Takon Trixën por sa për “nxemje”. Surpriza për Donaldin nuk ka filluar akoma

Koha leximit:54 Second

Për Donaldin sonte është menduar diçka speciale, që do të realizohet në Pallatin e Kongreseve. Konkurrenti do të takojë nënën e tij dhe për ta do të performojë këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

Pritet që kjo të jetë një skenë magjike, me mall dhe emocione të forta. Mbështetje për Donaldin sonte do të jetë edhe partnerja e tij Beatrix Ramosaj.

Megjithëse refuzoi të futej në shtëpi për darkën e realizuar nga produksioni, pasi u mërzit me batutat e Salsano Rrapit për Bora Zemanin, ajo do të jetë sonte në studio.

Trixa është kthyer nga disa ditë pushimi në Dubai, teksa pak orë më parë me të vëllain publikoi foto nga aeroporti i Tiranës dhe po mbështet Donaldin.

Lajmi i fundit bën me dije se Trixa do të jetë me Donaldin te Pallati i Kongreseve. Ai do të kërcejë me të dashurën e zemrës me këngën e Alban Skënderajt.

Nuk do të mbetet vetëm me kaq, por Donaldi do të shijojë përformancën e saj me këngën dedikuar atij “Faj”. Një tekst për historinë e tyre të dashurisë në Big Brother.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %