Categories
Këshilla

Testi 25 sekondësh tregon nëse shëndeti juaj ka probleme!

Nëse e keni kaluar coronavirusin, testin bëjeni tani! Frymëmarrja e duhur siguron trupin tonë me oksigjen të mjaftueshëm dhe ndikon në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe gjendjen shpirtërore.

Ushtrimet e frymëmarrjes zbatohen për të na ndihmuar të biem në gjumë ose të largojmë stresin. Uluni dhe qetësohuni, dhe më pas merrni frymë ngadalë dhe thellë me mushkëritë plot. Pastaj mbyllni të dy vrimat e hundës dhe mbajeni ajrin për aq kohë sa mundeni, derisa trupi juaj natyrshëm t’ju bëjë të ditur se duhet të lëshoni ajrin.

“Nëse e mbani frymën për 25 sekonda, ju jeni në një grup që merr frymë mirë. Përveç kësaj, ju keni një kapacitet të konsiderueshëm të mushkërive, por gjithçka nën 25 sekonda është një shenjë alarmi”, thotë Patrick Mackun, ekspert i frymëmarrjes.

Ai thotë se “rezultati” prej 15 apo edhe 10 sekondash është një arsye serioze për t’u shqetësuar, sepse kapaciteti i mushkërive është i zvogëluar, por që ekziston një mënyrë për të marrë frymë siç duhet edhe nëse keni pasur një numër të ulët sekondash.

“Rregulli i parë është, mos merrni frymë me gojë. Gjithmonë merrni frymë me hundë, në këtë mënyrë trupi mban më shumë oksigjen. Kryeni çdo aktivitet fizik me gojën mbyllur.

“Muskujt do të prodhojnë dyoksid karboni që nuk do të ketë ku të shkojë” dhe ju do të zhvilloni një tolerancë më të madhe ndaj presionit të dyoksidit të karbonit. Trupi do të përshtatet në katër deri në gjashtë javë dhe ju do të jeni më pak i mbushur me frymë pas sforcimit”, tha Mackun.

 

Categories
Këshilla

Të apasionuarit pas jogës, njihuni me “forcën supreme” Tai Chi Chuan

Tai Chi Chuan mund të përkthehet si një “Forcë supreme”. Kjo fjalë shpesh lidhet me konceptin kinez yin yang, nocioni që mund të shohim një dualitet në të gjitha gjërat. “Forca” mund të arrihet nëpërmjet ying yang ose disiplina “supreme”.

Tai Chi, siç praktikohet në perëndim sot, mund të mendohet si një formë e jogës dhe meditimit, të kombinuara së bashku. Janë një numër formash, të cilat konsistojnë në një sekuencë lëvizjesh. Shumë prej këtyre lëvizjeve janë të derivuara nga artet marciale. Mënyra se si performohet Tai Chi është e ngadaltë me lëvizje të buta dhe transicione ndërmjet tyre.

Për shumë praktikues, ky është një ushtrim meditativ për trupin. Në mjekësinë dhe filozofinë kineze, ekziston koncepti i “chi”, një forcë vitale që animon trupin. “Chi” qarkullon në vijëzime që janë të lidhura me sistemin nervor dhe vaskular. Tai Chi mund të lidhet me praktikën e akupunkturës dhe arte të tjera shëruese orientale.

Një tjetër qëllim i Tai Chi-së është të arrijë një mendje të qetë të fokusuar në ekzekutimin preciz të formave. Duke mësuar t’i bëni ato në mënyrë të saktë siguron një avenue paktike për të mësuar për gjëra të reja si balanca, motori i kontrollit, ritmi i lëvizjes, gjeneza e lëvizjes nga qendra vitale e trupit dhe më tej.

Praktika e Tai Chi mund të kontribuojë në shumë aspekte pozitive të jetës suaj. Shumë praktikues vërejnë benefite në termat e korrigjimit të posturës së dobët, vijëzimeve të lëvizjes që mund të kontribuojnë në tension ose dëmtime. Natyra meditative e ushtrimeve është qetësuese dhe relaksuese.

Për shkak se lëvizjet e Tai Chi kanë origjinën e tyre në artet marciale, praktikimi i tyre ju ndihmon të aplikoni disa nga artet marciale. Në një ushtrim me dy persona “të quajtur përplasja e duarve”, parimet e Tai Chi janë të zhvilluara në termat e ndjeshmërisë dhe përgjigjes ndaj një personi tjetër “chi” ose energjisë vitale.

Eshtë gjithashtu një mundësi e mirë për të mësuar disa nga aspektet marciale të Tai Chi-së. Praktikuesit e Tai Chi-së për një kohë të gjatë janë adaptuar më së miri me artet marciale. Përkufizimi i Tai Chi-së ka në fokus “mposhtjen e energjisë negative” .

*Fakte interesante: Rreth 100 milion njerëz praktikojnë Qigong dhe Tai Chi në Kinë çdo ditë për të maksimizuar benefitet shëndetësore. Ushtrimet praktikuese të Tai Chi-së ndodhen në një kontekst të gjerë filozofik për Taoizmin.

Kjo është një traditë reflektive, mistike kineze, që lidhet me një figurë si Lao Tsu, një kontemporar i vjetër i Konfuçit. Ai shkruajti dhe mësoi në provincën e Hunan-it në shekullin e 6 B.C si dhe ka udhëhequr shumë seminare të Taoizmit, Tao Te Ching. Si filozofi, Taoizmi ka shumë element dhe ka një pikëpamje të qetë, reflektive dhe mistike.

Benefitet e Tai Chi-së përfshijnë: Reduktimin e stresit. Fokusim më të mirë. Rritje e fleksibilitetit. Forcë më të madhe. Sistem imunitar i përmirësuar. Balancë më e mirë. Memorie të përmirësuar. Qarkullim të përmirësuar. Rritje të koordinimit.