Categories
Këshilla

Pse është zemra e shalqinit më e ëmbël se pjesa tjetër

Nuk është çudi që shalqini është një frut që të bën mjaft mirë. Fruti i shalqinit ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut. Ai ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rigjenerimin e qelizave të lëkurës, mbrojtjen e shikimit dhe të gjymtyrëve.

Në stinën e verës ai është një frut që nuk i mungon asnjë tryeze familjare. E veçanta e këtij fruti është se zemra apo qendra është gjithmonë më e ëmbla dhe më e shijshmja. Si traditë ajo u jepej fëmijëve më të vegjël të shtëpisë si pjesa me më shumë vlera ushqyese.

Arsyeja përse zemra e shalqinit ka më shumë ëmbëlsi, është sepse aty ka përqindjen më të lartë fruktoza e kristalizuar. Duke qenë se shalqini piqet nga mesi e deri në anët e tij, këto kristale të fruktozës prodhohen për të furnizuar të gjithë vëllimin e frutit.

Kjo nuk do të thotë që pjesët e tjera të shalqinit janë më pak të shëndetshme apo me më pak vlera. Disa nga efektet e tij mirëbërëse i gjeni të listuara më poshtë:

Mbrojtja e lëkurës – Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen parandalon djegien nga dielli nëse ekspozimi është i matur.

Shëndeti i Zemrës – Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët – Shalqini përmban pigment natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Shëndeti i syve – Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Sheqeri në gjak – Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.