
Tonali dhe intervista për “4-3-3” | Zbulon lojtarin e preferuar, më të fortin e Milanit dhe golin më të bukur
Sandro Tonali, mesfushori i Milanit, ishte sot protagonist i faqes se famshme “4-3-3”, ku ka marre pjese ne rubriken “60 sekonda”.
Mesfushori kuqezi qe kete sezon ka bere hapin cilesor dhe eshte bere teper i rendesishem per skemat e Piolit, ka dhene disa pergjigje sipas pyetjeve te shpejta…
Ai e ka nisur nga futbollisti i preferuar. Ne fakt, i pyetur se cili ishte, futbollisti italian ka thene Luka Modric. Kroati i Real Madrid shihet si shembulli per Tonalin, duke luajtur gati ne dy pozicione te ngjashme.
Futbollisti me i mire i Milanit? “Rafa Leao!” Tonali nuk ka dyshime dhe portugezi sipas tij por jo vetem eshte ai lojtar qe ben diferencen te kuqezinjte, sidomos kete sezon.
Tonali flet edhe per golin me te bukur dhe sigurisht qe nuk mund te mos ishte ai ndaj Cagliarit, ne javen e pare te kampionatit, me goditje denimi direkte.
Shoqerine nuk e harron dhe kur e pyesin se cili eshte shoku me i mire, ai permend Ernesto Torregrossa, qe kane luajtur bashke te Brescia.
Se fundi, ekipi i preferuar eshte ai ku edhe luan sot, pra Milani, ndersa per pushime, mesfushori i talentuar kuqezi zgjedh padiskutim “Detin e Sardenjes”. Ne fund, pyetja mbi skemen e preferuar merr pergjigje “sulmuese”: “Natyrisht 4-3-3″… Si faqja qe e ka intervistuar.