VIDEO: Të dashuruar pas Armando Broja! Spektakolar edhe sonte, a do të ishte ideali te sulmi i Milanit?

Koha leximit:54 Second

I ri, i talentuar, shqiptar, shpërthyes dhe fizikisht një kafshë! Armando Broja na ka bërë të gjithëve tifozë me Southampton… Po, e dëgjuat mirë!

Jemi tifozë të Milanit, por hedhim sytë edhe në Angli, te “shenjtorët”, aty ku luan shqiptari Armando Broja, sulmuesi i taletuar që i përket mbase një brezi të artë që vështirë se do të mund të gjejmë…

GOLI I ARMANDO BROJA NDAJ WEST HAM

Dhe sonte, në një mesjavë të zakonshme dhe pas derbit, kemi shijuar perlën e radhës. i aktivizuar në Kupën FA në pjesën e dytë, Broja ka zgjidhur sfidën ndaj West Ham duke fituar penallti fillimisht dhe më pas duke shënuar golin e 3-1 dhe atë që mbylli sfidën.

Një depërtim fantastik me teknikë, forcë dhe zgjuarsi. Eshtë goli i 9-të për shqiptarin në këtë sezon dhe nuk është kaq e ekzagjeuar të thuhet një gjë me siguri.

Nëse Milani kërkon në të ardhmen një sulmues që të mos kushtojë shumë dhe të rritet duke u bërë i rëndësishëm si shumë investime të tjera, profil i duhur do të ishte pikërisht Broja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %