“Televizionet shqiptare shesin pafund prosti.tucion”, Robert Aliaj nuk përmbahet fare

Koha leximit:1 Minute, 47 Second

Në “Natën me Aulonën” ishte i ftuar Robert Aliaj Dragot, artisti më ‘problematik’ në Shqipëri, sipas Aulona Mustës, prezantueses së emisionit.

Aulona e nisi menjëherë intervistën me një pyetje mjaft i interesante, ajo iu drejtua artistit me pyetjen: “Ke qenë ndonjëherë tek psikologu?”

“Jo. Kam një jetë që e kam përcaktuar vetë dhe është ashtu siç është, nuk ka rënë rasti të shkoj”, u përgjigj Aliaj me qetësinë e tij tipike për pyetjet delikate.

Më pas, ai u shpreh se televizioni është një nga ato vende që shet pa frikë prost.itucion dhe se risku për të që është pjesë e saj është shumë i lartë.

“Televizioni shet pa frikë pros.titu.cion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë. Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës. Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”, u shpreh artisti i njohur.

Aulona përmendi faktin se Roberti është edhe vetë pjesë e televizonit dhe pjesë e një televizioni që ai vazhdimisht e etiketon si të pamoralshëm, e shumë njerëz mund të thonë pse ndodhet këtu.

“Ti e thua vazhdimisht këtë gjë, e megjithatë prej vitesh ti je vetë pjesë e televizonit dhe pjesë e një televizoni të cilin ti vazhdimisht e etiketon si të pamoralshëm. Pra, shumë njerëz mund të thonë që pse je këtu”, – pyeti Musta.

“Këtë nuk kuptojnë njerëzit, unë nuk është se e etiketoj atë televizion ku jam, unë etiketoj televizionin në përgjithësi si fenomen. Pikërisht se jam aty risku im është shumë i madh. Kompromiset që unë duhet t’i injoroj aty janë të mëdha fare dhe çfarë mund të humbas unë është gjithçka dhe unë nuk bëj kompromis me këtë gjë”, tha Aliaj. Ai gjithashtu, tha se është censuruar disa herë dhe i ka ndodhur edhe të mos futet në televizion për dy vjet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %