Transferimi i Belottit te Milani varet nga një faktor! Plani “B” vjen nga Gjermania

Koha leximit:1 Minute, 40 Second

Kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në fund të sezonit, por klubet tashmë kanë filluar të mendojnë për disa lëvizje në merkato që do të bëhen në verë. Për shembull, ka disa lojtarë të cilëve u skadon kontrata, të cilët mund të bllokohen menjëherë!

Andrea Belotti prej kohesh eshte afruar te Milani, duke qene se nuk ka gjasa të rinovojë me Torino dhe që mund të transferohet “falas” në Milanello.

Sulmuesi 28-vjeçar nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e tij për ngjyrat kuqezi dhe një transferim në ekipin e Stefano Piolit do të nënkuptonte përmbushjen e një ëndrre që kishte si fëmijë.

Ardhja e tij te Milan, megjithatë, mund të varet nga e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic. Nëse qendërsulmuesi suedez 40-vjeçar do të rinovonte, Belotti e ka të vështirë të pranojë të veshë fanellën e Milanit dhe kështu të hyjë në konkurrencë si me Ibra ashtu edhe me Olivier Giroud. Do të rrezikonte të kishte më pak minuta sesa do te dëshironte.

Belotti është një emër që marrin në konsideratë Paolo Maldini dhe Frederic Massara, por nuk është i vetmi në listë. Është edhe një tjetër sulmues që mund të vije ne një transfertë të lirë në verë.

Ky është Andrej Kramaric, kontrata e të cilit me Hoffenheim skadon në fund të qershorit 2022. Kroati dikur ndiqej nga Milani në verën e vitit 2019, kur në drejtim kishte Zvonimir Boban dhe në fakt kishte kontakte për ta sjellë në Milanello. Por negociatat nuk morën hov dhe në fund te kuqezinjtë mbërriti bashkëkombasi Ante Rebic.

Hoffenheim dëshiron të rinovojë kontratën me Kramaric, i cili në skuadrën e tij aktuale është i lumtur, por në të njëjtën kohë është i hapur për të vlerësuar edhe propozimet e tjera që i vijnë.

Maldini dhe Massara nuk kanë bërë ende një ofertë kontraktuale, pasi fillimisht do të duhet të zgjidhin çështjen e Ibrahimovic.

Ndërkohë, edhe klube të tjera italiane duken të interesuara për klasën e vitit 1991 të lindur në Zagreb. Këta janë Interi dhe Juventusi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %