Categories
Lajme

3 ushqimet që duhet të hani më shpesh për të parandaluar thinjat

Ushqime të pasura dhe vitaminë B dhe E – Vitaminat B dhe E janë vitaminat më esenciale për trupin dhe flokët. Jo vetëm që ndihmojnë në rritjen e flokëve të forta dhe të bukura, por gjithashtu rregullojnë prodhimin e vajrave ekstra, kështu që flokët tuaj do duken më mirë.

Ushqimet si fasulet, perimet dhe frutat janë të pasura me vitaminë B dhe këto ju ndihmojnë që flokët tuaja të duken mahnitëse. Vitamina E mund të gjendet tek perimet jeshile me gjethe, farat e lulediellit dhe arrat.

Ushqimet e pasura me zink – Trupi ynë ka nevojë për zink në sasi të vogla dhe ky mineral nuk ruhet tek ne. Lajmi i mirë është se nëse rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me zink, ndihmoni trupin të luftojë prodhimin e yndyrës së tepërt. Konsumoni më shumë vezë dhe tërshërë.

Yndyrna të shëndetshme – Edhe nëse keni flokë të yndyrshëm, kjo nuk është një arsye që ju të shmangni tërësisht yndyrnat. Kjo pasi ato janë një mekanizëm që e bën trupin tonë të punojë. Por ama shmangni gjalpin, margarinën dhe konsumoni më shumë peshk

Categories
Lajme

5 ide të ndryshme si ta përdorim limonin për të nxitur djegien e yndyrnave

Limoni është pema që zbukuron kopshtet dhe ballkonet tona, por ajo që është më e rëndësishme kjo pemë e preferuar i sjell njeriut shumë dobi shëndetësore duke e mbrojtur nga një numër shumë i madh sëmundjesh, pasi vepron si antibiotik natyral në organizmin e tij.

Më poshtë ju sjellim 5 kombinime të thjeshta në kushte shtëpie, që mund të bëni me limonin. Ato kanë veti detoksikuese, djegin yndyrnat dhe përshpejtojnë funksionin e metabolizmit.

Cilat janë ato:

1 limon+1 litër ujë+1 kastravec
1 limon+ 1 litër ujë+5 gjethe mente
1 limon+1 litër ujë+5 gjethe mente+1 kastravec
1 copë e vogël xhinxher 1 cm+1 limon+1 litër ujë+4 gjethe menteje
1 kastravc+1 limon+4-5 gjethe menteje+xhinxher

Kastraveci pritet në feta rrumbullake. Të gjithë përbërësit vendosen në një kanë me ujë dhe konsumohet 1 gotë para çdo vakti.

Categories
Lajme

10 ushqimet që ‘zhdukin’ yndyrën e zonës së barkut

Shumë njerëz përballen me yndyrën e zonës së barkut. Ju mund të keni një peshë ideale, por yndyra e tepërt e akumuluar në zonën e barkut mund t’ju shqetësojë. Disa njerëz i drejtohen kirurgjisë, por para se të shkoni atje, provoni metodat natyrale. Njëra prej tyre është të përfshini këto ushqime në dietën tuaj të cilat janë një armë e vërtetë në luftën kundër yndyrave abdominale.

1. Agrumet – Vitamina C në frutat si limonat, qitrot e portokajt ndihmon trupin të përpunojë yndyrat më shpejt, gjithashtu eliminon insulinën duke parandaluar shtimin në peshë. Konsumojini këto fruta në vaktin e mëngjesit.

2. Pjepri dhe shalqiri – Këto fruta janë shumë të pasura me kalium i cili rregullon nivelet e kripës duke reduktuar fryrjen e barkut.

3. Arrat – Herën tjetër që do të bëni sallatë, shtojini edhe një grusht arra pasi janë të shkëlqyera për të luftuar yndyrën e zonës së barkut. Përveçse janë të shijshme, ato përmbajnë Omega-3 të cilat ju ndihmojnë në disa mënyra si p.sh në rregullimin e stresit hormonal, si kortizoli dhe parandalimi i akumulimit të yndyrave. Mos hani shumë, ju mjaftojnë 4 arra në ditë.

4. Bajamet – Është mirë të konsumoni deri në 10 bajame në ditë. Për shkak të indeksit të tyre glicemik, kontrollojnë nivelet e sheqerit në trupin tuaj dhe aktivizojnë metabolizmin. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, proteinave, fibrave dhe Omega-3, ato ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.

5. Kafeja jeshile – Kafeja jeshile ka një famë botërore në eliminimin e yndyrave të zonës së barkut. Kur janë jeshile ato përmbajnë acid klorogjenik, një komponent që redukton absorbimin e sheqernave në traktin gastrointestinal si dhe djeg yndyrën e akumuluar. Ky acid gjithashtu stimulon aktivitetin metabolik të mëlçisë, e cila do të djegë edhe më shumë yndyra.

6. Tërshëra – Ky ushqim është një burim natyral fibrash dhe proteinash dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet për mëngjes ose darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Ajo eliminon yndyrat e barkut duke larguar toksinat nga trupi, kështu që përpiquni ta integroni në dietën tuaj herë pas here.

7. Perimet e pasura me shumë fibra – Është e rëndësishme të dini se ju bën mirë të hani disa porcione perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, trupi juaj do të aktivizohet më mirë dhe do të djegë më shumë yndyra. Duhet të hani gjithashtu edhe perime shumë të larta në fibra si spinaqi dhe brokoli. Nutrientët e tyre janë në gjendje të përthithin më pak yndyrë në zorrë.

8. Frutat e pyllit – Këto fruta të shijshme si luleshtrydhet, mjedrat, boronicat dhe manaferrat kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe pak kalori. Falë flavonoideve, ato rregullojnë nivelet e sodiumit në trup. Gjithashtu përmbajnë antocianina, në gjendje për të parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave.

9. Salmoni – Është një burim thelbësor i Omega 3 dhe proteinave, gjithashtu aktivizon metabolizmin dhe parandalon grumbullimin e dhjamit në zonën e barkut. Mund të hani një porcion prej këtij peshku deri në dy herë në ditë.

10. Vaj ulliri – Shoqëruesi më i mirë i sallatave tona. Mos nguroni ta përdorni sa më shumë në tryezë sepse përmirëson përthithjen e nutrientëve në trup dhe redukton kolesterolin. Është gjithashtu një aleat i mirë në rregullimin e yndyrave të barkut.

Categories
Lajme

Ky është mishi që rekomandohet nëse doni të bini nga pesha

Rënia në peshë varet nga cilësia e ushqimeve dhe dieta që ndjek. Nëse po i heq nga sytë të skuqurat dhe hamburgerat e ndryshëm, mos prit të kesh rezultate me rënien në peshë.

Po kështu, edhe nëse ke një aktivitet të rregullt fizik, nuk duhet ta përdorësh si justifikim për të ngrënë gjithcka që dëshiron gjatë gjithë kohës. Dieta e rregullt dhe cilësore është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm.

Nisur nga ky fakt, një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit me dietën e tyre është lloji i mishit që hanë. Sigurisht, proteina është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshmme për një dietë të shëndetshme, megjithatë duhet të dish se çfarë mishi po konsumon dhe nëse të ndihmon ai për të rënë nga pesha. Mishi me yndyrë, mishi i përpunuar si proshuta dhe salsicet, natyrisht do të shtojnë yndyrën në trup, kështu që këto variante janë shumë larg qëllimit për të rrëzuar kile.

Në vend që të zgjedhësh pulë të skuqur apo hot dogs me proshutë, rekomandimi që vjen nga dietologët është mish i lehtë (me përmbajtje shumë të ulët yndyre dhe me pak kalori). Në rast se merr doza ditore të kontrolluara nga një mish i tillë, do të marrësh proteinat e nevojshme për të mbajtur trupin me energji.

Proteinat janë të mjaftueshme jo vetëm për humbjen në peshë, por edhe për të ndihmuar mbajtjen e flokëve të fortë, si dhe për rigjenerimin e indeve të muskujve. Pra, konsumi i mishit të lehtë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit.

Ku mund ta gjesh mishin e pastruar nga yndyra apo nga kaloritë?

Mishi pa yndyrë është një burim i mirë proteinash dhe me pak kalori. Mishi i pulës, por në përgjithësi filetot, janë mishra me përmbajtje relativisht të ulët yndyre. Edhe mishi i kuq, si bërxollat e derrit, pas tharjes së yndyrës, mund të konsiderohen si mish i lehtë.

Edhe tonet janë konsideruar si një variant i mirë për të humbur peshë, sipas nutricionistes Kris Gunnars. Ajo thotë se tonet kanë përmbajtje të lartë vitaminash dhe acide yndyrore Omega-3, një yndyrë e shëndetshme që ndihmon në uljen e kolesterolit në arteriet dhe enët e gjakut.