Categories
Lajme

Anila Kalleshi: 7 arsye pse dieta mesdhetare është më e mira në botë

Një dietë e cila është e pasur në fruta dhe perime, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra mund të zvogëlojë riskun për disa probleme shëndetësore. Veç të tjerash është dhe shumë e shijshme. Ndihmon mbajtjen e peshës në kontroll, ka shumë benefite për trurin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon për të jetuar më gjatë. Ja 7 mënyra sesi dieta mesdhetare i bën mirë shëndetit tonë.

Lufton inflamacionin – Peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, janë shumë efektivë për të reduktuar inflamacionin.

Tonifikon lëkurën – Acidet yndyrore omega 3 të gjendur tek peshqit ndihmojnë për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve – Një përbërës i gjendur tek vaji i ullirit i cili quhet oleocanthal ka të njëjtin efekt me analgjezikët si ibuprofeni e aspirina.

Redukton riskun e kancerit – Një dietë mesdhetare mund të reduktojë riskun e kancerit të mitrës dhe të gjirit.

Mbron zemrën – Dihet tashmë që dieta mesdhetare është miqësore me shëndetin kardiovaskular, por sipas një studimi të ri, gratë që ushqehen sipas dietës mesdhetare përfaqësojnë një risk 25% më të ulët ndaj sëmundjeve të zermës. Në harkun kohor të 12 viteve, hulumtuesit kanë studiduar më shumë se 25 000 gra që ushqehen sipas një regjimi me bazë bimët, yndyrat e shëndetshme dhe vaj ulliri (dhe e ulët në mish dhe sheqerna) dhe kanë zbuluar se ky stil ushqyerjeje i cili redukton inflamacionin, zvogëlon riskun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mban trurin në formë – Ushqimet e pasura në antioksidantë si arrat dhe vaji i ullirit mund të ndimojnë vonesën e shfaqjes së problemeve mendore.

Ndihmon për të jetuar më gjatë – Efektet antioksdiuese dhe anti-inflamatore të frutave, perimeve dhe vajit të ullirit ndihmojnë për të luftuar dëmtimet e shkaktuara nga oksidimet të lidhura ngushtësisht me plakjen.

Categories
Shëndeti

Kjo perime ndihmon për zemrën, diabetin e tipit 2 dhe kockat! Filloni ta konsumoni

Është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin

Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura në botë, edhe pse nga shumë njerëz nënvlerësohet, duke mos u konsumuar. Kjo për shkak se lihet në hije nga të “afërmit e tyre të ngushtë” sikurse është hudhra dhe qepa edhe pse ata pothuajse ndajnë të njëjtat vlera ushqyese, tejet të domosdoshme për organizmin tonë. Por kjo perime është vlerësuar nga grekët e lashtë dhe romakët për vlerat e shumta shëndetësore. Preshtë kanë pak kalori dhe proteina, por janë të bollshme në vitamina dhe minerale. Këto perime posedojnë një kombinim unik të lëndëve ushqyese me përmbajtje squfuri dhe flavonoideve.

Perime – Preshi është i vështirë për t’u tretur, por në supa është tepër i shijshëm. Përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97%) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Së pari, përmirëson shikimin – Kjo perime është e pasur me vitaminë A. Një vitaminë e nevojshme për funksionimin e duhur të syve dhe për shëndetin e përgjithshëm të tyre. Preshi është gjithashtu i bollshëm në antioksidantë të cilët luftojnë kundër radikalëve të lirë që hyjnë në trup dhe parandalojnë atë nga dëmtimi i syve. Nëse nuk parandalohen, radikalët e lirë mund të shkaktojnë degjenerim makular dhe probleme të tjera të syve që vijnë nga plakja. Vitamina A gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e shikimit, gjithashtu përmirëson shikimin tuaj natën.

Së dyti, parandalon kataraktet – Kjo perime është burim i mirë zeaxanthine dhe luteine. Këta dy përbërës mund të sjellin përfitime në masë të madhe te sytë tuaj. Zeaxanthin dhe lutein mbrojnë indet e ndjeshme të syrit nga rrezet e dëmshme ultravioletë. Më e rëndësishmja është se këta përbërës mbrojnë sytë nga zhvillimi i katarakteve. Shoqata Optometrike Amerikane rekomandon 12 miligramë të këtyre dy përbërësve për të marrë përfitime të tilla.

Së treti, mban lëkurën e pastër dhe të shëndetshme – Një numër i madh i problemeve të lëkurës shkaktohen nga dëmtimi i radikaleve të lira. Problemet e lëkurës të tilla si pikat e errëta, rrudhat etj., janë rezultat i dëmtimit oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira. Antioksidantët që përmbajnë preshtë mund të luftojnë radikalet e lira dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes. Ka në përmbajtje një përbërës i cili ka veti antibakteriale dhe mban mikrobet dhe pushtues të huaj nga lëkurën tuaj.

Së katërti, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare – Preshi përmban një flavonoid që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimet e shkaktuara nga molekulat hiperaktive të oksigjenit. Kjo metodë e mbrojtjes së enëve të gjakut prodhon gjithashtu një gaz natyror që quhet oksid nitrik ose NO. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut. Një tjetër avantazh i kësaj perimeje është përqendrimi i lartë i folatit, i cili është në formën e tij bioaktive dhe është në të vërtetë i pranishëm në të gjitha pjesët e bimës. Folatet promovojnë shëndetin e zemrës dhe sigurojnë që nivelet homocisteinës të ​​jenë në ekuilibrin e duhur. Edhe sasia e moderuar e homocisteinës mund të sjellë dëm në sistemin kardiovaskular. Po kështu përmban një sasi të konsiderueshme të fibrave dietike. Fibra dietike është e rëndësishme në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalon sulme në zemër, goditje dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare. Fibrat ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë formimin e pllakave brenda arterieve.

Së pesti, mund të ulë tensionin e gjakut – Kaliumi shërben si një vazodilator që minimizon tensionin nga enët e gjakut për të siguruar rrjedhjen e qetë të gjakut nëpër arterie. Dhe mesa duket kjo perime është “minierë” sa i takon kësaj lënde ushqyese. Kaliumi gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit homeostatik (hyrje-daljeve) mes natriumit dhe luan një rol të rëndësishëm në kontraktimin e përgjithshëm të muskujve të zemrës.

Së gjashti, parandalon aneminë – Anemia ndodh kur trupi juaj ka mangësi të hekurit. Me konsumimin e preshit rregullisht është një mënyrë e sigurt për t’i siguruar trupit tuaj hekur, i domosdoshëm për të luftuar dhe për të parandaluar aneminë. Te preshi gjejmë sasi të bollshme të hekurit si dhe të vitaminës B të cilat janë pararendësit e nevojshme për sintezën e qelizave të gjakut.

Së shtati, lufton inflamacionin – Ka veti antiinflamatore për shkak të sasisë së lartë të vitaminave antioksiduese, të cilat në mënyrë efektive; zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe kockave. Kjo perime gjithashtu mund të ndihmojë në menaxhimin e problemeve reumatike si artriti.

Së teti, përmirëson shëndetin e kockave – Vitamina K siguron përfitime për çdo pjesë të trupit. Marrja e vitaminës K përditëson një proteinë të quajtur osteokalkin. Kjo proteinë është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, duke zvogëluar rënien e densitetit kockor. Sigurimi i kuotës tuaj të përditshme me vitaminë K do të ndihmojë shëndetin e indeve të kockave për vitet që vijnë.

Së nënti, preshi është diuretik – Ky perime është një diuretik natyral (diuretik është çdo substancë që promovon rritjen e prodhimit të urinës); ndihmon në rritjen e sasisë së natriumit dhe nxjerrjes së ujit të tepër nga trupi juaj përmes urinës. Diuretikët natyrorë janë të dobishëm edhe për ata individë që vuajnë nga hipertensioni, duke ndihmuar në ruajtjen e funksionimit të veshkave duke reduktuar akumulimin e toksinave të tretshme në ujë ose kripëra.

Së dhjeti, ndihmon në menaxhimin e diabetit tip 2 – Preshi është perime që ka pak kalori, po kështu edhe indeks të ulët glicemie. Këto perime pengojnë aktivitetin a-amilazës i cili mbështet një sërë funksionesh anti-diabetike. A-amylase është ajo që thyen karbohidratet komplekse në sheqerna, gjë që shkakton hyrjen dhe rritjen e sasisë së sheqerit në gjak. Ndalimi i këtij enzime ngadalëson shpejtësinë me të cilën glukoza hyn në qarkullimin e gjakut.

Categories
Këshilla

Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ja ushqimet ku gjendet

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.

Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxori në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore. Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës. Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë. Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.

Cilët janë arrorët me më shumë proteina? – Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës. Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë: farat e kungullit, kikirikët, bajamet, fistikët, farat e lulediellit, farat e linit, farat e susamit, farat chia, shqemet.

Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin. Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.

Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar. Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata. Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën.

Categories
Lajme

A e dini çfarë i ndodh zemrës nëse hani djathë çdo ditë?

Shkencëtarët pohojnë se ngrënia e 40 gram djathë çdo ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Këto gjetje për zemrën vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që analizuan efektet e marrjes së djathit në rrezikun kardiovaskular.

Bashkautori i studimit, Li-Qiang Qin, punon në Departamentin e Ushqyerjes dhe Higjienës së Ushqimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë. Ai dhe kolegët e tij publikuan në dhjetor rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore European Journal of Nutrition.

Djathi është padyshim një nga ushqimet tona të preferuara. Përmban lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Të tillë janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Por, ka edhe shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për zemër dhe goditje në tru. Studimi, megjithatë, tregon se djathi mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin kardiovaskular.

Rreziku i zemrës reduktohet deri në 18% – Në total, 15 nën-studimet përfshinin më shumë se 200,000 pjesëmarrës. Efektet e konsumit të djathit u analizuan gjatë një dekade. Shumica e studimeve përfshinin individë që nuk kishin sëmundje kardiovaskulare në kohën e studimit.

Analiza tregoi se në krahasim me ata që hanin shumë pak djathë, ata që hanin normalisht kishin: deri në 18% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, deri në 14% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës, deri në 10% më pak gjasa për të pasur një goditje në tru.

Shkencëtarët raportojnë se këto rezultate ishin më të forta tek ata pjesëmarrës, të cilët konsumonin rreth 40 gram djathë çdo ditë. Si përfundim, ata shkruajnë: “Kjo analizë e studimeve vëzhguese sugjeron një korrelacion jo-linear të anasjelltë midis konsumit të djathit dhe rrezikut kardiovaskular”.

Categories
Shëndeti

Kripa e tepërt ndikon në shëndetin e zemrës, mësoni detajet

Kripa (natriumi), është një mineral për të cilin të gjithë kemi nevojë. Ai luan një rol të rëndësishëm në funksionin e shëndetshëm të nervave dhe muskujve. Trupi ynë ka nevojë për pak kripë për një shëndet optimal.

Kripa e tepërt bën që trupi të mbajë ujë. Kjo rritje e lëngjeve në trup rrit presionin e gjakut, gjë që ngarkon enët e gjakut, zemrën dhe veshkat. Si rezultat, njerëzit me presion të lartë të gjakut janë të rrezikuar të zhvillojnë sulm në zemër, goditje në tru dhe dështim të zemrës.

Shumica e njerëzve nuk e dinë sasinë e kripës konsumojnë. Njerëzit supozojnë se nëse nuk e përdorin shumë kripën në ushqim, ata nuk e konsumojnë shumë kripën. Por kripa/natriumi është i pranishëm në shumë nga ushqimet që ne konsumojmë. Sidomos ushqimet e përpunuara.

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje marrjes së kripës nëse keni presion të lartë të gjakut dhe nëse keni dështim të zemrës. Sasia e tepërt e natriumit dhe mbajtja e lëngjeve shoqëruese mund të jetë shumë e rrezikshme.

Sa mg kripë duhet të konsumojmë në ditë? Duhet jo më shumë se 2,300 miligramë natrium (një lugë çaji) kripë në ditë, megjithatë për shumicën e të rriturve, veçanërisht të moshuarit, jo më shumë se 1,500 miligramë kripë në ditë. Presioni ynë i gjakut priret të rritet me kalimin e moshës, kështu që ulja e marrjes së kripës mund të ndihmojë për ta mbajtur atë nën kontroll.

Si mund ta reduktojmë sasinë e kripës nëse është e pranishme në ushqimin që konsumojmë? Në mënyrë ideale, konsumimi i më shumë ushqimeve të freskëta që përgatiten në shtëpi, sesa ushqimeve të paketuara mund të bëjë një ndryshim të madh jo vetëm në konsumimin e kripës, por edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Dhe kur gatuani në shtëpi, përdorni më shumë barishte dhe erëza për shije dhe më pak kripë. Kur blini ushqime të paketuara, lexoni etiketat dhe kërkoni alternativa më të ulëta të natriumit.

Nëse e kufizoj marrjen e kripës, a do të jetë presioni i gjakut normal? Reduktimi i kripës është një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për të ndihmuar presionin e gjakut, por nuk është një kurë për të gjitha.

Mund të ketë shkaqe të tjera të presionit të lartë të gjakut si historia familjare, dieta e dobët, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, pirja e duhanit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Presioni i lartë i gjakut, njëlloj si kolesteroli i lartë, është një faktor rreziku i heshtur i sëmundjeve të zemrës, kështu që kontrolli i rregullt i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të gjeni modifikime të stilit të jetesës ose medikamente nëse është e nevojshme, për të zvogëluar rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Categories
Këshilla

Ky është ushqimi më ideal për zemrën, gjakun dhe trurin

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut.

Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me radhë. Tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C.

Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Kur nuk është sezoni i tyre mund t’i blini edhe të ngrira. Boronicat përgjithësisht vendosen në ngrirje kur janë në stadin e tyre më të mirë, gjë që i bën ato po aq të ushqyeshme sa kur janë të freskëta.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Kjo është dieta që ndihmon shëndetin e zemrës

Makaronat, çokollatat, erëzat dhe kafeja. Ky është ”pokeri” i ushqimeve aleate për shëndetin e zemrës, sipas 4 000 kardiologëve nga e gjithë bota të mbledhur në një kongresin në Romë, shkruan melarossa.it. Karbohidratet hyjnë në dietën që shpëton zemrën, po karbohidratet, si buka dhe makaronat duhet të jenë me miell integral.

Fibrat që përmbajnë, përveçse ndihmojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve, kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL (i ashtuquajturi “i keq”, përgjegjës për formimin e pllakave në arterie). Disa studime kanë treguar se plotësimi i dietës suaj me 20 gramë fibra në ditë do të ndihmonte në mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit. Për më tepër, fibrat, duke favorizuar ndjenjën e ngopjes, ju ndihmojnë të humbni peshë ose ta mbani atë normale, duke parandaluar sëmundje të tilla si mbipesha dhe obeziteti që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës.

Çokollatë dhe kafe, plot me antioksidantë – Edhe çokollata, e ngrënë pa tepricë, është një ilaç për shëndetin e zemrës falë përmbajtjes së saj antioksidante: veçanërisht ajo e zezë, është shumë e pasur me flavonoide, të cilat kundërveprojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe për rrjedhojë ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative. Kardiologët e mbledhur në kongres sugjeruan konsumimin e deri në 30-40 gram çokollate të zezë në ditë.

Kafja është gjithashtu e dobishme (deri në 3 filxhanë në ditë), e cila si çokollata është e pasur me përbërës antioksidues që janë të mirë për zemrën: ndër efektet e saj të dobishme është edhe parandalimi i diabetit të tipit 2, i cili ju ekspozon ndaj një rreziku më të madh të sulmeve në zemër. Dietë me erëza që shpëton zemrën

Erëzat – Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, kaperi, qepa e kuqe, speci, kerri, xhenxhefili, borziloku, majdanozi ka efekte të dobishme për jetëgjatësinë. Në veçanti, speci djegës do të ishte një erëz e vërtetë që të shpëtonte zemrën. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Vermontit konsumi i zakonshëm i specave djegës (të paktën një herë në muaj) lidhet me një ulje prej 13% të vdekshmërisë.

Armiqtë e zemrës – Midis armiqve të betuar të zemrës është kripa dhe sheqeri, i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk duhet të kalojë 10% të dozes ditore të energjisë, e barabartë me 50 gramë. Një studim suedez i publikuar në British Journal of Nutrition tregoi se një konsum ditor i sheqerit që tejkalon 15% të marrjes së kalorive rrit rrezikun e sulmit në zemër me 37%. Është gjithashtu e rëndësishme që të mos tejkalohet konsumi i proteinave shtazore, të cilat nuk duhet të kalojnë 0,8 gram për kilogram peshë.

Categories
Lajme

A e dini se si ndikon shega për diabetin dhe shëndetin e zemrës?

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të quhen eliksiri i vërtetë i jetës. Kokrrizat e vogla të panumërta me ngjyrën karakteristike të kuqe, mblidhen në mënyrë perfekte brenda këtij fruti me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Shega është pa dyshim një ndër frutat më përfaqësuese të stinës së vjeshtës. E mbushur me vlera dhe shije, shegët prej kohës njihen si një ilaç natyral që promovon shëndetin e mirë. Shumë studime dhe ekspertë e konfirmojnë këtë prej vitesh. Ndaj në këtë artikull ju tregojmë ndikimin e shegës kundër diabetit dhe për shëndetin e mirë të zemrës.

Si ndikon shega te diabetikët – Në një studim të publikuar në vitin 2014, tregohen vlerat e shegës tek të sëmurët me diabeti të tipit 2. Pavarësisht se vetë shega është një frut që përmban sheqer dhe mund të duket si zgjedhje e gabuar, ekspertët thonë të kundërtën. Në studimin ku morën pjesë vetëm 85 veta të cilët konsumuan sasi të caktuara lëngu shege, u vu re se vetëm pas tre orësh këta persona pësuan ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithëse mjekët nuk japin ende të dhëna se si ky frut e ndikon dhe e heq glukozën e tepërt nga trupi, ka disa shifra se si duhet ta konsumoni. Këshillohet një sasi e caktuar për konsumin e këtij fruti në ditë në mënyrë që të përfitoni vlera të shumta. Rekomandohen 1.5 ml për çdo kilogramë, pra rreth 105 ml për një person me peshë 70 kg. Konsumimi i kokrrave të shegës apo lëngut të saj ndihmon në uljen ndjeshëm të glukozës në gjak. Duke ulur kështu rrezikun e prekjes nga diabeti. Këto shifra janë të njëjta si për femra ashtu edhe për meshkujt.

Zemra – Lëngu i shegës mund të ndikojë edhe në shëndetin e mirë të zemrës tek të sëmurët me diabet. Ky frut ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes nga arterioskleroza. Gjithashtu dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare, të cilat mund të shkaktohen nga diabeti.

Duke qenë një antioksidant shumë i fuqishëm e plot vlera e ndihmon organizmin në shumë mënyra. Ku përfshihet ulja e sheqerit në gjak, kolesterolit të keq gjithashtu edhe në frendimin e përhapjes së qelizave të këqija në trup. Prandaj përfitoni ta konsumoni këtë frut të mrekullueshëm përsa kohë e gjeni të freskët gjatë muajve të vjeshtës.

Categories
Shëndeti

A e dini cila është mosha e duhur e uljes së kolesterolit, për zemër të shëndetshme?

Të shumtë janë njerëzit që nisin të shqetësohen për kolesterolin shumë vonë. Mungesa e ndërgjegjësimit për këtë problem shkakton shqetësime serioze me zemrën në një periudhë të mëvonshme të jetës.

Sipas një studimi, njerëzit të cilët në moshën 45-vjeçare ose edhe më të vogël, kanë nivele të larta kolesteroli, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës apo tromboza kur mbushin 75 vjeç. Ky studim nxjerr në pah nevojën e madhe për tu kujdesur për shëndetin por edhe për kolesterolin, që në moshë të re.

Çfarë është kolesteroli? – Kolesteroli është një substancë në trajtën e dyllit që është e pranishme në çdo qelizë të trupit. Ky i fundit e përdor kolesterolin për të prodhuar hormone por edhe acide që tresin yndyrnat. Sipas të dhënave, kur kolesteroli arrin në nivele të larta, ai mund të shkaktojë probleme të rënda siç janë sëmundjet e zemrës.

Kolesteroli rrugëton në trup nëpërmjet gjakut duke iu ngjitur një proteine. Ky kombinim njihet ndryshe si lipoproteina e cila ndahet në dy kategori në varësi të dendësisë. Lipoproteina me dendësi të lartë njihet ndryshe si kolesteroli i mirë ndërsa ajo me dendësi të ulët njihet si kolesteroli i keq. Ky i fundit është tregues i një rreziku të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Ushqyerja luan një rol kyç në uljen e nivelit të kolesterolit. Sipas tyre njeriu duhet të sigurohet që: të kufizojë konsumin e yndyrnave trans dhe të ngopura duke u ushqyer me fruta, perime, drithëra të plotë, peshk, shpendë dhe arrorë; kryejë aktivitet fizik për 30 minuta në ditë ose 150 minuta në javë.

Duhet gjithashtu të heqë dorë nga duhani i cili ul nivelin e kolesterolit të mirë dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, plus të humbasë kilogramët e tepërt sepse mjafton një 10 përqind humbje në peshë që nivelet e kolesterolit të përmirësohen.

Categories
Lajme

Dhimbja e shpatullës ka lidhje me shëndetin e zemrës: Çfarë duhet të dini

Një studim ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën.

Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine. Faktorët e rrez ikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.

Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat e 1,226 njerëzve që kryejnë punë të rënda sidomos në prodhimin e mobiljeve apo sendeve të tjera të përdorimit të përditshëm. Sipas të dhënave, njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës janë 5 herë më të prirur të kenë probleme apo dhimbje me shpatullën. Për më tepër, sipas të dhënave edhe njerëzit që përballen me një faktor mesatarisht të rrezikshëm janë deri në tre herë të prirur të përjetojnë dhimbje të shpatullës.

Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit, ekspertët analizuan lëvizjet e pjesëmarrësve. Këtu përfshihet tërheqja, shtyrja, rrotullimi i sendeve apo pajisjeve. Matjet u bënë duke u bazuar tek intensiteti dhe vështirësia e këtyre detyrave. Ekspertët thonë se nuk është ende e qartë mënyra si funksionon lidhja mes zemrës dhe shpatullës. Megjithatë, ata dyshojnë se kjo lidhje ndikohet fort nga qarkullimi i gjakut dhe pengesat që has ai.

Zgjidhjet – Njerëzit që preken më shumë nga dhimbjet e shpatullës janë ata që kryejnë aktivitete të rënda. Ekspertët rekomandojnë që dhimbjet e shpatullës mund të zbuten ose shuhen nëpërmjet medikamenteve kundër inflamacionit. Këtu përfshihet aspirina dhe ibuprofeni. Kompresat e ftohta janë një tjetër mënyrë për të ulur enjtjen në shpatull dhe mpirë dhimbjen.

Kompresat e ftohta duhen mbajtur për 20 minuta dhe deri në 5 herë në ditë. Terapia e nxehtë nga ana tjetër ndihmon të qetësojë muskujt dhe shpatullën. Në farmaci ose me këshillën e mjekut ju mund të përdorni edhe medikamente për qetësimin e muskujve. Megjithatë këto shkaktojnë drobitje dhe duhen shoqëruar me pushim të plotë.