Tallje me tifozët dhe klubet, nuk ka ende datë për Bologna-Inter! Edhe Milani humbet durimin, reagon Pioli

Koha leximit:2 Minute, 15 Second

Kampionati i Serisë A po jep një shfaqje të shkëlqyer. Janë të paktën katër skuadra që luftojnë për Scudetton: Milan, Inter, Napoli dhe Juventus. Ne përfshijmë edhe bardhezinjtë, sepse aq sa mund ta mohojë Allegri, ekipi i tij është të paktën shtatë nga kreu i renditjes dhe prandaj do të luajë deri në fund…

Milani i Stefano Piolit u rikthye në fitore pas dy barazimeve radhazi me Salernitana dhe Udinese. Kjo në mënyrë të pashmangshme shkakton pak keqardhje.

Ka shumë pikë të humbura me të ashtuquajturit “të vegjël” dhe pyetja është legjitime: në këtë pikë, pa ato gabime, ku do të ishin kuqezinjtë? Fatkeqësisht, me nëse dhe por nuk arrihet asgjë, ndaj duhet të përballesh me realitetin.

Ka ende dhjetë ndeshje për të luajtur, tridhjetë pikë potencialisht të arritshme. Objektivi duket i arritshëm, por ka ende shumë për të bërë.

Djalli bën shumë mirë me emrat e mëdhenj: asnjë nga skuadrat kryesore italiane nuk ka bërë më mirë. Por ai duket se e ul perqendrimin dhe fokusin kur bëhet fjalë për të luajtur me klubet që janë në anën e djathtë të renditjes.

Milanit i mungon kjo lloj pjekurie për momentin për t’u rikthyer në krye si në Serie A ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, ne duam të fokusohemi tani në një çështje për të cilën flitet rrallë për momentin, domethënë fakti që Interi ka një ndeshje për të rikuperuar që nga janari dhe ende nuk e ka bërë këtë…

Kur do të luhet Bologna-Inter? Data nuk është ende e caktuar, koha kalon
Zikalterit janë dy pike larg Milanit ne renditje. Duke fituar ndeshjen me Bologna (garë që nuk u luajt për rastet e shumta me Covid mes kuqebluve) ata mund të riktheheshin para të gjithëve.

Kjo është arsyeja pse entuziazmi te Milani është pakësuar, duke qenë se kreu i tabelës mund të humbasë. Nuk ka siguri, gjithçka është ende një faktor i panjohur!

Për këtë ka folur edhe Pioli dje pas fitores ndaj Napolit. Trajneri emilian tha: “Inter ka ende një lojë për të rikuperuar, mendoj se kjo nuk është e drejtë.

Në këtë pikë të kampionatit të gjithë duhet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura”. Si mund ta fajësojmë trajnerin kuqezi me ate qe thote?!

Date te ndeshjes nuk ka ende për shkak të angazhimeve të shumta të Interit. Mes Champions League dhe Coppa Italia, skuadra e Inzaghit nuk ka një datë në dispozicion për momentin.

Kjo është arsyeja pse ky rikuperim po zgjat kaq shumë. Madje flitet për 27 prill për të luajtur këtë ndeshje, praktikisht afër ndeshjeve të fundit të kampionatit.

Një situatë paradoksale, që rrezikon pashmangshmërisht të ndikojë në një sezon të tërë, si për Milanin ashtu edhe për Interin!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %