U rikthye për fazën finale të sezonit, plani i Zlatan Ibrahimovic mbi të ardhmen! Ai ka vetëm 2 fiksime të fundit

Koha leximit:2 Minute, 8 Second

Pas më shumë se një muaji larg fushave, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer për të provuar ndjesine dhe aromen e barit te gjelbër në fushe. E bëri ne Maradona Stadium, kundër Napolit: u aktivizua në minutën e 89-të, në vend të Rafael Leaos!

Pak topa të luajtura, misioni i dhënë nga Pioli ishte të mbante topin sa më shumë, të luante në fundore dhe të ngrinte skuadrën, duke e bërë të marrë frymë.

Misioni u krye, me Ibrën që mundi ta bëjë veten të dobishëm për ekipin. Pak gjëra sigurisht, por sfida e tij e radhes ne kampionat do të rifillojë të shtunën, kundër Empolit.

Nëse gjithçka shkon mirë, suedezi do të luajë gjysmë ore të bollshme kundër toskanëve. Duhet një javë stërvitje pa ndonjë problem të veçantë.

Në këto ditë kushtet e tij do të monitorohen si ato të Olivier Giroud. Të dy duhet të jenë të disponueshëm dhe të gatshëm për një stafetë: Pioli qartë shpreson t’i ketë deri në fund. Do të ishin dy opsione shumë të rëndësishme për luftën në krye të renditjes.

Duke u rikthyer te Zlatan Ibrahimović, objektivi i suedezit është i qartë për të gjithë. Ai dëshiron të fitojë me Milanin dhe do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer për të ngritur një trofe me skuadrën, skuader e rilindur me ardhjen e tij. Do të ishte mënyra e duhur për t’i dhënë fund një karriere fantastike!

Por objektivat e Ibrahimovic janë ende shumë. Nuk i mjafton fitorja me Milanin, ai kërkon te marre pjese ne Kupën e Botës me Suedinë e tij, e cila qartazi kalon nga Playoff.

Prandaj do të jenë ditë të nxehta për sulmuesin, i cili duhet të japë gjithçka dhe pastaj te shihet se cfare do te ndodhe. Klubi i beson verberisht dhe e mbeshtet Zlatanin duke shpresuar qe ne fund te sezonit te perqafohen ashtu si ne Maradona Stadium me Malinin dhe Piolin, nen Curva Sud.

Klubi kuqezi, siç e ka bërë të qartë me deklaratat e Stefano Piolit, Paolo Maldinit dhe Ivan Gazidis, është i hapur për rinovimin e Ibrahimovic.

Do të jetë në dorën e tij të vendosë dhe një kualifikim për Kupën e ardhshme të Botës së Suedisë së tij do të fshinte çdo dyshim, por dëshira për të ecur përpara është ende e madhe.

Ndaj pritet qe për rinovim te nisin bisedimet ditët e fundit të marsit dhe ne fillim të prillit. Nuk do të jetë kurrë problemi i parave: 3, 4, 5 milionë euro. Marrëveshja do të arrihet sepse asgjë nuk është më solide se marrëdhënia mes kuqezinjve dhe Ibrës!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %