
Edhe Monika merr dhuratën e saj: trajtime estetike gratis gjithë jetën
E vetmja banore që u duk sikur nuk mori ndonjë dhuratë me peshë nga Vëllai i Madh, u duk sikur ishte Monika Lubonja. Edhe ajo vet e shprehu pakënaqësinë gjatë javës. Fustanet nuk ishin një surprizë e vërtetë.
Sonte Monikës iu bënë dy surpriza të bukura, i sollën grupin e fëmijëve me të cilët ka punuar dhe i dhuruan trajtime estetike gratis për gjithë jetën.
Por prapë nuk krahasohet me dhuratat që morën banorët e tjerë. Ndoshta ndoshta Monikën e kanë projektuar si fituese të Big Brodher. Nuk do ishte çudi.
Artistët kanë nevojë të kurohen, tha Monika, jam e gëzuar për dhuratën, Faleminderit. Pas kësaj u shpall finalist ii tretë i Big Brother VIP dhe emri ishte i pritshëm: ai është Donald Veshaj.
Pritet të shpallet edhe finalist ii katërt që me shumë gjasa mund të jetë Monika ose Einxhel, por ngelet për tu parë. Dinamikave të lojës nuk u dihet deri në fund.
Loja e Big Brother tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Më 18 shkurt është finalja e madhe, ku fituesi do të “paketojë” 115 mijë euro.