Trixa largohet nga Shqipëria me mesazh për Donaldin: A më ke dashur ndonjëherë?

Koha leximit:49 Second

Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Pas ndarjes nga Donald Veshaj, ajo ka zgjedhur të qendrojë larg mediave.

Megjithatë, ka bërë disa reagime të ndryshme përmes fotove të postuara në rrjetet sociale. Së fundmi, Beatrix është larguar nga Shqipëria dhe këtë e ka treguar përmes disa fotove.

Ajo i ka publikuara ata në Instastory, ku shfaqet në avion e maskuar, por nuk ka zbuluar ende destinacionin e saj se ku do të shkojë për këto pushime.

Ajo që vihet re është që foton e ka shoqëruar me një këngë dashurie, e cila thotë: “A më ke dashur ndonjëherë vërtetë?”, që dëgjohet në sfond.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Donaldin, por të gjithë fansat ndajnë të njëjtin mendim. Trixa dukej më e vërteta në këtë marrëdhënie.

Dalja nga Big Brother prishi ekuilibrat e dyshes. Në fakt situata nuk ishte e favorshme që në momentin që Trixa vendosi të mos i shkonte Donaldit për takim në shtëpi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %