Mungesa e hekurit është shumë e zakonshme, veçanërisht në mesin e grave të reja, fëmijëve dhe vegjetarianëve. Mund të shkaktojë anemi, lodhje, një sistem imunitar të dobësuar dhe funksion të dëmtuar të trurit.

2.Jodi është një nga mangësitë më të zakonshme të lëndëve ushqyese në botë. Mund të shkaktojë zmadhim të gjëndrës tiroide. Mungesa e rëndë e jodit mund të shkaktojë prapambetje mendore dhe anomali zhvillimore tek fëmijët.

3.Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme. Simptomat përfshijnë dobësi të muskujve, humbje të kockave, një rrezik në rritje të frakturave dhe – tek fëmijët – kocka të buta. Bëhet shumë e vështirë të marrësh sasi të mjaftueshme vetëm nga dieta ushqimore.

4.Mungesa e vitaminës B12 është shumë e zakonshme, veçanërisht në vegjetarianët, veganët dhe të moshuarit. Simptomat më të zakonshme përfshijnë çrregullime të gjakut, funksion të dëmtuar të trurit dhe nivele të ngritura të homocisteinës.

5.Marrja e ulët e kalciumit është shumë e zakonshme, veçanërisht në gratë e të gjitha moshave dhe të rriturit më të vjetër. Simptoma kryesore e mungesës së kalciumit është një rrezik në rritje i osteoporozës më vonë në jetë.

6.Mungesa e vitaminës A është shumë e zakonshme në shumë vende në zhvillim. Mund të shkaktojë dëmtim dhe verbim të syve, si dhe të shtypë funksionin imunitar dhe të rrisë vdekshmërinë tek gratë dhe fëmijët.

7.Mungesa e magnezit është e zakonshme në vendet perëndimore dhe deficenca lidhet me shumë gjendje dhe sëmundje shëndetësore.

Categories
Lajme

A duhet të marr suplemente të vitaminës D?

Vitamina D në bashkëveprim me fosforin dhe kalciumin ndihmojnë për të pasur kocka dhe muskuj të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina D ka rol mjaft të rëndësishëm në forcimin(ndërtimin) e kockave dhe për pasojë parandalimin e patologjive të tilla si rakitizmi, osteomalacia etj.

Një dietë e shëndetshme dhe e mirë-ekuilibruar, pavarësisht se përmban të gjitha vitaminat dhe vlerat nutritive aq të rëndësishme për organizmin, është e pamjaftueshme që më vete të sigurojnë sasinë e nevojshme të vitaminës D. Dielli është burimi primar i vitaminës D i cili arrin të sigurojë sasinë e nevojshme të saj për organizmin. Mirëpo, gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur rrezet e diellit që arrijnë të depërtojnë janë më të pakta si dhe fakti që ne kalojmë më tepër kohë brenda ambienteve të shëpisë, mbart në vetvete rrezikun që të kalojmë në deficit të vitaminës D.

Për këtë arsye për fëmijët mbi 1 vjec dhe të gjithë të rriturit rekomandohet marrja e suplementit të kësaj vitamine në dozën 10 mikrogram në ditë. Ndërkohë në sezonin aktual (stina a pranverës), nëse për ju është e mundur, rekomandohet të kaloni sa më tepër kohë në natyrë (ballkon apo kopësht) për të marrë rrezet e nevojshme të diellit. Në rast se është e pamundur, atëherë duhet marrë në konsideratë të merrni 10 mikrogram suplement të vitaminës D cdo ditë.

Për të gjithë foshnjat nën 1 (një) vit, rekomandohet 8,5 mikrogram suplement i vitaminës D duke përjashtuar rastet kur konsumojnë më tepër se 500 ml qumësht formule. Gjithashtu një burim mjaft i mirë i vitaminës D janë peshqit të tillë si salmoni, sardelet, trofta, ngjala etj, vaji i mëlçisë së merlucit(NUK rekomandohet gjatë shtatzënisë), e verdha e vezës, mishi, qumështi etj

Categories
Lajme

Po vjen dimri dhe do keni ulje të vitaminës D, por Anila Kalleshi ju ofron 4 zgjidhje

Nisur nga fakti që ardhja e sezonit dimëror sjell një ulje të ndjeshme në praninë e vitaminës D në organizmin tonë, ky artikull do t’ju ndihmoj të gjeni të tjera mënyra për ta parandaluar diçka të tillë. Për këtë arsye, duke nisur nga mesi i muajit nëntor, përpiquni të konsumoni:

Kërpudhat – lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhojë vitaminë D, në të njëjtën mënyrë, që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit, është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.

Vaji i peshkut – edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.

Drithërat – një nga ushqimet e pakta, që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.

Merluci – përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimuloj prodhimin e vitaminës D.

Categories
Lajme

Simptoma që tregon se ke nevojë për më shumë vitaminë D, mësoje tani!

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D. Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit. Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese. Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore. Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi. Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Çfarë tregojnë studimet në lidhje me lodhjen dhe mungesën e vitaminës D? Studime të shumta të rasteve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes. Jo vetëm kaq! Studimi i fundit tregon se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave. Edhe një studim tjetër i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj? Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor. Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese. Edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë. Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Nuk duhet të merrni suplemente të vitaminës D pa këshillën e mjekut. Kjo mund të jetë e rrezi-kshme për ju, sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim. Nëse keni dyshime se keni mungesë të vitaminës D, kontaktoni mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku. Në këtë mënyrë, do të verifikoni nivelet e vitaminës D dhe do të merrni trajtimin e duhur.

Categories
Lajme

Tani që do ketë diell më pak, këto janë 5 ushqimet që ju japin vitaminë D

Vitamina D, e njohur edhe si vitamina e diellit, është thelbësore për trupin, i cili zakonisht e prodhon atë nëpërmjet ekspozimit në diell. Sidoqoftë, një pjesë e madhe e popullsisë ka mungesë të vitaminës D.

Tani që dita po bëhet më e shkurtër dhe, në fakt, do të kaloni më shumë kohë në shtëpi, është koha të përqendroheni në ushqimet që do të na japin vitaminën D. të lakmuar Para se të shihni se çfarë duhet të hani në dimër (veçanërisht këtë vit), le të shohim së pari arsyet kryesore pse keni nevojë për vitaminë, sipas dietologes Despina Papadopoulou.

Ndihmon në sintezën e kalciumit dhe në parandalimin e osteoporozës. Ndihmon në ruajtjen e muskujve të mirë, veçanërisht tek njerëzit që ushtrojnë, por edhe për të shmangur dëmtimet. Mungesa e tij mund të ndikojë negativisht në metabolizmin dhe sistemin imunitar. Ndihmon në funksionimin e mirë të trurit. Hulumtimet tregojnë se njerëzit me vitaminë D të ulët kanë simptoma depresive.

Salmon – Salmoni është gjithmonë një nga zgjedhjet kryesore, veçanërisht nëse keni mungesë të kësaj vitamine. Përveç D, është një burim i shkëlqyer i vitaminave B dhe acideve yndyrore Ω3.

Kërpudha – Një studim i vitit 2018 i botuar në revistën Nutrients tregon se kërpudhat e freskëta të egra kanë më shumë vitaminë D sesa ushqimi i konservuar. Sidoqoftë, hani të dyja.

Te verdhat – Edhe pse ekzistojnë mite të ndryshme nëse duhet të hani vetëm të bardhën e vezës apo të gjithë vezën, e verdha nuk e rrit kolesterolin dhe ju jep mjaft vitaminë D.

Lëngu i portokallit (po, gjithashtu ka vitaminë D) – Ajo jo vetëm që ju jep shumë vitaminë C. Është e mbushur me kalcium, por gjithashtu ka më së shumti vitamina.

Qumësht soje – Nëse jeni vegjetarian ose vegan, soja është produkti bimor i pasuruar me vitamina dhe lëndët ushqyese të nevojshme që do të merrnit nga ushqimet shtazore.

Categories
Lajme

Cilat janë dy ushqyesit që shkaktojnë fryrje dhe gazra në stomak?

Vitamina D dhe fibra janë dy ushqyes të rëndësishëm, mungesa e të cilave shkakton një sërë problemesh në organizëm, përfshirë këtu fryrjen dhe gazrat në stomak. Këto të dyja ndodhin jo vetëm për shkak të një mungese të tillë por edhe ushqyerjes.

Ajo çfarë hamë transformohet dhe shpërbëhet nga enzimat dhe bakteret në sistemin tretës. Nënproduktet e ushqimeve që hamë rrisin përmbajtjen e ujit në stomak, përthithin shumë lëngje dhe na bëjnë të ndihemi të fryrë. Sindroma e Zorrës së Irrituar është shkaktarja kryesore e fryrjes dhe gazrave, që shkakton gjithashtu edhe konstipacion apo diare. Këshillat më praktike për të pakësuar fryrjen dhe gazrat është ngrënia e vakteve të vogla gjatë ditës, shmangia e pijeve të gazuara dhe ushqimeve që nxisin gazra siç janë fasulet, brokoli, lulelakra dhe produktet e bulmetit.

Vitamina D – Studimet tregojnë se mungesat e vitaminës D janë më të theksuara tek njerëzit që vuajnë nga problemet e lartpërmendura. Suplementët e vitaminës D, mund të përmirësojnë ndjeshëm simptomat e problemeve të aparatit tretës dhe rrjedhimisht cilësinë e jetës së një personi që vuan nga këto probleme. Vitamina D gjendet tek vezët, kërpudhat, salmoni dhe sardelet.

Fibra – Tek disa njerëz, sasi tepër të larta të fibrës janë përgjegjëse për gazrat dhe fryrjen. Nga ana tjetër, mungesa e fibrës ose sasi të papërshtatshme të saj, mund të shkaktojnë shqetësime në stomak. Pra, nëse ndiheni të fryrë, jo domosdoshmërisht duhet të rrisni sasinë e fibrës në organizëm.

Ama nëse ndiheni të fryrë si pasojë e konstipacionit që shkakton mungesa e fibrës, përgjigja e saktë për largimin e fryrjes është shtimi i fibrës në mënyrë graduale, duke e shoqëruar me ndonjë laksativ që pastron zorrën e trashë. Të gjitha këto lëvizje duhen bërë vetëm nëpërmjet një udhërrëfyesi të përpiluar qartë nga një mjek apo dietolog. Ushqimet më të pasura me fibër janë drithërat e plotë, arrorët, farat, frutat, perimet dhe bishtajoret.

Categories
Lajme

Vitamina D ju ndihmon të bini në peshë, nuk është shaka

Rrezet e diellit kanë një efekt pozitiv në humbjen e kileve të tepërta. Kjo vjen si rrjedhojë e vitaminës D. Një studim ka treguar se sa më të larta t’i keni nivelet e kësaj vitamine, aq më pak tendencë keni për të fituar kile. Ky konkluzion erdhi, pasi u morën nën shqyrtim 4659 gra përreth 4 vite.

Në rast se nuk keni kohën dhe mundësinë për të përfituar nga rrezet e diellit, ju mund të filloni të përdorni suplemente. Përndryshe mjafton të uleni jashtë për 10-15 minuta çdo mëngjes, sepse mund të jetë shumë efektive.

Nga 4659 gratë të cilat u morën në shqyrtim gjatë studimit të lartpërmendur, 2344 prej tyre shfaqën realisht rezultate të mira të humbjes në peshë, në prani të rrezeve të diellit. Vitamina D është një faktor i rëndësishëm në jetën e njeriut dhe në metabolizmin e tij.