Categories
Këshilla

Përse janë të mira kajsitë për shëndetin? Ua tregojmë me këtë artikull nga Anila

Të pjekura, me ngjyrë të artë, me një aromë të ëmbël dhe sipërfaqe prej kadifeje – ose me një hije më intensive kur thahen- kajsitë janë të lidhura ngushtë me pjeshkët, kumbullat dhe nektarinën. Nganjëherë nën-vlerësohen si fruta, ndoshta për shkak se ka një larmishmëri të madhe frutash për të zgjedhur në tregjet e sotme.

Kajsitë mund të konsumohen të freskëta, dhe gjithashtu mund të jenë një shtesë e shijshme për çdo lloj sallate. Kajsitë e thara mesa duken janë forma më e preferuar dhe shpesh përzihen me arra apo fruta të tjera të thara. Kajsite kane vlerë të lartë ushqyese që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve të ndryshme shendetesore.


Kajsitë janë laksativë i lehtë. Konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashe.
Kajsitë janë ushqime alkaline, që i bën një zgjedhje e shkëlqyeshme për secilin, që është i prirë për gurë në temth, sepse ndihmojnë në shkrirjen e gurëve.

Kajsitë janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe i hekurit, diçka që trupit tuaj i nevojitet, në mënyrë që të mund të prodhojë hemoglobinën. Hemoglobina është lëngu që mbush qelizat tuaja të gjakut, të cilat sigurojnë energjinë për qelizat e muskujve. Njerëzit të cilët nuk prodhojnë hemoglobinë të mjaftueshme janë shpesh anemikë.

Përfitimet shëndetësore të kajsive – Në kajsitë e freskëta, niveli më i lartë i vitaminave sigurohet nga vitamina A – 13% e vlerës së përditshme në një frut. Kjo përfshin disa karotene të dobishme, të cilat lëshojnë antioksidantë të fuqishëm të domosdoshëm për ruajtjen e vizionit tuaj optimal, lëkurën dhe membranat mukozale të shëndetshme dhe për mbrojtje kundër kancerit të mushkërive dhe të gojës.

Kajsitë gjithashtu janë një burim i mirë i vitaminës C, e njohur për shmangien e problemeve të shikimit, për promovimin e lëkurës dhe mukozës së shëndetshme, për mbrojtjen kundër kancerit të mushkërive dhe të gojës dhe për të siguruar aktivitet më të fuqishëm ndaj radikalëve të lirë.


Flavonoidet tilla si lutein dhe cryptoxanthins beta kanë një shkallë më të lartë të përfitimeve pasi në fakt mund të ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve dhe sëmundjeve që vijnë lidhur me plakjen. Zeaxanthin, një karotenoid që absorbohet në retinë, siguron funksione mbrojtëse UV që mund t’ju mbrojnë kundër degjenerimit makular. Kajsitë janë të pasura me një numër të madh “ phytochemicals” promovuese të një shëndeti të mirë.

Disa kanë aftësinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të kolesterolit në intervalin normal, ndërsa fibrat dietike e mbajnë sistemin tuaj të normalizuar. Për më tepër, kaliumi siguron komponimet në lëngjet qelizore dhe trupore që ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.

Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. / MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike

Categories
Këshilla

Rukola një nga perimet më të mira të verës, analiza e vlerave ushqyese nga Anila Kalleshi

Nëse shihni ndonjëherë sallatë jeshile të cilës shpesh u referohen si “raketë”, dijeni se është thjesht një emër tjetër për rukolën ose arugulën, ose “roquette” në frëngjisht. . Megjithatë, si një tjetër perime së bashku me kalen dhe lulelakrën, gjethet e saj janë kultivuar në

Mesdhe që në kohët e vjetra. Si e tillë, rukola është një nga përbërësit më të preferuar në gatimet italiane. Në dukje është shpesh e papërshkrueshme, por në mix-e të ndryshe tejlkalon imagjinatën me shijen që sjell në gatime. Ndërkohë që gjethet e reja kanë një shije më të butë-të mira për gatimet e freskëta si sallata apo pesto, ndërkohë që gjethet e vjetra dhe pak të errëta zënë vend më së miri në supëra apo pica.

-Përfitimet shëndetsore të rukolës – Rukola sjell shumë vlera ushqyese nga rrënjët e kryqëzuara të familjes, të tilla si përfitimet antioksiduese nga glukozinolatet dhe fuqia detoksifikuese nga enzimat. Është një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës A, C (për të rritur sistemin imunitar), dhe K (për forcimin e kockave), folati, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi dhe mangani.

Rukola gjithashtu siguron nivele të larta të proteinave, tiaminës, riboflavinës, vitaminës B6, zinkut, bakrt dhe acidit pantotenik (vitamina B5) për ngritjen e niveleve të kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të keq.

Përmbajtja e saj flavonoide ka përfitime të shumta shëndetësore : për të parandaluar kolesterolin që të mos ngjitet në arterie, presionin e ulët të gjakut, ndihmon në qarkullimin e gjakut, ul inflamacionin, dhe përmirëson funksionin enëve të gjakut.

Faktet nutricionale: Porcioni: (100 gr) e pagatuar Sasia për porcion: Kaloritë-25. Kaloritë që vijnë nga yndyra-6. Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-1 gr. Kolesterol-0 mg. Natrium- 27 mg. Totali i karbohidrateve-4 g. Fibrat dietike-2 g. Sheqer-2 g. Proteina-3 g. Vitamina A- 47%. Kalcium- 16%.

Vlerat ditore: Yndyrnat totale (Të saturuara)-1%. Kolesterol-0%. Natrium-1%. Karbohidrate totale-1%. Fibrat dietikë-6 %. Vitamina C-25%. Hekur -8%

*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet e bëra te rukola – Një ekip kërkimor që studioi përfitimet shëndetësore natyrore të rukolës zbuloi se mund të lidhet me luftimin e ulçerave gastrointestinale, ndoshta përmes shumë antioksidantëve që përmban. Studime të tjera e kanë lidhur me lehtësimin e ulçerës së stomakut dhe psoriazën, si dhe me mbrojtjen nga kanc.eret e lëkurës, mushkërive dhe gojës.