
Tomori liston sulmuesit më të fortë në Serie A: Nuk është vetëm Osimhen!
Performancë e shkëlqyer e ekipit sonte në Maradona Stadium për Milanin. Të gjithë dhanë gjithçka në fushë, duke luftuar dhe duke dhënë shpirtin e tyre për çdo top.
Kuqezinjtë e fituan falë ndarjes së pergjegjesive dhe faktorit “ekip”. Patjetër që bie në sy performanca në mbrojtje e Fikayo Tomorit, të cilit iu desh të përballej me një kundërshtar të rrezikshëm si Victor Osimhen.
Detyrën e mundimshme mbrojtësi anglez e përballoi me vendosmëri, guxim dhe cilësi. Pas ndeshjes është intervistuar edhe vetë Tomori në mikrofonat e DAZN.
Fik u shpreh i lumtur për fitoren, por është i vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë nga këtu deri në fund të sezonit. Deklaratat e tij:
Për fitoren: “Jemi të lumtur për këtë fitore. Dhoma e zhveshjes është shumë e lumtur, por kemi edhe dhjetë ndeshje për të luajtur. Sonte ishte e vështirë dhe fituam, por duhet të bëjmë edhe më shumë!”.
Për rritjen e tij: “Ka vend për përmirësim tek unë, jam i fokusuar në lojën tonë dhe çdo ditë në stërvitje përpiqem të luaj me një ide dhe këtë ide e transportoj në fushë. Siç thashë, ka ende dhjetë ndeshje për të luajtur, por sonte 3 pikët ishin shumë të rëndësishme”.
Për sulmuesit më të vështirë për t’u mbajtur: “Ka shumë sulmues të fortë në Serinë A, padyshim që Osimhen, kundërshtari i sotëm, është shumë i fortë: i shpejtë dhe i vështirë për t’u shënuar.
Por jane edhe Beto, Lautaro, Dzeko, e shumë sulmues të tjerë në këtë ligë. Të gjitha shumë të forea. Por si kur luaj me Pierre ashtu edhe me Alessio ne bëjmë lojën tonë për të shmangur kërcënimet e tyre”.