Tea tregon zhgënjimin nga Top Channel: Më hoqën, se ndryshoi qeveria

Koha leximit:46 Second

Tea Trifoni, ish-konkurente e PërPuthen mori shumë famë nga emisioni, fillimisht me historinë e saj me Andin, me të cilin doli çift dhe më pas me bërjen publike të lidhjes me Beartin.

Rrjeti “vloi” në komente, ndërsa për Tean “vluan” kontratat e punës dhe reklamat. Së fundmi Tea u bë pjesë e programit “Goca dhe Gra”.

Ajo u largua nga aty, ndërsa tashmë emisioni moderohet nga Armina Mevlani, Fatma Haxhialiu, Dalina Buzi dhe Rita Petro.

Pas largimit nuk ka pasur asnjë koment, ndërsa në një lidhje live me opinionistin e Perputhen, Arjan Konomin, Tea ironizoi largimin e saj.

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Në fakt, Tea ishte gjithnjë me vonesë, ndaj kjo dyshohet të jetë arsyeja e largimit nga programi. Eh nuk është e lehtë të jesh e famshme sot…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %