Trump tregon bisedën me Putin: “Nëse prek Ukrainën, ta lëshoj në mes të Moskës”

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Ukrainë pas futjes së rusëve.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ai së fundmi në një bisedë me një mikun e tij ka theksuar se gjatë presidencës së tij në krye të Amerikës, Putin nuk kishte asnjë shans që të futej ne Ukrainë.

Trump në një bisedë telefonike me golfistin, John Daly, theksoi se ishte marrë vesh shumë mirë me Putin kur ishte president dhe se Rusia nuk u fut në atë kohë Ukrainën, pasi ai i tha se do t’i bënte më të keqen.

“Të gjithë sot thonë se ai është një fuqi bërth.amo.re, sikur të kenë fri.kë prej tij. Ti e di. Ai ishte një miku im dhe unë ja kalova mirë me të.

“I thashë, Vladimir, nëse e bën këtë gjë ne do ta lëshojmë në Moskën. Dhe ai më besoi sadopak 5%, 10% aq duhet”, është shprehur Trump në bisedën me mikun e tij.

Ndër të tjera Trump deklaron se as presidenti kinez nuk ngatërrohej me të pasi dhe atij i kishte thënë të njëjtën gjë. Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se Putini nuk e push.toi Ukrainën gjatë kohës që ishte president sepse “ai e dinte se nuk mund ta bënte”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %